VLLEZËRIT EMINI, KËNGËTARËT E MUZIKËS FOLKLORIKE NGA PRESHEVA PJESË E RUBRIKËS BARDH E ZI TË PORTALIT SYRI.TV

0
847

Përshëndetje Vëllezërit Emini! Mirë se erdhët në rubrikën javore Bardhë e Zi në portalin Syri.tv.

Vëllezërit Emini : Përshëndetje për ty dhe për gjithë shikuesit dhe lexuesit e Syri tv.

Syri tv: Kush janë Vëllezërit Emini?

Vëllezërit Emini: Vëllezërit Emini janë Zaim Emini, Nehat Emini dhe Qani Emini dhe vijmë nga fshati Caravajkë por ne jetojmë dhe veprojmë ne Preshevë.

Me muzikë folklorike merremi që nga viti 1995.

Syri tv: Folklorin e keni vetëm pasion apo trashëgimi nga familja?

Vëllezërit Emini: Nuk e kemi trashëgimi por është pasion shumë i madh për ne .

Syri tv: Si ju lindi ideja të merreni me muzikë, pse me folklor e jo me ndonjë zhanër tjetër?

Vëllëzërit Emini: Ne që në fëmijëri kemi dëgjuar muzikë të mirëfillta shqipe dhe atëherë na lindi ideja te marrim disa vegla(çiftelitë) dhe filluam dalëngadalë nga një rreth më i ngushtë e pastaj edhe më gjerë. Folklori na fle në shpirt dhe mundohemi ta kultivojmë traditën.

Syri tv: Kush janë tekst shkruesit apo bashkëpunëtoret e juaj?

Vëllezërit Emini: Ne kryesisht tekstet i kemi shkruar vetë por ka edhe tekste që i kemi marrë prej të tjerëve. Njëri ndër ta është edhe Bilall Maliqi që mirët me poezi nga Grupi Letrar Fenix në Preshevë.

Syti tv: Sa albume apo këngë i keni te realizuara deri më tani?

Vëllezërit Emini: Deri më tani kemi një album me kënge kushtuar dëshmorëve të Preshevës.

Albumi titullohet „Bjeshkët tona kanë lind trima“ dhe përmban gjithsej 10 këngë të reja.

Syri tv: Si e shihni ju folklorin kohen e fundit, sa po dëgjohet ky zhanër ?

Vëllezërit Emini: Kohët e fundit ky zhanër është rikthyer dhe dëgjohet edhe nëpër dasma dhe ahengje tjera por edhe në tubime të ndryshme apo manifestime tradicionale.

Syri tv: Sa jeni aktiv nëpër koncerte, mbrëmje apo ahengje familjare?

Vëllezërit Emini: Kohëve të fundit nuk kemi shfaq ndonjë koncert por kemi marrë pjesë në disa manifestime që bëhen për nderë të dëshmorëve, por edhe nëpër ahengje familjare.

Syri tv: A i mungon folklori Luginës Preshevës?

Vëllezërit Emini: Po ta themi të drejtën i mungon shume sepse ne jemi të vetmit që merremi me folklor.

Syri tv: Keni marrë ju pjesë nëpër festivale folklorike, nëse po na flitni diçka rreth këtyre festivaleve, keni fituar çmime?

Vëllezërit Emini: Po ne kemi marre pjesë nëpër festivale të ndryshme gjithandej dhe jemi të privilegjuar kur jemi edhe jashtë komunës tonë. Ne e kemi aktivizua shoqërinë Rexho Mulliqi pasi që kishte një pauzë për një kohë të gjatë. Dhe si shoqëri kulturore artistike kemi marrë pjesë në shumë festivale si në Kaçanik, Tropojë, Has, Viti Sarandë ku dhe morëm çmimin e dytë në Sarandë.

Syri tv: Në cilin vit keni dal në skenë për herë të parë dhe cila ishte ajo kënga e parë që prezantuat para publikut?

Vëllezërit Emini: Ne në vitin 2002 kemi marrë pjesë në Has të Prizrenit „Hasi Jehon“ dhe kënga e parë ishte „DESTAN BEGUT“.

