Në 19 vjetorin e vrasjës tinzare të Heroit të Demokracisë, Ismet Rraci

0
212

Ismet Raci, apo… pafuqia e drejtësisë institucionale shtetërore për përballjen me kriminelët dhe vënja e tyre para drejtësisë!

Deri në ditën e sotme pas 19 vjetëve në të cilën me vrasjen e ish kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë dhe kryetarit të Komunës së Klinës Ismet Rracit ishte vra demokracia, ishte vra besimi i popullit, vota e tij dhe kjo domosdo se mbetet nga veprat me makabre dhe më qyqare të armiqëve të shqiptarëve dhe vet Kosovës. Ndërkaq, jeta dhe vepra, fytyra atdhetare e Ismet Rracit një fanar i pashuar i Atdhetarit dhe sakrificës, i përkushtimit dhe kontributit, i vetëdijes së lartë prej intelektuali e burri që nuk kurseu asgjë asnjëherë për interesat madhore të popullit që i takoi do të kujtohet me pietet dhe krenari tek familja, qytetarët që i dhanë besimin për t’i udhëhequr me dinitet si dhe bashkëpunëtorët që e përkrahën në çdo hap për të punuar për të mirë vendit dhe në shërbim të qytetarëve. Me kontributin e tij ai ngriti lart edhe krenarinë e qytetarëve të Klinës dhe mbarë Kosovës, i cili vërtet duhet të krenohet me bijtë e devotshem si Ismet Rraci.
Mos zbulimi i krimeve dhe aktorëve të tyre apo urdhëdhënësve të tyre gjer më sot në një shoqëri dhe nga institucionet shtetërore është i pa kuptimtë dhe zhgënyes!!! Dhe, pa zbulimin e aktorëve, juridikisht mbesin enigmatike edhe motivet, ndonëse faktikisht motivet e kriminelëve dhe krimeve si vrasja e Ismet Rracit për opinionin qytetar shqiptar janë të mirënjohura.
Tani kur po flitet me të madhe për Gjykatën Speciale, shtrohet pyetja: A do t`i hetonte dhe trajtonte të gjitha krimet dhe vrasjet me motive politike, si dhe ndriqimin e këtyre rasteve për ti qetësuar shpirtërat e familjarëve, këta të fundit dhe qytetarët e Kosovës ende këtë e presin dhe shpresojnë.
Siq dihet ish kryetari i Komunës së Klinës Ismet Rraci ishte njeri i veprimtarisë se paepur kombëtare, njeri i vlerave kombëtare e politike dhe autoritetit të lartë, bartës i besimit që e kishte fituar nga populli, njeriu që kishte fituar besimin më të madh nga elektorati, të shprehur formalo­juridikisht në zgjedhjet e para demokratike e të lira si dhe ishte bashkëpunëtor i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Lavdi dhe nderime të përjetshme për jetën dhe veprën e Atdhetarit Ismet Rracit!

24 prill 2020
Haki Latifi