Gazetarja shqiptare nga Italia Alba Kepi flet për herë të parë në portalin Syri.tv, në rubrikën Bardhë e Zi

0
483

Syri.tv: Përshëndetje Alba Kepi mirë se na erdhe në intervistën javore të rubrikës Bardhë e Zi në portalin Syri.tv në Mërgatë?

Alba Kepi: Faleminderit mirë se ju gjeta. Me vjen mire qe po i kushtoni vëmendje mërgatës mbare shqiptare kudo ndodhen.

Syri.tv: Kush është Alba Kepi?

Alba Kepi: Sa here me bëjnë ketë pyetje me pëlqen ta nis me gjene me te shtrenjte qe kam. Jam nene e dy djemve e bashkëshorte. Kam lindur ne një familje autoktone Tiranës e ne qytetin tim te lindjes, pra Tirana, kam jetuar deri me vitin 1999. U largova drejt Romes ne Itali për t’ju bashkuar bashkëshortit tim i cili është profesor i gjuhës italiane e ne atë kohe ishte thirrur te punonte pranë një organizate humanitare si përkthyes ne kampet me refugjate kosovare te ngritura ne Sicili te Italisë. Familja ime e origjinës mendoj se ka një rol te forte ne formimin tim karakteri. I përkas një familjet borgjezisë se hershme te Tiranës se fillim viteve ‚900 ku pas ardhjes se regjimit komunist iu konfiskua gjithçka, prona, shtëpi, pasuri, deri ne veshjet e trupit, Im gjysh u burgos për mbi 12 vite ne burgjet e komunizmit, stërgjyshi im u pushkatua ne prag te derës nga komunistet ne vjeshtën e vitit 1944 gjate ditëve te terrorit komunist ne Tirane, një nga dajat, ish Drejtor i gjimnazit te Gjakovës u pushkatua po nga komunistet ne Kosove me 1946 ne Masakrën e Pejës apo siç njihet ndryshe ne Kullën e Sherametit. Jam rritur duke shtrënguar fort te vërteten brenda mureve te shtëpisë e qe nuk mu fsheh asnjëherë nga familja ime. por qe ishte kaq larg gënjeshtrës se jetës komuniste. Jam diplomuar ne Universitetin e Tiranase ne Fakultetin e Filologjisë e për 4 vite para se te largohesha nga Tirana kam punuar ne Drejtorinë e Muzeve te Tiranës me pozicionin Lektore. Ne Itali u specializova ne degën Gazetari Reporter e me pas ne menaxhim te organizatave joqeveritare.

Syri.tv: Sa e vështirë është të jesh gazetare sot?

Alba Kepi: Përgjithësisht mendoj se është e vështire aq sa ne çdo profesion tjetër. Por them se kur pasioni behet profesion çdo gjë lehtësohet. Duke iu referuar Shqipërisë mendoj se vështirësia me e madhe është e drejta e autorësisë. E gjej te pajustifikueshme e te turpshme kur portale e gazetare vjedhin punën e kolegeve. Me ka rastisur te gjej materiale te përgatitura nga unë, e te kopjuara fjale për fjale nen emrin e personave te tjerë. E kjo është vjedhje. Uroj qe ne Shqipëri te kuptohet se sa e turpshme është kur kjo gjë ndodh ne fushën e informacionit, ku pritet te jete krejt e kundërta

Syri.tv: Terreni i gazetarisë është më i vështirë se ai i politikës?

Alba Kepi: Po mendoj se po. Gazetari profesionist është ne kërkim te se vërtetës, duhet te përcjell përherë informacion te sakte e te verifikuar e te luftoj gënjeshtrën. Ndërsa politika me gënjeshtra ndodh te ndërtoj fushata elektorale, e shume rralle mban përgjegjësi për gënjeshtrat e thëna.

Syri.tv: Si filloj rrugëtimi i gazetarisë i Alba Kepi? A mund te na flisni pak ?

