NË 21 – VJETORIN E RËNIES SË POETIT, ARTISTIT, PIKTORIT, STRATEGUT, KOMANDANTIT, HEROIT TË KOMBIT AGIM RAMADANI-KATANA

0
169

Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresës së popullit shqiptar, e sidomos atij të shpërngulur nga trojet arbërore të Kosovës, i cili tashmë shpresonte në kthimin e tij në vatrat e veta dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare.
Siç dihet thyerjen e kufirit e bëri njësia me emrin “Grupi i Tretë Operativ” ( GO-3), në gjirin e së cilës bënin pjesë Brigada 131 që komandohej nga Rrustem Berisha, Brigada 134 që komandohej nga Salih Çekaj dhe Batalioni Diverzanto-Vëzhgues ’’ Delta’’ që komandohej nga Anton Çuni. Agim Ramadani ishte zëvendës komandant i Brigadës 131 (që nga formimi i saj nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ahmet Krasniqi në qershor 1998) dhe Kryeshef i Shtabit të njësisë ushtarake GO-3. Ndërsa Salih Çekaj ishte zëvendëskomandant për moral dhe çështje politike të Brigadës 134, komandant i së cilës ishte ushtaraku madhor Tahir Zemaj gjatë kohës sa i kreu detyrat ushtarake në Kosovë.
Luftëtarët e frontit të Koshares ishin të parët që dhuruan jo vetëm gjakun por edhe shpresën e madhe për popullin e Kosovës, në ato ditë të shpërnguljes masive: Kështu, ndërsa eksodi biblik i shqiptarëve ndalej, kortezhi pambarim i njerëzve i drejtohej qytetit të Bajram Curit me trupat pa jetë të trimave në krahë.


Duke nderuar veprën dhe jetën e Agim Ramadanit, ne nderojmë shkrimtarin, piktorin, Eprorin ushtarak, Komandantin, nderojmë të gjithë luftëtarët e „Brigadës 138“ që më vonë mori emrin e Heroit Agim Ramadani. Nderojmë të rënët por edhe të gjallët, i nderojmë të gjithë ata që me luftën e tyre e bënë të pavdekshme një betejë të lavdishme të UÇK-së, betejën e Koshares, e cila ishte pjesë e rëndësishme e formacionit sulmues për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Moto e Heroit Agim Ramadani, ishte se “pushkët kur bashkohen, krismën e kanë më të fuqishme”. I cili konsiderohet një ndër strateget e thyerjes me luftë të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Betejën e Koshares.
Heroin Agim Ramadani e bëri për vete lufta çlirimtare, liria aq e shtrenjtë për Kosovën. Atë, përjetshëm e përvetësoi Dheu i Dardanisë .
Sot nderojmë Heroin Agim Ramadanin dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, cilët 21 vjet më parë në Koshare, kur UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë. Në ato ditë të lavdishme, beteja e Koshares, kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë.
Në Koshare, betejë pas beteje, nga të gjitha trevat shqiptare, ranë 114 luftëtarë të lirisë, trima të tjerë morën plagë, e shumë humbën gjymtyrët e trupit. Por, ëndrrën e Kosovës e bënë realitet. Nën komandën e Agim Ramadanit- Katanës dhe të oficerëve të tjerë të karrierës këta trima shpartalluan ushtrinë serbe të armatosur deri në dhëmbë e shumëfishë me të madhe në numër e të përforcuar madje edhe me mercenar rusë.
Lufta e Kosharës, të prirë nga Agim Ramadani dhe eprorët e tjerë u dhanë mësime gjeneralëve dhe ushtarëve serbë, të cilët veten e pandehnin si të pathyeshëm.


Andaj këta burra të guximshëm me në krye Agim Ramadani, Salih Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaqi, Rrustem Berisha, Anton Quni etj., që sollën lindjen e agimeve të bardha meritojnë nderimin dhe Lavdinë, ngase Kosharen e dikurshme të prangave dhe mureve me gjemba e kthyen në urë kalimi që shpie në pjesën tjetër të Atdheut tonë, të prerë në dysh padrejtësisht njëqind vjet më parë.
Lavdi e përjetshme Heroit Agim Ramadani, dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë!

11 prill 2020
Haki Latifi