Lamtumir fisniku im i mirë i dashtun Salë. Të patëm burr zotni, i fjalëve të florinjta që të formulonte mëndja e freskët,

0
827

Lamtumir fisniku im i mirë i dashtun Salë. Të patëm burr zotni, i fjalëve të florinjta që të formulonte mëndja e freskët, me buzëqeshjen aq fine, lindur së bashku me të.

Dita e Hëne, më 20 prill e mëngjesit të herëshëm, na erdhi me një lajm të hidhur nga Amerika… se në mbrëmje rreth orës 18.00 (19.04.2020), sipas orës Amerikane, ka ndërruar jetë Axha Sal. Ishte kumti i nipit tënd Selamiut që ma kishte lënë porosinë në telefon! O sa lajm i rëndë sot, i them time shoqe… gjëmë që të shtang…Sala na paska lanë! Ka nisur udhët e qiellit …O sa dhimbje për familjen, e miqtë…për të gjithë!
PO Ti O I DASHTUN SALAJDIN!
Na ike shpejt o burr bujar e zemër shqiptari, Djal i artë e punëtor,
Krenar që të patëm!
Po i shkruaj rreshtat e dhimbjes së madhe, të cilët nuk i mendova kurrë. Por, realitetin e hidhur për lajmin e kobshëm të vdekjës së parakohëshme dhe të papritur të FAMILJA, farefisi dhe dashamirët, nuk e ndrryshon më asgjë, i cili ndërroi jetë në New Jersey (19.04.2020) nga COVID-19 famëkeq.
Famëkeq ishte për familjen Latifi-Dalipi: Bashkëshorten, vajzën, djalin, vëllain, motrën, gjithë familjen e gjerë me miq, shokë e dashamirës. Ishte lajm i trisht dhe keqardhje therëse për ikjen në përjetësi i dashtun Sal! Sepse ne të gjithë pritnim që Ti do ta fitoje betejën kundër virusit shatërrues.
Tani e le boshllëkun për familjen, farefisin dhe miqtë e shumtë të familjës Latifi-Dalipi!
Ishte rastësi apo ndjenja e brendëshme të më dikton kur, të dielën e kaluar, më 19 prill , unë e bëra një shkrim për Heroin Salih Çekaj, shokun dhe cimerin tënd gjatë kohës së studimeve në Prishtinë. Shkrimi kishte të bënte si shenjë nderimi dhe kujtimi në 21 vjetorin e rënjës së Heroit Salih Çekaj. Dhe pa të pyetur Ty (uroj që të ma kesh bë hallall ) shkrimit ia bashkangjita edhe një fotografi ekskluzive në të cilën kishit dal Ti me shokët: Salih Çekaj e Anton Markaj. Po ku ta dia unë i gjori se; Ti do të shkon në përjetësi m‘u të njejtën datë: 19 prill, ashtu siq kishte shkuar në përjetësi , cimeri Yt – Salihu. Vetëm se; dallimi është se, Ai – pra Salihu 21 vjet më parë kaloi në përjetësi në betejën e Kosharës kundër një Virusi shfarosës të Serbisë , ndërsa Ti , në betejën kundër Covid-19, u nise udhëve të qiellnajës!
Pra, në të dy betejat lufta ishte e pa barabart. Por, në të parën ngadhnyem fal ndihmës së miqëve të popullit tonë. Por, jam i bindur se edhe këtë betejë kundër armikut të panjohur, njerëzimi dhe bota demokratike do të fitoj betejën kundër çfarë do „Virusi“ që kërcnon me vdekje njerëzimin.
Ndërsa unë, do të kujtoj gjithmonë si njeri shembullorë, i dashur dhe i afërt me të gjithë, virtyt që e pate deri në fund të jetës sate, sepse dije t’i doje dhe t’i çmoje njerëzit dhe gjithëherë i shihje me pozitivitet. Me admirim e dashuri flisje për secilën familje të katundit Piranë, brigjet e dy lumejve (Drinin e bardh dhe Toplluha ), fushat, livadhet e kodra të cilat pse i doje aq shumë edhe dëshiroje ti vizitoje më shpesh. Besa flitnim për kohën fëminisë e të rinisë që kaluam bashkë.
