Koronavirusi mbërrin edhe në Medvegjë, një i infektuar dhe një i vdekur

0
163

Në teritorin e Komunës së Medvegjës janë konfirmuar 2 raste te infektuar me Cvovid-19, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë, kanë bërë të ditur në shtabin për situata emergjente nëkët Komunë.

Që të dy personat janë testuar më 5 prill, ndërsa rezultatet janë konfirmuar të hënën.

“Virusi covid-9 u konfirmua te një femër e lindur në 1957 e cila banonte në Drenac dhe në një burrë 72-vjeçar që jetonte në Rujkovac i cili vdiq dje para se të arrinin rezultatet,” tha Goran Ivanoviç, Zëvendës Komandant i Stafit të Menaxhimit të Emergjencave ne Medvegje.

Aktualisht po punohet ne identifikimin e personave qe kane qene ne kontakt me keta persona.