Alba Kepi: Gjithçka ne jetën time e ka zanafillën tek ajo qe thashë me sipër tek familja ime. Kur nisa punën ne Drejtorinë e Muzeve te Tiranës u thellova ne arkivistikën e materialeve historike. Pashe për here te pare fotografi te retushuara nga komunistet, dokumente te falsifikuara nga komunistet, U njoha me personalitete e figura patriotike kombëtare jeta e te cilëve ishte shuar apo shkatërruar nga ky regjim. E nisa te publikoj artikujt e mi te pare mbi figura patriotike te Tiranës , fillimisht ne gazetën e sapo hapur „Dajti“. Pra fillesat e lidhjes time me gazetarinë ishte hulumtimi e dhënia e se vërtetës qe meritonin patriote e familjeve patriotike te qytetit tim Tirane.

Syri.tv: Ju jeni e diplomuar në gazetari. Sa ndryshon leksioni me praktikën ?

Alba Kepi: Ndryshimi madhor është raporti njerëzor, Duhet te kesh aftësinë për te ndërtuar rrjetin tënd te burimeve e ta konfirmosh besimin e tyre me seriozitet e profesionalizëm. Asgjë nuk duhet te lidh gazetarin me famën e çdo informacion qe përcjell duhet te ketë një udhërrëfyes etik.

Syri.tv: Si është jeta e një gazetare në Romë të Italisë ?

Alba Kepi: 24 ore e lidhur me agjencitë e informacionit, me lajmet e minutave te fundit nga te gjitha burimet e me redaksinë e informacionit te RTV Ora e Ora News ne Tirane. Italia është një vend i madh me një rendësi te veçante ne gjeopolitikën shqiptare. Është vendi ku jetojnë mbi gjysmë milioni shqiptar, rreth 46 mije kosovare e 100 mije arbëreshe. Është vendi i kulturës, i artit, vendi qe zotëron 70% te pasurisë kulturore botërore ku ne gazetareve te huaj na rekomandohet te informohemi mbi çdo iniciative dhe manifestim. Jam ne kontakt te vazhdueshëm me informacionin me te fundit nga institucionet shtetërore e përpiqem te konfirmoj nga burime zyrtare çdo lajm qe lidhet me mërgatën shqiptare. Mundohem te mos humbas e te jem e pranishme ne jetën sociale te komunitetit shqiptar ne Rome.

Syri.tv: Si paraqitet gjendja aktuale në Itali sa i përket të ashtuquajturit korona virusit që po merr jetë atje ?

Alba Kepi: Pas SHBA , Italia është vendi me i goditur nga pandemia e Covid 19. Po jetojmë ne një moment dramatik me mbi 27 mije te vdekur e mbi 200 mije te infektuar. Situata sipas autoriteteve po shkon drejt përmirësimit dhe pse numri i personave qe humbin jetën çdo dite është impresionuar, Ne 24 orët e fundit pati 323 viktima e ende jemi ne regjim izolimi, Hapja e vendit do te nis ne mënyre te kufizuar e graduale pas datës 4 maj. E kësaj emergjence i shtohet kriza ekonomike qe ka përfshirë vendin pasi prej 2 muajsh çdo aktivitet tregtar, prodhues e turistik është mbyllur,

Syri.tv: Në mesin e këtyre personave që janë të prekur nga virusi vdekjeprurës, a mendoni se ka dhe ndonjë shqiptar?

Alba Kepi: Po ka shqiptare te infektuar me Covid 10, e ka dhe viktima shqiptare. Kemi humbur ne Rome një mik te mire shqiptar me korona virus e qe një ngjarje qe na ka tronditur te gjithëve. Ende nuk kam një te dhëna te sakte mbi numrin e shqiptareve apo kosovareve me korona virus ne Itali, pasi autoritetet italiane ne ketë situate emergjence nuk bëjnë dallim statistikor mbi shtetas italiane e te huaj. E është e kuptueshme, por ndoshta kur situata te shkoj drejt përmirësimit do te mund te ndërtojmë dhe një grafik me te dhëna nga komunitetit ynë.

