Sot e 615 vite parë kur lindi Kryeheroi kombëtar i 22 fitoreve të mëdha kundër Perandorisë osmane, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.(6 maj 1405-17 janar 1468)

0
149


Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.
Dëshmi e përhershme e vlerësimit dhe e respektit të thellë që kanë popujt e tjerë për Skënderbeun, krahas botimeve të shumta për të, janë sheshet dhe rrugët e Romës, të Parisit, të Brukselit, të Gjenevës, New York-ut , Londrës dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme në Botë, ku janë vendosur monumente e buste të tij që mbajnë emrin „Gjergj Kastrioti – Skënderbeu“.
Kontributi i tij nuk humbi e nuk vdiq bashkë me të, përkundrazi, u bë burimi kryesor i Rilindjes Shqiptare dhe i përpjekjes sublime për pavarësi. Ai ishte dhe mbetet thelbi i identitetit kombëtar, e trashegimisë shpirtërore dhe e vetëdijes bashkëkohore të çdo shqiptari.

Lavdi dhe nderime të përjetshme, Krenarisë kombëtare të shqiptarëve!

06 maj 2020
Haki Latifi