Këngëtari Preshevar Skender Halimi fletë për herë të parë në rubrikën Bardhë e Zi të portalit Syri.tv

0
508

Syri.tv: Përshëndetje Skender mirë se na erdhe në rubrikën javore Bardhë e Zi të portalit Syri.tv

Skenda: Mirë se ju gjeta dhe faleminderit që keni ndarë kohën për mua

Syri.tv: Më flitni pak për  vetën tuaj, kush është Skender Halimi  ?

Skenda: Skenda është ky qe jam, me. plot modesti, muzikant i kahershëm, këngëtar i muzikës se lehte dhe instrumentist universal i disa instrumenteve njëherë edhe producent i studios se parë në Preshevë, SkendaRecords

Syri.tv: Si filloj karriera juaj si këngëtar , nga kush e inspirove muzikën ?

Skenda: Jam rrit me muzikë, dhe ajo qe e kam pas fat është se ne familjen time është dëgjuar muzika e mirëfilltë shqipe, dhe duke dëgjuar kasetat e shumta qe kemi pas ne familje. Talentin e kam të lindur dhe s’mbaj mend dikush ta ketë pasur para meje në familje. Me këngën dhe kitarën kam qen qysh nga shkolla fillore, ndërsa ne gjimnaz për te pare here kam realizuar shumë mbrëmje me rok muzikë ne sallën e vogël te shtëpisë se kulturës. Aty ka qen kulmi i kënaqësisë sime me muzikën mes shumë te rinjve te gjeneratës të cilët edhe më dhanë kurajë dhe mbështetje qe te vazhdoj.

Syri.tv: Sa këngë apo projekte i keni deri më  tani të realizuara?

Skenda: Kam bërë shumë kënge deri me tani dhe kryesisht këndoj dhe incizojë kur kam inspirim në diçka të re., Ajo qe me karakterizon është fakti se gjurmoj këngët e bukura qe janë harruar, dhe i kthej përsëri ne jetë duke i dhënë pak frymë modernizimi por pa i humb elementin qe e ka kënga. Kjo është ajo qe me pëlqen, dhe në ketë formë kam punuar duke gjet vlerat e muzikës së mirëfilltë që ti ruajmë ato.

Syri.tv: Kush janë bashkëpunëtoret e tu apo tekst shkruesit e tu ?

Skenda: Me tekste është marr Bujar Rexhepi gjithmonë dhe kemi realizuar bashkë disa këngë, ndërsa bashkëpunim e kam me të gjithë muzikantet e Luginës. Muzika popullore është ajo ku jap një kontribut te madh dhe me lidh fort me koleget qe janë dashamir te muzikës popullore.

Syri.tv:  Në Cilin vit dole për herë të parë në Skenë , dhe cila ishte ajo kënge qe të ka bë te njohur për publikun ?

Skenda: Viti 1992 është ai qe me nxori në skenë fuqishëm me këngët e grupit të famshëm Elita 5 atë kohë. Më pas u zgjerova dhe kohëve te fundit më shumë më njohin si këngëtar këngës së lehtë dhe serenatave.

Syri.tv: Çka të shtyri ti hysh muzikë , e ke pasion apo trashëgimi nga familja ?

Skenda: Muzikën e kam pasion padyshim bile më shumë se pasion. Është mishërim që e ndjej fort brenda meje. Unë se kam trashëguar nga familja por fëmijët e mi duket se te gjithë dikush më pak e dikush shumë shumë e kanë trashëguar nga unë, bile besoj se ma kalojnë me talentin që kanë e sidomos vajza Erëza.

Syri.tv: çfarë raporte ke me këngëtaret estradës shqiptare, a pritet apo ke menduar ndonjë bashkëpunim me dikë ?

Skenda: Raportet i kam të mira me të gjithë si ne luginë gjithashtu edhe ne shtetet fqinjë. Për ndonjë bashkëpunim skam menduar deri më tani, edhe pse është një gjë që mund të realizohet në çdo kohë duke marr parasysh raportet e mira që kam me kolegët.

Syri.tv: Ka Skenda ndonjë pasion tjeter?

Skenda: Pyetje shumë e mirë dhe me vend. Pasioni i dytë që se ndaj nga muzikës është poezia dhe jam ne prag te botimit të një libri me poezi. Më shkojnë shumë, dhe kur kam frymëzim më pëlqen ta hedh në vargje. Poezia më kënaq.

Syri.tv: Cili vit ka qenë për ty viti me i suksesshëm?

