Producenti Shkumbin Istrefi rrëfen për herë të parë për jetën dhe sukseset e tij në rubrikën Bardhë e Zi të portalit Syri.tv

0
904

Syri.tv: Përshëndetje I nderuar Shkumbin mirë se na erdhe në intervistën javore të rubrikës „Bardhë e Zi “ në portalin Syri.tv në Mërgatë?

Shkumbin Istrefi:  Faleminderit juve për mundësinë.

Syri.tv: Ju lutem për shkruani veten me disa fjalë , kush është Shkumbin Istrefi?

Shkumbin Istrefi : I lindur, rritur dhe shkolluar në Prishtinë, me prejardhje nga Veleshta e Strugës, I martuar, me dy fëmijë, … I gjate 183 cm

Syri.tv: Shkumbin Istrefi ishte dhe mbetet një aktor i adhuruar, i pëlqyer dhe shumë produktiv. Po cili është Shkumbin jashtë skenës dhe ekranit?

Shkumbin Istrefi: Jashtë skene, punoj në Fakultetin e Arteve, ku e ligjëroj lëndën e Diksionit apo Fjala Artistike si I thonë, shkruaj, etj.

Syri.tv: Sjelljet tuaj skenike krijojnë një karakter interesant, me një humor të lehtë dhe noshalancë. Prej nga vjen ky tip, ky Shkumbin?

Shkumbin Istrefi: Besoj se vjen nga rrethi ku jam rritur dhe zhvilluar edhe si njeri e edhe si aktor. Nga shkollimi që e kam marrë prej profesorit Enver Petrovci, I cili vazhdimisht ka insistuar që komedia duhet të luhet seriozisht dhe nuk duhet të përqeshë. Kur them përqeshë, nënkuptoj që të mos fyej dhe ofendojë asnjeri.

Syri.tv: Çfarë ju bën më shumë për të qeshur gjatë xhirimeve të serialit?

Shkumbin Istrefi: Në serialin „Kafeneja Jonë“, p.sh. qeshim shumë dhe kënaqemi gjatë provave për xhirim. Kjo sigurisht reflektohet si ndjenjë dhe atmosferë edhe në serial.

Syri.tv: Në cilin vit dole për herë të parë në skenë , dhe cila ishte drama apo komedia e parë që e ke prezantuar publikun ?

Shkumbin Istrefi: Për herë të parë në skenë, si aktor I rritur, kam luajtur në dramën „Kufiri me atdhe“ të shkruar nga I ndjeri Teki Dervishi. Ishte viti 1992, dhe ne mbanim mësimin dhe jepnim shfaqje në Teatrin Dodona. Në ekran kam luajtur për herë të parë në dramën „Një pallto për babën tim në burg“ nga Adem Mikullovci.

Syri.tv: Që sa vite jeni në skenë, keni menduar ndonjëherë ta braktisni aktrimin?

Shkumbin Istrefi: Aktrimi nuk është profesion që braktiset. Fatkeqësia është që me profesionin e aktrimit nuk mund të arrish të sigurosh mjete financiare të mjaftueshme për të mbajtur familje dhe krijuar mirëqenie. Krahas aktrimit, duhet që të punoj edhe punë të tjera, siç janë mësimdhënia, etj. Mundohem që së paku profesionet tjera që I bëj, të jenë të afërta me aktrimin, siç janë puna e Producentit.

Syri.tv: Si është jeta e një Producentit në Kosovë ?

Shkumbin Istrefi: Kanë qenë kohëra më të mira deri në vitin 2010. Ka pasur më shumë interesim nga televizionet për seriale vendore dhe po ashtu edhe financime më shumë. Në ditët e sotme, një Producent duhet të shpenzojë shumë kohë për të gjetur financa për të prodhuar ndonjë projekt, dhe si pasojë e mungesës së financave, projektet dalin disi më të improvizuara, me mungesa në aspektet estetike, kushte të punës. Rrjetet sociale paksa e kanë ndryshuar edhe këtë industri.

Syri.tv: Shkumbin ju keni luajtur shumë në aktrim , dramë , humor dhe filma , në cilën nga këto ndihesh me mirë ?

Shkumbin Istrefi: Unë e konsideroj veten aktor që mund të luaj edhe në zhanre e edhe në medium të ndryshme, mirëpo më me kënaqësi luaj në film. Më herët e kam pasur më shumë në qejf teatrin.

Syri.tv: Si po të trajton jeta kohen e fundit ?

Shkumbin Istrefi: Si të gjithë popullin. Duke u munduar të jetoj e punoj.

Syri.tv: Çka të motivon tek vetja ?

Shkumbin Istrefi: Dëshira për të krijuar diçka të bukur.

