Mbahet mbledhja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën

0
148

Mbahet mbledhja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën

Sot, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, i cili është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, z. Jusuf Thaçi, i cili përveç shprehjes së gatishmërisë për vijueshmërinë e punës së nisur nga ky Komision, vuri theksin në një qasje të re bashkëkohore në hartimin e materialeve mësimore për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë, duke përfshirë platformat digjitale, të cilat lehtësojnë procesin e mësimdhënies për shqiptarët në të gjithë botën.

Anëtarët e këtij komisioni, përfaqësues nga institucionet e Diasporës së Republikës së Shqipërisë, Drejtoresha e Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën Etleva Kondi, Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën Mimoza Hysa; përfaqësues nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë së Kosovës, Shqipe Gashi, Arbër Salihu; përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Erida Koleci, Majlinda Hala dhe Evis Mastori, diskutuan për problematikat e hasura deri tani në punën e këtij komisioni dhe për mënyrën e procedimit në të ardhmen.

Për shkak të situatës së krijuar, takimi u zhvillua online.