Kreatorja dhe modelja nga Brukseli Drita Martini pjesë e rubrikës javore Bardhë e Zi në portalin Syri.tv

0
576

Syri.tv: Mirëdita dhe mirë se erdhe Drita Martin në rubrikën me të lexuar Bardhë e Zi të portalit Syri.tv në mërgatë ?

Syri.tv: Kush është Drita Martini, një prezantim i shkurtër për portalin tonë ?

Drita Martini : Unë jam Drita Martini me origjinë nga Tropoja e diplomuar për mësuese „Gjuhe-Letërsi“ Univers. Shkodër. Ka vite qe jetoj ne Bruksel  Jam nene e 4 fëmijëve 

Syri.tv: Cilin vit je zgjedhur modele dhe a munden të na tregosh si fillove të me modelim?

Drita Martini : Kam marrë pjesë me: 2014 ne konkursin e njohur Top Model Belgium .Qe atëherë kam filluar te merrem me Model. 

Syri.tv: Përpos modelimit je dhe menaxhere e kompanisë Martini Project , më trego pak rrethe këtij projekti, çka mban në vete ky projekt ?

Drita Martini: Ne me punën tone bëjmë përzgjedhjen dhe strukturime ose me mire përgatitim për etapën e dyte si mundem ta quaj te prezantohen ne“ agjenci mode“ dhe nga aty mundet te kontraktomë dhe pse jo shtëpia e modës nder me te njohurat ne botë. Dera është e hapur tek Ne për te gjithë ata qe kanë ëndërr te futen ne boten e modës pa dallim ; moshe ,feje, race, apo ideje

Syri.tv: Drita Martini një modele internacionale nga Brukseli. Si modele sa ka qen e vështirë t’ja dalësh për punë që e bën si menaxhere e një kompanie ?

Deita Martini : Nuk e kam ndier fare te vështirë dhe as nuk e ndiej. Jam e pasionuar dhe kam dëshire te ndihmoj brenda mundësive te gjithë ata qe kërkojnë ndihmën tone. 

Syri.tv:Ti je foto modele internacionale, a ke menduar ndonjëherë ketë kurore t’jua dërgosh dikujt apo ta mbash për vete

Drita Martini : Unë nuk jam modele as nuk e mbaj veten. Punoj me modele!

Syri.tv: Sa është e njohur kjo kompani në Zvicër ?

Drita Martini : Mendoj se aq sa i mjafton, a krijuar besim me punën e saj ne TV e vetëm shqiptar ne Evropë siç është Syri TV.

Syri.tv: Ku e shohim në të ardhme Drita Martini ?

Drita Martini: Ku e ka shkrua i madhi Zot. Dhe karriera artistike varet nga besimi e ndihma qe te jep zoti.

Syri.tv: A ke vendosur ndonjëherë ta braktisësh Modelimin ?

Drita Martini: Asnjëherë !

Syri.tv: Përpos kompanisë së bukurisë që ke, ku do e shohim në të ardhme Drita Martini ?

Drita Martini : Një Zot e din por jemi në rruge  te mbare dhe besoj shumë me larte se deri me tani.. Nuk bej plane as nuk jetoj me ëndrra…vullneti i zotit…

SYRI.TV: A është e vërtet se shume shpejtë do te kesh një bashkëpunim apo binjakëzim me Syri TV në Zvicër dhe Martini Kompani, ku organizimet ne te ardhmen do ti bëni së bashku ?

Drita Martini : Mendoj se Po.

Syri.tv: Kompania Martini çfarë raporte ka me Stafin tonë , me Syri TV?

DritaMartini : Absolut shumë të mira dhe të bindur së bashku ne rrugëtimin e sukseseve ne modelim.

Syri.tv: Drita Martini çka presim nga për vitin 2020 , a do të ketë ndonjë eveniment bukurie ?

Drita Martini : Ne nëntorin e këtij viti kemi finalen Top-Model International Marttini Projects. 

Syri.tv: Si është jeta e një Kreatores apo e një modele në Bruksel ?

Drita Martini: Shume e thjesht pa asnjë komplikim apo kompleks.

Syri.tv: Si menaxhere e Kompanisë Martini, çfarë raporte ke me kompani tjera që janë të kësaj fushe ?

Drita Martini: Nuk shoh as majtas e as djathtas projektet e idetë e mia janë “ unike“ .

Syri.tv: Cilët janë sukseset e kësaj kompanie ?

Drita Martini : Shume mendoj unë. Duhet kohë për ti shkruar te gjitha. Pastaj publiku mundet te na ndjek ne faqen zyrtare Top-Model Internacional Marttini Project s.

Syri.tv: Cka të motivon tek vetja ?

Drita Martini: Dua te beje mire sa te kem jetën pa pritur asgjë nga askush.

Syri.tv: Cila është eksperienca juaj në modelim ?

Drita Martini: Kam marr pjesë ne konkurs Bukurie, kam punuar ne evenimente te njohura ne Brukseli IKK për agjenci te modës.

Pastaj ka filluar te punoj për vete duke Krijuar Kompaninë Marttini ne Bruksel

Syri.tv: Cilat janë vetitë e një femre apo mashkulli për të qenë pjesë e kompanisë Martini?

Drita Martini: I /e sinqertë. Korrekt/e

I /e pastër ne karakter

Dhe i/e motivuar

Syri.tv: Për pos modelimit keni ndonjë profesion apo talente të pa zbuluar ?

Drita Martini: Nuk e di…hahah

Syri.tv: Me ke jeton Drita Martini ?

Drita Martini : Gjithmonë pranë familjes.

Syri.tv : Çfarë ke për të thënë për lexuesit e portalin tonë ?

Drita Martini : Ju adhuroj ,nuk do te ju zhgënjej asnjëherë as ne fushën e modës e as te humanizmit.


Syri.tv: Drita, në emrin tim personal dhe ne të stafit te uroj suksese dhe faleminderit për kohë qe ke qenë pjese e kësaj rubrike ?

Drita Martini: Ju faleminderit shume dhe nga ana ime jeni një staf profesional duke ju falënderuar si gjithmonë TV Syri së bashku me Z. Musli Sahit për punën profesionale . Edhe një herë ishte kënaqësi e imja .

Ju dua pa masë!

Drita Martini!

Intervistoi Arben Mehmeti