Syri.tv: A keni ju frikë nga virusi apo miqtë e juaj meqenëse jetoni larg vendlindjes?

Alba Kepi: Nuk e fsheh kam pasur frike e preokupim e mendoj se me mbështetjen e plote qe me dha redaksia e RTV Ora e Ora News kam përcjellë ne kohe reale për realitetin shqiptar atë çka po ndodhte ne Itali e mendoj se kjo ka ndihmuar shume ne sensibilizimin e ndërgjegjësimin e vendin tim, Mbyllja e kufijve e beri dhe me te frikshme e te komplikuar situatën. Prindërit e mi jetojnë ne Tirane e mendja ime ishte tek ata.

Syri.tv: Cili është numri i personave të prekur nga virusi?

Alba Kepi: Deri me sot janë 203 591 te infektuar e 27 682 viktima.

Syri.tv: Sa vende të Italisë janë prekur nga ky virus?

Alba Kepi: Virusi tashme ka dy muaj qe qarkullon ne Itali e është i shtrire ne te gjithë territorin, Por numri me i larte i te infektuarve gjendet ne rajonin e Lombardisë ku u verifikuan dhe vatrat e para te përhapjes se pandemisë. e rajonet Veneto, Piemonte e Emilia Romagna.

Syri.tv: Sa jeni aktive si gazetare nëpër mediat Italiane dhe ato shqiptare ? Çfarë raporte ke me gazetarët Italian ?

Alba Kepi: Puna ime kryesore është e përqendruar ne televizionin e RTV Ora e Ora News. Përfitoj nga kjo pyetje te falënderoj te gjithë koleget ne Tirane, redaksinë e informacionit e ne veçanti pronarin e këtij televizioni z, Ylli Ndroqi për largpamësinë krijuese ne ndërtimin e një media e krahasueshme me çdo media te një vendi te madh evropian. RTV Ora ka qene nga te parat qe ka përdorur lidhjet përmes video Skype qe sot po përdoren ne te gjitha mediat botërorë e nga te parat qe përcolli sado larg Shqipërisë informacione te plota e ne kohe reale nga ngjarje e manifestime me rëndësi botërore.

Kam një raport mjaft te mire me koleget italiane, raport i ndërtuar tashme prej shume vitesh me një besim reciprok te fituar me pune e profesionalizëm. Jam burim kontakti për ta sa here ka ngjarje qe lidhen me Shqipërinë, e ashtu siç janë ata sa here unë kane nevoje për ndihmën e tyre. Kam punuar për disa kohe me një asgjësi italiane lajmesh e sa here me ftojnë jap mendimin e komentin tim mbi ngjarje te lidhura me vendet e Ballkanit, Shqipërinë apo mbi problematikat e emigracionit ne Itali.

Kam një raport akoma me te forte, pothuajse si një familje me kolege gazetare, korrespondente e reporter te huaj ne Itali me te cilët takohen pothuajse çdo dite e qe dhe ne ketë kohe pandemi ku nuk na lejohet te dalim nga shtëpia, çdo fundjave kalojmë një ore se bashku me një aperitiv virtual. Mes tyre ka emra te njohur te gazetarisë botërore qe firmosin artikujt e tyre ne agjencitë e mediat me te fuqishme ne bote.

Syri.tv: Si është jeta e shqiptarëve në Itali ?

Alba Kepi: Shqiptaret e Italisë janë komuniteti i huaj me i integruar ne Itali. Ka shqiptare profesioniste te suksesshëm ne çdo fushe, sipërmarrës, e njerëz te respektuar fale punës e aftësive. Janë tashme 30 vite qe shqiptaret ndërtojnë jetën e tyre ne Itali e fëmijët e brezit te dyte janë sot mjaft aktiv ne jetën sociale e ne politiken italiane, Uroj qe shume shpejt te mund te kemi përfaqësuesit tanë ne parlamentin italian.

