Stomatologu Orhan Musliu nga Lausanne e Zvicrës pjesë e rubrikës Bardhë e Zi flet për herë të parë për jetën dhe sukseset e tij në portalin Syri.tv

0
1943

omatologu Orhan Musilu nga Lausanne e Zvicrës pjesë e rubrikës Bardhë e Zi flet për herë të parë për jetën dhe sukseset e tij në portalin Syri.tv 

Syri.tv : Z. Orhan Musliu mirë se erdhët në rubrikën Bardhë e Zi në portalin Syri.tv 

Orhan Musliu: I nderuar Arben, së pari falënderoj për ftesën dhe kujdesin tuaj, mirë se ju gjeta dhe përfitoj nga rasti t’i përshëndes të gjithë shikuesit, lexuesit dhe admiruesit e portalit tuaj.

Syri.tv: Një prezantim i juaji, kush është Stomatologu Orhan Musliu ?

Orhan Musliu: Jam Preshevarë respektivisht nga fshati më i vjetër i Komunës së Preshevës, Fshati Norçë. Jetoj dhe veproj në kantonin Vaud, në Lozanë, i martuar, kam 2 fëmij, Melina- 12 vjeçare, Rayani- 8 vjeçarë.

Syri.tv: Pse e zgjodhët këtë profesion stomatolog, si filloj karriera juaj në këtë drejtim ?

Orhan Musliu: Që nga mosha e fëmijërisë, kam pas dëshirë tej mase të mbaj mentalen e bardhë dhe të jem në shërbim të njerëzve e sidomos atyre që vuajnë nga sëmundje dhe dhimbje të ndryshme trupore.

Pas mbarimit të shkollës fillore dhe gjimnazit në Preshevë, fakultetin e mjekësisë, dega stomatologji kam mbaruar në Tiranë (1999-2004).

Për një perspektivë më të mirë, ne vitin 2005, erdha në Zvicër – Lozanë, për t’iu bashkangjitur bashkëshortes time Zonjës Emine Musliut, me prejardhje nga fshati Miratovc, por që kishin emigruar me familje shumë më herët në shtetin Zviceran.

Pasi mësova gjuhën frënge dhe bëra trajnime dhe praktikë në CHUV-Poliklinikën Mjekësore Universitare si dhe në disa klinika private, vazhdova procedurën për njohjen e diplomës dhe nënshtrimit të provimeve federale.

Nga viti 2007-2010, kam qenë në UNIGE( Universiteti i Gjenevës),Fakultetin e stomatologjisë, për provimet praktike të detyrueshme për diplome federale zvicerane.

Nga 2010 punoj mjek stomatolog në klinikën ARDENTIS.

Nga 2012-2013 kam mbaruar në Lyon të Francës, formacionin postgrad në degën e implantologjisë ku dhe kam marre titullin e diplomës universitare.

Nga 2013- 12.2017 kam ushtruar detyrën e shefit të klinikës në klinikën ARDENTIS CHAUDERON.

Nga 2018, kam hap klinikën e re ARDENTIS RENENS, ku ushtroj detyrën e drejtorit medikal dhe shefit të klinikës. Për këtë arritje i falënderoj kolegët e mi dhe bashkëpronarët Dr Bischof dhe Dr Nedir.

Në dhjetor 2019 kam mbaruar formacionin për menaxhim të kuadrove të mjekësore (MMC), për të mare titullin oficial në nivel Kantonal, gjë që është në procedurë.

Kjo ishte në pika të shkurtër rrugëtimi i karrierës sime.

Syri.tv: Ku gjendet Ordinanca e Orhan Musliu ?

Orhan Musliu: Ordinanca gjendet në komunën Renens , në adresën Rue de Lausanne 49, 1020 Renens, në kantonin Vaud.

Syri.tv: Çfarë trajtimesh stomatologjike ju ofroni pacientëve ?

Orhan Musliu: Në klinikë ofrojmë të gjitha trajtimet stomatologjike, duke u nisur nga higjiena, pastrimi i dhëmbëve, trajtime konzervative, protetike, ortodontike, parodontale, kirurgjikale dhe implantologjike

Syri.tv: Cili ka qenë motivimi për t’u bërë dentist dhe çka të tërheq më së shumti në këtë profesion?

Orhan Musliu: Motivimi ka qenë siç e ceka më lart nga fëmijëria, dëshira dhe kënaqësia për të ndihmuar dhe shëruar njerëzit, thjeshtë të qenit human, të sakrifikosh për tjetrin.

Syri.tv: Çfarë ju dallon juve nga dentistët përkatësisht klinikat tjera në Zvicër ?

Orhan Musliu: Nuk ka asnjë dallim nga klinikat tjera zviceranë, kemi shërbimin e shkëlqyer, respektojmë pacientët dhe jemi nën kujdes të veçantë të pacientëve pa dallim race, feje, kombi apo nivelit ekonomik.

Syri.tv: A mund të na tregoni filozofinë tuaj dentare?

Orhan Musliu: Çdo klinikë ka filozofinë e vet. Filozofia e klinikës sonë është »Të ofrojmë të gjitha shërbimet stomatologjike nën një kulm të vetëm». Kjo është arsyeja që ofrojmë të gjitha shërbimet për të gjitha degët e stomatologjisë.