Skenda: Viti 2014 / 2015 . Kam qen shumë aktiv, gati çdo vikend kam qenë me mbrëmje sa në Preshevë e aq më shumë edhe në Bujanovc. Ka qen një vit i paharruar  dhe viti i kulmit të karrierës sime.

Syri.tv: Çka presim nga ky vit nga ju ?

Skenda: Kam mbaruar një këngë që po më pëlqen shumë dhe jam ne prag te realizimit te një Coveri dhe do të jetë një këngë pak më ndryshe nga stili im i zakonshëm. Sigurisht se do të ketë edhe këngë tjera brenda vitit, pa ndonjë planifikim paraprak.

Syri.tv: Si është jeta e një këngëtarit në Preshevë?

Skenda: Për dallim nga vendet e mëdha ku artistët çmohen vërtet dhe gëzojnë autoritet mjaft të madh, në Preshevë nuk mund të dallohesh shumë. Jeta ime është e zakonshme si e çdo njeriu tjetër në këtë vend të vogël ku të gjithë njihemi mes veti pak a shumë.

Syri.tv: Si të pret publiku Preshevar Skendën?

Skenda: Sa herë që jemi në skenë jemi te mirëpritur jashtëzakonisht mirë dhe faleminderit shumë publikut Preshevarë që na japin vullnet të japim edhe jashtë Preshevës më të mirën e mundur.

Ajo që po na vret është sepse kohëve të fundit restorantet e Preshevës e kanë bërë trend ose modë të sjellin muzikant nga vendet fqinje dhe neve po na anashkalojnë shumë dhe çka është me interesant  rrallë hasim muzikant të mirë që sjellin ata. Janë fillestarë që vijnë për tu promovuar, sepse ky vend di ti promovojë fqinjët, ndërsa vendasit i anashkalojnë krejtësisht.

Syri.tv: Më kë jeton Skender Halimi ?

Skenda: Jetoj me gruan, 4 fëmijët e mi si drita  dhe babën.

Syri.tv: Me çka je duke u përballuar kohen e fundit si këngëtar ?

Skenda: Me këngën nuk ndahem asnjëherë por. pasi janë këto vështirësitë nuk ka mbet ku me bo ndeja me muzikë, atëherë rroftë Youtube e Facebooku. Atë që duhet ta potencoj se kohëve të fundit ju kam. përkushtuar punës në SH. K. A Presheva që e kemi formuar para 1 viti e jam edhe udhëheqës artistik i shoqërisë.

Aty po kalojmë shumë kohë, po kënaqemi dhe kemi arrit shumë e besa edhe i kemi sjell shumë çmime Preshevës.

Vërejë ne vete se i jam kthyer zanafillë së muzikën që e dua më së shumti dhe ajo është muzika e mirëfilltë popullore shqipe.

Po përtërihem më duket, prej se ju kam kthyer harmonikës, instrumentit që e kam dashur më së shumti gjithë jetën.

Syri.tv:  Cila është nofka juaj si këngëtar qe të thërrasin adhuruesit e tu ?

Skenda: Të gjithë më njohin si Skenda, ndërsa unë duke e pas dobësi ti mbaj mend emrat e njerëzve shpesh në shenjë shoqërie i thërras me „PUS“, dhe shumë nga ata ma kthejnë në të njëjtën formë hahahaha.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e portalit Syri.tv ?

Skenda: Kam qen ne Zvicër bash në fillimin e hapjes së Syrit TV aso kohe SYRI BLUE, bile edhe pjesëmarrës në disa intervista me njerëz që jetojnë në Zvicër.

Është mburrje që kemi një televizion si Syri TV që na bënë të afërt me diasporën tonë. Duhet të ja njohim vlerat këtij mediumi dhe ta  ndihmojmë që ti japim qasje sa më shumë në lidhje me vendlindjen sepse na lidh edhe  më shume me njerëzit tanë ne diasporë.  

Duhet llogaritur çdo njeri se çdo medium shqip jashtë vendit tonë është një vatër, shkollë, edukatë dhe dritare urë lidhëse me atdheun.

Syri.tv: Skender edhe njëherë të faleminderit nga zemra që gjete kohë të ishe pjesë e rubrikës  javore „Bardhë e Zi“ të portalit Syri.tv.?

Skenda: faleminderit shumë Syrit TV, dhe juve z. Arben për intervistën dhe kohën që. keni ndarë për neve.

Faleminderit për qasjen ndaj Luginës, suksese juve gjithmonë.

Intervistoi Arben Mehmeti