Syri tv: A ka Lugina e Preshevës shoqëri kulturore artistike? Nëse po çfarë raporte keni me to dhe sa ju përkrahin ata si shoqëri artistike?

Vëllezërit Emini: Për momentin nuk ka shoqëri kulturore artistike.

Syri tv: Vëllezërit Emini përpos folklorit këndoni ndonjë zhanër tjetër muzikor?

Vëllezërit Emini: Nuk këndojmë tjetër zhanër përveç folklorit.

Syri tv:Përpos muzikës keni ju ndonjë profesion tjetër apo vetëm me muzikë merreni?

Vëllezërit Emini: Po ne kemi edhe një kompani ndërtimi dhe punojmë me ndërtim.

Syrti tv:Si ju pret publiku Preshevar?

Vëllezërit Emini: Publiku Preshevar na pret shumë mirë dhe për këtë u jemi mirënjohës.

Syri tv: Sa dëgjohet folklori në Preshevë?

Vëllezërit Emini: Nuk dëgjohet edhe shumë por ka njerëz që e duan shumë folklorin.

Syri tv: Sikur mos te ishit këngëtar si do ti takonim ne sot Vëllezërit Emini?

Vëllezërit Emini: Po të mos ishim ne këngëtar, mendoj që ju do të na takonit në kompaninë tonë ndërtimore Vëllezërit Emini.

Syrti tv: Si po ju trajton jeta në Luginë të Preshevës si folkloristë?

Vëllezërit Emini: Jeta në Luginë të Preshevës si folkloristë po na trajton mirë. Kemi pas lëvdata dhe vazhdojmë te kemi.

Syri tv: Cfarë raporte keni me folkloristët të estradës shqiptare? A pritet ndonjë bashkëpunim me dikën nga ju?

Vëllezërit Emini: Me gjithë folkloristët kemi raporte të mira. Për momentin nuk kemi ndonjë projekt me dikë tjetër por në të ardhmen shpresoj që do të ketë bashkëpunime.

Syri tv: Me kë jetojnë Vëllezërit Emini?

Vëllezërit Emini: Secili nga ne jetojmë me bashkëshortet dhe fëmijët tanë.

Syri tv: Si ju njeh publiku Preshevar?

Vëllezërit Emini: Publiku Preshevar na njeh si këngëtar të folklorit shqiptar .

Syri tv: Sa ju përkrahin mediat shqiptare ne Lugine si folkloristë apo komuna?

Vëllezërit Emini: Nga mediat shqiptare në Lugine dhe nga komuna kemi pasur përkrahje por jo edhe aq sa duhet.

Syri tv: Keni menduar ju ndonjëherë të formoni ndonjë ansambël apo shoqëri kulturore artistike në Luginë?

Vëllezërit Emini: Ne kemi pasur një shoqëri kulturore artistike gjatë viteve 2002 deri ne vitin 2017 ku kemi pasur rreth 100 anëtarë dhe kemi marrë pjesë në shumë festivale ku edhe kemi pasur kualifikime në festivale garuese por pa një përkrahje serioze të komunës ne nuk mundë të egzistojmë.

Syri tv: Cili është mesazhi juaj si folkloristë nga Presheva, për lexuesit e portalit Syri.tv 

Vëllezërit Emini: I përshëndesim gjithë Mërgatën shqiptarë kudo që janë e posaçërisht atë Preshevarë.

Mesazhi jonë është ti ruajmë traditat tona kombëtare dhe folklorike shqiptare që është një thesar me plot vlera artistike e kombëtare.

Syri tv: Ju faleminderit dhe një herë, Vëllezërit Emini që gjetët kohë të jeni pjesë e rubrikes Bardhë e Zi. Ishte kënaqësi e imja që së bashku ndamë një intervistë të tillë.

Vëllezërit Emini: Kënaqësia është e jona. Të falënderojmë shumë Beni për këtë intervistë qe e ndamë së bashku dhe që na dhatë hapësire ti shprehim suksese tona edhe pse për ne është hera e parë për ketë medium .Te falënderojmë ty dhe stafin tuaj dhe ju urojme punë te palodhshme dhe të suksesshme në portalin tuaj dhe TV Syri në Zvicër.

Me respekt Vëllezërit Emini nga Presheva!

Intervistoi: Arben Mehmeti