Por gurbeti dhe largësia ishte që dhe rrethanat e gjendjes politike në Kosovë nuk e lejonin një gjë të tillë.
Atdhedashurinė ndaj vendit e shprehe edhe me pjesëmarrjen aktive në demostratat e vitit 1981-82. dike vazhduar në shumë aktivitete atdhetare, që u zhvilluan në Prishtinë në kuadër të LDK-së nenë udhëheqjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar. Gjitmonë kishe qëndrim parimor dhe korrekt në raport shoqëror në nivele të ndryshme, ishe shumë njerëzor me miqtë dhe dashamirët e çështjes kombëtare, ndërsa me kundërshtarët e çështjes kombëtare apo thënë troç me hyzmeqarët e shërbimeve të huaja ishe shumë konkret i drejtpërdrejt e i pa kompromis.
Mërgimi për mua ishte një ndër sfidat më të rënda të jetës por, Ti Salë edhe kur emigrove në Zvicër në vitet 90-ta, në të cilën patëm rastin të banojmë dhe të punojmë bashkë, ma bëje më të lehtë me thirrjet e takimet e shpeshta.
Shpirti Yt duhet t’a besojë se edhe kjo sfidë për mua ja vlejti, për faktin se pata rastin të të njof më për së afërmi si karakter të çëndrueshem, dinjitoz, punëtor i palodhshëm, bëmirës dhe shumë i dashur.
Kurse sot Ty…të jepet lamtumira e fundit në New Jersey të SHBA-së, ashtu sikur sot dy javë i dhamë lamtumirën e fundit Jetmirit tonë të dashtun në Heilbronn të Gjermanisë. Ju bashkë si Yje… ju bashkuat qiellnajës në përjetësi. Në këto rrethana të kësaj Pandemie të mallkuar, nuk e patëm mundësin që të sjellim pak dhe të Dardanisë që aq shumë e deshtët. E dhimbshme kjo në rastet e një funerali, ku askush nuk mund të ngushëllojë familjarët e tij apo t’ja bëjnë dhimbjen pak më të lehtë duke i shtrënguar dorën apo duke i dhuruar një përqafim. Nuk patëm mundësi ashtu siq e donë tradita që t‘i qëndrojmë pranë; bashkëshortës Zojës, fëmijëve; Areltës e Albanit, pranë motrës Shyqerijes e vëllait Hajredinit. Shpresoj të na falësh!
Kështu e paska Gurbeti , gëzimin dhe hidhërimin je i detyruar nganjëherë që ta përballosh vetëm.
Para dy jave e pata shprehur një mendim me rastin e shkuarjës së Jetmirit në përjetësi, ku pata theksuar se duhet të pajtohemi edhe të kemi varre atje ku jetojmë. Sepse, Toka është e Zotit dhe ne i takojmë Zotit të madhërishëm. Sepse, edhe varrët janë dëshmi e kohës dhe migrimeve të shqiptarëve. Nuk e di a pata të drejtë, me siguri, koha do ta gjykoj vet. Më fal o Salë se të mërzita, nuk desha të rrija pa shkruajtur dy fjalë për Ty i shtrenjti ynë dhe pikërisht në ditën që nuk do të shihemi më. Por të jap fjalën, se në memorien time do të mbetësh përjetësisht ai Sala i ditëve më të mira në jetën tonë.
Sado që të shkruaj prap nuk do të mund t’a them të tërën, atë çfarë Ti meriton dhe unë ndjejë, prandaj bashkohu me engjujt e prehu i qetë. Ne mungesën tënde do t’a ndjejmë gjithmonë.

Lamtumirë i shtrënjti Salë!

22 prill 2020
Haki Latifi

Shënim shtesë: (Më falni miq se ndoshta e hidhërova kohën tuaj me këtë lajm të trishtë, por nuk munda të rri pa shkruar pak radhë për Fisnikun tim, Salajdin Latifi-Dalipi. Ndaj ndjej dhembje që një Lis i fortë si Sala, sot të jetë i shtrirë përdhe, e të prehet në varrezat e New Jersey).