Syri.tv: Cilët janë sukseset e juaja gjatë karrierës suaj si gazetare ?

Alba Kepi: Për mua çdo intervistë, çdo lajm i dhëne pas shume orësh pune është një sukses. Ndryshojnë vetëm emocionet. Emocionet me te mëdha kane qene kur kam takuar Papa Franceskun ne Vatikan e kur me dhuroj librin e tij me reflektimet mbi te vërteten e punën e gazetarit. Emocione kam pasur kur nga katedralja e Shën PIetros mbushur me flamuj kuq e zi informova për RTV Ora se Nene Tereza u shpall Shenjteri. Emocione kam pasur kur raportoja faktin se mjaft shqiptare janë kandidate ne zgjedhjet politike ne Itali. Emocione ka plot çdo dite e mendoj se nëse puna qe bën nuk te emocion atëherë me siguri nuk po e kryen mire.

Syri.tv: Për pos gazetarisë keni ndonjë pasion apo hobi tjetër ?

Alba Kepi: Ah… me pëlqen te pikturoj ne vaj.. u be pak muaj qe nuk prek panelet pasi me mungon koha e mendoj se çdo pasion i përshtatet një gjendje shpirtërore. Me pëlqen te pikturoj kur jam e qete e pa adrenalinën e punës, Me pëlqen shume te kërcej e kur shkojmë me pushime me familjen bashkëshorti im preferon gjithmonë ne hotele ku ka salle vallëzimi. Ne Itali është mjaft e frekuentuar kërcimi ne grup e unë janë e çmendur pas këtij lloj kërcimi kur ne salle te gjithë kërcejmë me te njëjtën koreografi. E me pëlqen te shkruaj, ndodh qe kaloj netët pa gjumë duke shkruar… kam dy libra te përfunduar por qe nuk po gjej kohën për t’i botuar.

Syri.tv: Cka ju motivon tek vetja si gazetare ?

Alba Kepi: Lajmi për mua është adrenalinë e durimi qe kërkohet për te mos e dhënë pa qene njëqind për qind e bindur ne vërtetësinë e tij.

Syri.tv: Sa vite jeni ne skenë si gazetare ?

Alba  Kepi: Mbi 15 vite.

Syri.tv: A keni dhënë dhe cili është lajmi i rreme që e keni dhënë ndonjëherë ne media dhe jeni penduar ?

Alba Kepi: Nuk mendoj se kam dhënë kurrë lajm te rreme. Ndoshta kam përcjellë një lajm te paplote por qe është përditësuar gjate orëve. Eksperienca me ka mësuar me mire te pres pak minuta se sa te kërkoj falje me vone apo te kërkoj heqjen e lajmit. Jo pak hera kam pasur ne duar lajme qe as autoritetet nuk ishin informuar, e këtu i referohem disa ngjarjeve tragjike ku janë përfshire shqiptare, e kam pritur, pasi kur flitet për emra viktimash është me e drejte te presësh konfirmimin zyrtar.

Syri.tv: Keni qarë ndonjëherë si gazetare kur keni publikuar ndonjë lajme ?

Alba Kepi: Disa here. Ndoshta momenti me i vështirë e me i forte ka qene tërmeti i gushtit 2016 ne Itali i cili shkaktoj rreth 300 viktima mes tyre dhe disa shqiptare. Ne natën e tërmetit im bir 13 vjeçare ndodhej ne zonën e tërmetit, Ai luan futboll me një skuadër profesioniste e ndodhej aty ne grumbullim me skuadrën. Deri ne orën 9 te mëngjesi nuk kisha marre asnjë lajm nga ai e vetëm kur mbërrita vete aty munda ta takoja, Qene ore te tmerrshme, udhëtova mes rrugëve e ndërtesave te shkatërruara qe raportoja çdo çast drejtpërdrejtë me redaksinë por qe mendjen e kisha tek im bir, qe për fat edhe pse hoteli ku ndodhej ishte shkatërruar, ai ishte mire e kishin mundur te dilte jashtë para se te shembej gjithçka.

