Lobi Shqiptar reagon ashpër kundër deklaratës së pamatur, tendencioze, e skandaloze të këshilltarit të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti.

0
378

R E A G I M

Lobi Shqiptar reagon ashpër kundër deklaratës së pamatura, tendencioze, e skandaloze të këshilltarit të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti.

z. Shkelzen Gashi, si i ftuar në një intervistë të një televizioni në Kosovë, deklarohet për UÇK-ën dhe i krahason pjesëtarët e UÇK-s, me paramilitarët, ushtrinë dhe policinë serbe, duke theksuar se pjesëtarët e UÇK-s paskan kryer krime lufte kundër popullatës së pafajshme serbe në Kosovë.
Shprehim indinjatë të thellë ndaj Z. Gashi, i cili, shkon edhe më tutje duke hyrë në analiza dhe duke konstatime, edhe më të thella se, edhe pjesëtarët e denuar, por edhe ata të padënuar në gjykatën e Hagës paskan bërë krime, por ja që gjykata nuk ka gjet fakte dhe nuk janë denuar, por që krimet janë bërë.

Ne pjesëtarët e Lobit Shqiptar dhe pjesëtarët e Diasporës, ngrisim zërin lart, kundër njerëzve, të tillë që lëshojnë deklarata të tilla, e që më së shumti i shkon përshtati armiqëve shekullor, por edhe prishjes së imazhit të Ushtrisë Çlirimtare të Koaosvës, si një ushtri më humane dhe më e drejtë që ka egzistuar ndonjëherë.

Ne konsiderojmë se nga deklaratat e tilla, shkaktohet edhe dëmë ndaj vet Republikës së Kosovës, si një shtet i cili me mundë, djersë, gjak dhe sakrificë u çlirua dhe u pavarësue edhe me ndihmën e shteteve demokratike aleate dhe mike.

Ne konsiderojmë se UÇK-ja, krahas me Gjergj Kastriot Skenderbe, Nën Terezën, Adem Jasharin dhe shumë figura tjera, janë vlera dhe pasuria kombëtare, ku nuk guxon askush ti cenoj ato.

Kërkojmë që ky person të shkarkohet, të largohet nga politika dhe të merren organet ligjore me dëmin e shkaktuar nga ky person.

Kryesia e Lobit Shqiptar
President
Skenderbeg Klaiqi