Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar me koronavirus 292 raste të reja, ndërsa shtatë të sëmuar kanë vdekur, duke e çuar kështu numrin e rasteve të vdekjeve në 58,
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka shkuar në 2.200 veta.
Sipas informatave nga terreni në Preshevë është e përgatitur sipas kushteve minimale që kanë për situatën e shfaqjes eventuale të Corona Virusit.
Deri më sot në komunën e Preshevës nuk ka asnjë të prekur me Corona Virus.
Popullata në Kosovën Lindore është tepër e revoltuar dhe e indinjuar për mos interesimin e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët deri me tani nuk kanë shprehur asnjë gatishmëri për ndihmë.
Ata i gjykojnë liderët politikë në Kosovë për tensione politike në kohën kur është i nevojshëm bashkëveprimi i duhur për këtë popullatë.