Epidemiologia nga Beogradi: Presheva dhe Bujanoci pjesë e Kosovës (Video)

0
189

Në Serbi ka shkuar në 99 numri i të vdekurve nga COVID-19 të testuar gjithsej 26.227 persona.

Për herë të parë në 24 orët e kaluara janë testuar më shumë se 3000 mostra, gjë që tregon se kapacitetet tona po forcohen është thënë në konferencën e rregullt për media nga shtabi i krizave të Republikës së Serbisë për menaxhimin e krizës së pandemisë së Covid19.

Ne pyetjen e PreshevaPress-it pë Shtabin e krizave të Republikës së Serbisë rreth numrit të të testuarve në territorin e komunave të Preshevë dhe Bujanocit, nuk ka ofruar përgjigje për numrin e saktë të të infektuarve dhe numrin e përgjithshme të të infektuarve.

Gjatë përgjigjes në pyetjen e parashtruar nga Abdulla Ahmedi, specialistja Darija Kisić Tepavčevic nuk ka patur njohuri rreth pozitës gjeografike të Preshevës, ajo ka filluar të flasë për mungesën e informacioneve për territorin e Kosovës.

“Sa i përket pyetjes, e cila i referohet pjesës së vendit tonë në Kosovë, Presheva dhe komuna e Bujanocit, në këtë moment nuk di të ju them numrin e skatë të testeve të bëra, por e di se po punohet gjithashtu intenzivisht në hulumtimet epidemiologjike, testime po bëhen intenzivisht kështu që në një konferencë të ardhshme për gazetarë do të ju prezentojmë numrin e sakt të testimeve edhe të rasteve të konfirmuara sipas regjioneve në këtë pjesë të vendit tonë.