Derdha lot dhe kur vizitova me pas një nga spitalet pranë zonës se tërmetit ku ishin pozicionuar viktimat shumicat ende te paidentifikuar,. Kam derdhur lot dhe kur u shemb Ura Morandi me 2018 ne Genova e humben jetën dy shqiptare. Derdha lot dhe pak dite me pare kur bashkëshorti i një mikeshe te mire humbi jetën me korona virus e lajmin e raportova drejtpërdrejtë.

Syri.tv: Cilët janë 24 orët e Alba Kepi si gazetare ?

Alba Kepi: Dita nis me leximin e E-maleve, me leximin e gazetave kryesore e përditësimin me agjensitë e lajmeve. Me pas ne zyre e ne kontakt te vazhdueshme me kolege e me redaksinë. Gjithçka varet nga planet e ditës, nga ngjarjet e ditës. ka dite te qeta e dite qe nuk mbarojnë kurrë. Unë jam gazetare reporter e nëse gjate ditës kam për te bere një interviste, gjithçka me duhet ta organizoj ne perfeksion për te mos pasur surpriza te pakëndshme, pasi realizoj gjithçka vete. Me duhet te mendoj për bateritë e telekamerës, për audion, mikrofonin, për vendtakimin, për vonesat e parashikueshme, për ndryshim orari etj. Por kudo qe te ndodhemi e sido që te jete dita, me bashkëshortin konsumojmë një kafe o një vakt te shpejte se bashku, para se mbrëmja te na mbledh te gjithëve ne shtëpi.

Syri.tv: Më ke jeton Alba Kepi ?

Alba Kepi: Me bashkëshortin e dy djemtë. Njeri nga djemtë me thëne te drejtën është futbollist e jeton larg Romes por vjen sa here qe ka dite te lire me skuadrën apo janë dite pushimesh.

Syri.tv: A keni menduar ndonjëherë ta braktisni gazetarin ?

Alba Kepi: Jo, është pasioni im e sido që te vij jeta do gjej gjithmonë një rruge frymëmarrje për këtë pasion,

Syri.tv: Si po ju trajton jeta kohen e fundit ne Itali si gazetare ?

Alba Kepi: Po punove shume, me etike, me thjeshtësi, seriozitet e pa kërkuar famën, jeta është pagese e mendoj se ndodh ne çdo lloj profesioni.

Syri.tv: Çfarë ndjenje është të japësh Interviste për portalin Syri.tv në mërgatë ?

Alba Kepi: Ju u treguat mjaft i duruar e i respektuar e nuk kisha arsye te mos i përgjigjesha kërkesës tuaj. E mendoj si për vete kur kërkoj te intervistoj dike e pres te marr përgjigje pozitive. E akoma me shume kur është një portal qe ka një vëmendje te veçante ndaj mërgatës.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e portalit Syri.tv të vetmin në Mërgate?

Alba Kepi: Mbështeteni njeri-tjetrin e te punojmë bashkërisht kudo qe jetojmë, për te shembur muret e paragjykimit. Mërgata është një vlere e shtuar për Kosovën e Shqipërinë por dhe për vendet ku kontribuojmë me punën tone.

Syri.tv: Në emrin tim personal dhe në emër të stafit te TV Syri  , Ju faleminderit shume e nderuara Alba Kepi që gjete kohë që ishe pjesë e rubrikës Bardhë e Zi ?

Alba Kepi: Faleminderit e suksese!

Me respekt Alba Kepi nga Roma

Intervistoi: Arben Mehmeti