Masakra e Mejes është dëshmi akuzuese për gjenocidin e krimeve serbe në Kosovë.

0
227

Meja është vetëm njëra nga dhembjet e mëdha të popullit shqiptar. Sepse asgjë mangut për nga pesha e përmasa, pikëllimi e tmerri, që egërsira serbe la pas, nuk mbeten edhe në krimet e t’jera në Kosovë.
Për drejtësinë ndërkombëtare, masakra e Mejes dhe masakrat t’jera në Kosovë janë dëshmi akuzuese për gjenocidin e krimeve serbe në Kosovë. Meja është shembull i dëshmisë së krimit dhe shfrenimit të një regjimi monstër mbi një popull që po synonte të ndërtonte lirinë e të drejtën e vet për mëvetësi e përbashkësi me botën e lirë, për progres e demokraci moderne në vendin e vet, me kulturë në paqe me të tjerët.
Veç kujtimit e nderimit për të rënët, në këtë 21 vjetor, është një obligim më tepër për institucionet e Kosovës, që duhet të mbetet, përpjekja e zbardhjës së fatit të të pagjeturve. Që kjo ditë të mos jetë vetëm përkujtim i 377 viktimave të masakruara në Mejë por edhe një thirrje më shumë për drejtësinë dhe zbardhjen për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Në të cilën duhet të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe daljën e kriminelëve para drejtësisë.
Masakra në Mejë dhe masakrat tjera në Kosovë ishin organizim shtetëror i shtetit Serb ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare. Për këtë masakër është dashur dhe duhet të japë përgjegjësi shteti i Serbisë dhe të dënohet për gjenocid ndaj njerëzimit. Duhet që për këtë masakër të organizuar të shtetit krimainal serb, pas dënimit për gjenocid, përveç dëmëshpërbimit, Serbisë t’i ndalohet të udhëheqë, në një afat të caktuar institucione përgjegjëse europiane dhe botërore.

Lavdi dhe nderime të përjetshme!

27 prill 2020
Haki Latifi