Syri.tv: Cili është kujtimi më i bukur nga aktiviteti juaj si producent?

Shkumbin Istrefi: Koha e prodhimit të „Kafeneja Jonë“

Syri.tv: Me cilat projekte po mëreni tani? Për çfarë bën fjalë?

Shkumbin Istrefi: Momentalisht, në cilësinë e Producentit, jam duke prodhuar një film me skenar të Doruntina Bashës dhe regji të Klatrina Krasniqit, I cili titullohet „Vera ëndërron detin“.

Syri.tv: Cila ishte eksperienca juaj si Producent?

Shkumbin Istrefi: Producent kam punuar vazhdimisht prej viteve 1996 e deri në ditët e sotme. Kam prodhuar shumë s’keqe humoristike, video projekte, seriale dhe disa filma të metrazhit të gjatë.

Syri.tv: Cila është lidhja juaj gjatë punës me regjisorin dhe aktorët?

Shkumbin Istrefi: Unë kam dëshirë që kur punoj si Producent, mundësisht mos të aktroj në atë projekt, sepse si aktor duhet të respektosh kërkesat e regjisorit me përpikëri, ndërsa si Producent, regjisori është ai I cili duhet të punojë nën kushtet e Producentit. Për këtë arsye, në mënyrë që puna të rrjedhë mbarë dhe mos të ketë konflikte pozitash, mendoj që është më lehtë kështu. Edhe në „Kafeneja Jonë“, meqenëse kam qenë Producent dhe një kohë kishte regjisor të tjerë, si aktor kam marrë pjesë shumë rrallë. Puna e Producentit është që të garantojë që projekti të kryhet në kushtet që ekzistojnë, dhe kjo shpesh krijon pakënaqësi tek ekipi, por një Producent I mirë, duhet të arrijë që krahas punës në gjetjen e financave, të ruajë disponimin edhe në ekip.

Syri.tv: Çfarë të bene nervoz dhe të lumtur gjatë xhirimeve si aktor ?

Shkumbin Istrefi: Si aktor, më stresohem shumë kur shoh jo profesionalizëm në punë, gjë që ndodh shpesh.

Syri.tv: Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?

Shkumbin Istrefi: Filmat ku kam luajtur nuk mund t’i ndajë, sepse secili e ka arsyen se përse kam luajtur aty. Shpesh ndodh që ndonjë film që ka dalë tepër I mirë, ka pas vështirësi në punë, dhe kjo disi e balanson ndjenjën dhe aktori I harron vështirësitë, kur shijon rezultatin.

Syri.tv: Cfar ndnje është të ndash një intervistë për portalin Syri.tv

Shkumbin Istrefi: Duke qenë se unë kam respekt të madh për mërgatën, e cila vazhdon të jetë motori I gjithë mirëqenies në Kosovë dhe në trojet shqiptare, kam nderin që përmes Syri TV,  të shprehem për atë pjesë të kombit tonë që është e shenjtë për ne.

Syri.tv: Këshilla juaj për dike që dëshiron të ndjekë këtë karrierë?

Shkumbin Istrefi:  Këshilla ime për aktorët e rinj dhe ata që kanë ëndërr aktrimin, është që të mësojnë gjuhë të popujve të mëdhenj si Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, në mënyrë që të kenë gjasë që të depërtojnë në tregun botëror, sepse vetëm më tregun shqipfolës, ky profesion është tepër I vështirë.

Syri.tv: Çfarë talente të tjera keni?

Shkumbin Istrefi: Mendoj se shkruaj mirë, I zotëroj jo profesional disa instrumente muzikore dhe jam I mirë në matematikë. Përndryshe matematikën e kam pasion.

Syri.tv: Më ke jeton Shkumbin Istrefi?

Shkumbin Istrefi: Jetoj me bashkëshorten Valbonën dhe fëmijët Mjellmën dhe Bardhin. Mjellma ka përfunduar studimet bachelor në Romë, për filmin, ndërsa Bardhi është 16 vjeç dhe luan basketboll.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e portalit Syri.tv në Zvicër?

Shkumbin Istrefi: Punoni, mësoni dhe zhvillojeni veten dhe familjen tuaj. Doajeni vendin nga keni ardhur por jetoni atje ku e keni më mirë. Ndërtoni perspektivë për fëmijët tuaj.

Syri.tv: Shkumbin në emrin tim personal dhe të stafit të portalit Syri.tv, faleminderit shumë që gjetët kohë të jesh pjesë e rubrikës Bardhë?

Shkumbin Istrefi: Faleminderit  Arben dhe nga  Ju për mundësinë.

Intervistoi Arben Mehmeti