ISH IDEALISTËT E DIKURSHËM TË STRUKUR PAS HIJES SË BEHGJET PACOLLIT!

0
254
Fatmir Brajshori – Tushi

Nuk do ta besoja asnjëherë!
( në të gjitha kohërat e shkuara nuk do ta besoja, se „ luftetarët e Bashkimit Kombëtar“ do të bëheshin bashkë, si një shpirt, me „ luftetarët e ruajtjes së Jugosllavisë!“)

Po mundohem ta lidhë të shkuarën, të djeshmën me të sotshmën.
E kaluara më shtynë t‘mendoj, pastaj i bë pyetje vetës:
„ Pse kur popujt e tjerë të Ballkanit, kishin fituar lirinë dhe formuar shtetet e tyre, ne shqiptarët akoma ( 1878-1910) kërkonim një autonomi substanciale në kuadër të perandoris osmane.
Krerët, paria e jonë që nën sundimin osman kishin krijuar qifligjet e tyre, ndoshta, kishin frikë , se po u bëmë të pavarur, do t‘i humbin të gjitha. Dhe nga frika e humbjes materiale për ironi nuk donin pavarësi…

2.
Se jemi të nemun dhe se kemi një gen „ t‘poshtër“ tregon e sotshmja.
Unë, e kuptoj nëse dikush, sot, Maliq Pash Gjinolli, i vë një rruge emrin,ngaqë nuk e dinë që ishte sadist ndaj popullates jo turke, sidomos asaj shqiptare të besimit katolik.
Por nuk mundëm kur t‘i kuptoj, ca „ t‘burgosur politik“, të cilët duke qenë me partin e Hashim Thaqit ( jo të Kadri Veselit), dolën në mbrojtje të Behgjet Pacollit, rreth tërë aferës së krijuar, nëse duhet hyrë apo jo në Kosovë. Hyrjen askush nuk e kontestoj por kontestimi kishte të bënte, me atë që: Njëra palë kërkonte respektimin e rregullave si të gjithë qytetarët e shtetit dhe pala tjetër, pra sipërmarrësit e shtetit, kërkonim që ai të jetë,sikur ata,mbi shtetin.
Dhe, pastaj shou i z. Thaqi, duke dalë jashtë kufirit dhe hyrë, pa pyetur shtetin, ekzekutivin dhe duke „ pshurrë popullin“ për të treguar e thënë:
„ Unë jam shteti! Unë jam ligji! Unë jam pronari i Kosovës!“

Dhe krejt kjo u bë, siç u tha, për ta futur mbrenda ( ilegalisht) në Kosovë, BEHGJET PACOLLIN njeriun i cili, gjatë luftës në Kosovë vitet 1997-1999 ishte njeriu më besnik i Millosheviqit.
Nëse krejt kjo gjë është e vërtetë, atëherë lirisht mund të themi që; nuk ka njeri të ndershëm, atdhetar, kombëtar, mëmëdhetar e qind për qind shqiptar, që e përkrah një gjest të tillë rrugaqërie.

Unë (s)do ta kuptoja po të tentonte, në këtë mënyrë, të fuste një familjar të Jasharajve të Prekazit, të Zahir Pajazitit, të Afrim Zhitisë, të Mujë Krasniqit, të Agim Ramadanit… por të vëhesh si president në shërbim të Pacollit Behgjet, o duhet të jedh si ai dhe ke qenë gjithmonë si Ai, o Ai t‘ka futur moti në ingranazhet e tija serbo-ruse!
Mua nuk më habit veprimi i „ presidentit të Kosovës“ sa përkrahja gjesteve të tilla që po i bëjnë, disa që i njohë ( ndryshe i kam njohë,se sikur të kishin parimet ,si sot që i kanë,me siguri kurrë s‘do të doja t‘i njohë), të cilët për inat të LVV dhe Albin Kurtit, kam përshtypjen që :
„ Arkani me ba me u ngjallë e me u bë me Hashim Thaqin, LDKën ( simpatin e vjetër të Arkanit) dhe kundër Vetvrndosjes, soji i tillë i njerëzve kanë me dal e me përkrahë Arkanin e me e mbrojt karshi sulmeve që mujn me i bë Arben Vitia, Xhelal Sveqla a ndonjë oponent tjetër i pozicionuar ndryshe, vetëm nga urrejtja që kanë, si ata të parët e tyre që vijnë nga soji i Maliq Pashë Gjinollit ,nga frika se do t‘i humbin të mirat materiale!“

3.
Behgjet ( „ gj“ siç do ai se nuk di ndryshe) Pacolli, deri sa burgoseshin nga UDB serbe, këta që po i dalin krah(budallakive të presidentit) bënte karrier duke bashkëpunuar me UDBen!
Kur Kosovës i vriteshin fëmijët, nënat, pleqët, i burgosej rinia, i digjej abetarja, RTS bënte intervista me ca shqiptarë ( pošteni albanci), të cilët me krenari tregonin fotografin e Millosheviqit, të cilën e mbanin në dhomat e tyre; një nga ata ishte babai i Pacollit!
E ju që sot, për inati të LVV duke qenë në anën e gabuar ( sepse idealistët nuk mbajnë anë)mos harroni se keni ra në pozita të babait të B. Pacollit.
Behgjet Pacolli, njeriu kryesor dhe kyq në atentatin e bërë ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka , të cilin, siç po kanë dëshirë të quhen „ komandantat e luftës“ e bënë po ashtu pas lufte njeriun kyq: ose Pacolli i bëri „ komandantat“ të jenë dikushi!
Disi nuk po përputhet logjikshëm: Kur Millosheviqi refuzonte të takonte ( pas Rambujes para se të shkohet në Paris) Primakovin, Çernomerdinin rus, Hollbrukun, ai Behgjet Pacollin e takon dy herë ( sipas Pacollit) Millosheviqin në Beograd..
Dhe me këtë njeri, u ofruan një nga një të ashtuqujtur „ komandant lufte“ dhe jo që u ofruan por u vunë edhe në shërbim të tij!
Sa herë Pacolli i thirrë të shkojnë në shtëpin e tij, Thaqi, Veseli, Lima e Haradinaj shkojnë e rrinë gatitu para tij; ose para komandantit të tyre Pacollit.
Kjo nuk më befason!
Më befasojnë Idealistët ( nëse kanë qenë ndonjëherë) të cilët për interesa personale , shkelin mbi gjakun e secilit dëshmor të kombit!

P. S.
Pyeteni Ramush Tahirajn se „ kush e vrau Xhemajl Mustafën?“
Ramush Tahiraj duhet ta dij me siguri!