Syri.tv: Sa shpesh duhet të bëj vizitë rutine tek stomatologu?

Orhan Musliu: Për pacientët që kanë edukatë të mirë shëndetësore dhe tregojnë kujdes për shëndetin oral, një vizitë vjetore është e mjaftueshme. Për pacientët duhan pirës, me shëndet jo të mirë vizitat duhet të jenë 2 herë në vit. Vizitat janë të veçanta sipas situatës së pacientëve.

Syri.tv: Çfarë fitojnë pacientët nëse vijnë te ju ?

Orhan Musliu: Pacientët fitojnë shërbimin më të mirë , respektin e trajtimit dhe pakon e mirëseardhjes. Në klinikë dhurojmë pakon e mirëseardhjes për çdo pacientë të ri.

Syri.tv: Cila popullatë i ka dhëmbët më të prishur në Zvicër ?

Orhan Musliu: Sa i përket shëndetit të dhëmbëve , nuk varet nga përkatësia etnike, por duhet të shihet për çdo pacientë në veçanti, niveli ekonomik, social si dhe kultura dhe edukata e shëndetit oral.

Syri.tv: A ndikon Virus Covid 19 në prishjen e dhëmbëve ?

Orhan Musliu: Nuk ka ndonjë lidhje me bazë shkencore të virusit Covid -19 me degradimin e shëndetit oral në përgjithësi e të prishjes së dhëmbëve në veçanti.

Syri.tv: Sa ka qenë numri i pacientëve në këtë kohë të pandemisë tek Stomatologu?

Orhan Musliu: Gjatë pandemisë krahas rregullave të caktuara nga Zyra e Federale e Shëndetit, nga 16 marsi deri me 27 prill, kemi trajtuar vetëm rastet më urgjente dhe kemi punuar me orare të reduktuar dhe me masa të jashtëzakonshme.

Syri.tv: Cila është këshilla juaj si stomatolog në kohën e pandemisë Corona Virus?

Orhan Musliu: Gjatë kësaj pandemie, duhet të jemi të kujdesshëm, t’i aplikojmë me përpikëri rregullat e caktuara nga Zyra Federale e Shëndetësisë, kujdes të veçantë higjienës së duarve , të respektojmë distancën dhe të evitojmë grupimet më shumë se 5 veta.

Syri.tv: Sa ka qenë vështir për ju si stomatolog ti dilni në ndihmë pacientëve në kohë e virusit të ashtu quajtur covid 19 ?

Orhan Musliu: Duke i nisur nga fakti që virusi hyn n ‘organizëm përmes sistemit oral dhe nazal, për ne ka qenë e vështirë por kemi marrë masat e duhura dhe nuk kemi pasur komplikime gjatë kësaj periudhe.

Syri.tv: Cili është numri i të infektuarve nga corona virus në Lausanne të Zvcrës ?

Orhan Musliu: Deri në ditët e sotme në kantonin Vaud janë deklaruar të të infektuar afër 5300 raste ose 680 te infektuar për 100.000 banorë.

Syri.tv: Si është jeta e një Stomatologut në Zvicër ?

Orhan Musliu: Jeta e stomatologut nuk ka ndonjë dallim nga të tjerët. Është sikur edhe profesionet tjera.

Sa i përket profesionit mund të them që është më me stres.

Syri.tv: A duhet te kemi frik nga ky virus ?

Orhan Musliu: Absolutisht nuk duhet të kemi frikë, por të tregohemi të kujdesshëm dhe rigoroz në zbatimin e rregullave të caktuara nga Zyra Federale e Shëndetësisë.

Syri.tv: Orhan Cilat suksese e juaja janë në fushën e Stomatologut ?

Orhan Musliu: Sukseset janë të shumta, faleminderit Zotit. Por mund t’iu them që duhet punuar pa u ndalur për të ndjekur nivelin dhe trendin e zhvillimit të stomatologjisë në shtetin Zviceran.

Syri.tv: Më ke jeton Orhan Musliu ?

Orhan Musliu: Në Zvicërr- Lozanê, jetoj me bashkëshorten dhe dy fëmijët, Melinën dhe Rayanin.

Po ashtu kam dhe familjen e gjerë, vëllain në kantonin e Baselit dhe pjesë tarë tjerë të familjes anekënd Zvicrës.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj si stomatolog për admiruesit e rubrikës Bardhë e Zi dhe për lexuesit e portalit Syri.tv ?

Orhan Musliu: Mesazhi im është qe duhet të kontribuojmë edhe më shumë për portalin Syri TV, duke u nis nga fakti që është dritarja dhe jehona e vetme e mërgatës shqiptarë në Zvicër.

Syri.tv: dr.Orhan, ju falënderoj shumë që gjete kohë të jesh pjesë e rubrikës Bardhë e Zi, dhe në emrin tim personal dhe në emër të stafit te faleminderit për bisedën qe e ndamë së bashku?

Orhan Musliu: Faleminderit Arben edhe nga ana ime për ftesën tuaj, me të vërtet ishte kënaqësi dhe privilegj për mua të jem i ftuar në rubrikën Bardhë e Zi të Televizionit Syri në Zvicër.

Ju përshëndes nga zemra dhe ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në të ardhmen,

Mirë mbetshi!

Me respekt,

Dr. Orhan Musliu- Lozanë.

Intervistoi Arben Mehmeti