Gjermania ia dërgon faturën Kinës për dëmet që ka shkaktuar pandemia

0
414

Edhe Gjermania e ka tronditur Kinën, pasi i është bashkuar Britanisë së Madhe, Francës dhe SHBA-ve për kërkimin e llogarisë në raport me pandeminë globale.

Por ndryshe nga të tjerat, Gjermania i ka lëshuar një faturë Pekinit në vlerë prej 130 biliardë dollarësh, për dëmet që ka shkaktuar Covid-19, transmeton portal arbresh.info

Të gjitha vendet kanë fajësuar Kinën për fshehjen e të vërtetës rreth pandemisë, duke e bërë përgjegjëse të parë.

Në faturën e dërguar nga Berlini janë përfshirë edhe të ardhurat e humbura nga turizmi, industria gjermane dhe humbjet që kanë pësuar bizneset e vogla gjermane.

Gazeta gjermane Bild artikullin mbi faturën e ka titulluar e ka “Kina na ka borxh”.

Nismës së Berlinit, Pekini i është përgjigjur me pretendimin se kjo lloj sjellje po ‘nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin’