Aktori nga Presheva Gani Veseli për herë te parë shpalos “ sukseset e tija në rubrika „Bardh e Zi“

0
468

Syri.tv : Përshëndetje i nderuar Gani Veseli, mirë se erdhe në rubrikën javore Bardhë e Zi.

Gani Veseli: Falënderim mirë se ju gjeta. Jam i nderuar qe në këto ditë të vështira që po kalojmë e tërë bota me virusin me keni përzgjedhur mua dhe natyrisht pak a shumë po me largoni nga të menduarit për virusin Corona.

Syri.tv: Kush është aktori Preshevar Gani Veseli ?

Gani Veseli: Ganiu është lindur dhe rritë në një vend të vogël po me shije e vlerësim dhe dashuri në fshatin Corroticë, Këtu kreva shkollën fillore ndërsa gjimnazin në Preshevë dhe Akademinë e arteve dega Aktrim në Maqedonin Veriore në Tetovë .

Syri.tv: Gani, je një nga emrat më të vlerësuar të teatrit në Luginë të Preshevës. Si ndihesh sot kur dëgjon kaq shumë vlerësime mbi karrierën tënde si aktor, nga publiku dhe nga kolegët?

Gani Veseli: U skuqa se s’jam mësuar kështu të vlerësohem dhe se asnjëherë disi s’mund i përballoj lëvdatat direkte.

Zakonisht jam mësuar ta kuptoj nga duartrokitjet por edhe nga komentet prandaj pyetje shumë direkt më bëri pak të pasigurte, ha…ha…ha , pasi që ‚isha mësuar kështu por gjithsesi falënderim shumë që keni hase dhe keni vlerësua të gjitha vlerësimet që më janë bërë dhe që keni përcjell aktivitet e mija gjatë karrierës që kam. Kjo më gëzon më shumë kur të tjerët edhe nga distance janë prezent me punën që bej ,dhe natyrisht se jam krenar me veten dhe me punën që bëj shkaku se çdo punë e bëj me nder, me mund ,me djersë dhe deri më sot nuk e kam zhgënjyer asnjë por as veten. Natyrisht i gëzohem faktit kur njerëzit më vlerësojnë dhe më shumë ndihem mirë dhe më japin vullnet të realizoj role të mira që vlerësohen dhe pa dyshim ndihem edhe më mirë në skenë të Teatrit dhe natyrisht edhe në film.

Syri.tv: Kur je ngjitur për herë të parë në skenë?

Gani Veseli: Aktrimin kam filluar diku në vitin 1996.

Kam filluar të jem aktiv në atë kohë me organizime shkollore të grupit letrar feniksi të gjimnazit.

Mbaj mend se emitoja aktorin dhe profesorin tani më të njohur Mentor Zymberi në rolin e Labinot Kundinollit tek shfaqja, „Jam Talent„, dhe që nga atëherë kam vazhduar me rrole të ndryshme.

Më pas, në akademi me role të tjera gjatë studimeve kemi pasur një grup të mrekullishëm në akademi dhe kështu pastaj kam vazhdua dhe për të mos u ndalur në këtë drejtim.

Syri.tv: Cili ishte roli yt i parë në teatër?

Gani Veseli: Sinqerisht është periudhë e gjatë dhe se nuk mbaj mend se cili është i pari por mund të them se çdo rol që kam pas ka qenë për mua gjithçka. Rolet më janë përshtatur dhe kam dhënë maksimumin që të jem në skenë. Rrole kam patur mjaft port të gjitha ato kanë një histori në vete që më lenë kujtesa të ndryshme qe ndihem i lumtur me të gjitha rolet nga 96 e deri në këtë kohë.

Syri. tv: Çfarë i duhet një aktorit për të qenë aktor i mirë ?

Gani Veseli: Së pari të jesh njeri i mirë dhe ta duash vetveten dhe të tjerët. Të i respektosh ata të cilët nuk janë si ti dhe nuk posedojnë gjëra që i ke ti qoftë fizike apo edhe gjëra të tjera, dhe më pas është leximi, qetësimi shpirtëror dhe krejt gjithë pasi ti kesh këto duhesh ta kesh TALENTIN.

Syri.tv: Si është bashkëpunimi me aktorë të tjerë?

Gani Veseli: Jam njeri i thjesht dhe i afërt e komunikativ dhe shumë i lehtë për të tjerët të realizojm gjërat bashk. Mjafton ta dish përball mua çfarë kërkon dhe realizimin e ki të lehtë, atëherë çdo gjë është në rregull, prandaj do ta veçoja projektin e fundit realizimin e Dokumentarit SKENARI I NËNËS në regji të Kastriot Saqipit që vërtet më len shumë kujtesa shumë shije të mira dhe mbi gjitha personazhin Avni Hetemin që kam pas me ka ndryshua edhe pikëpamjen ndoshta të mendoj më ndryshe ndaj njerëzimit dhe se nga kjo edhe kam mësuar shumë por edhe kemi arrit më shumë se sa kemi menduar. Do të veçoja se është vlerësua shumë nga të gjithë por kemi qenë edhe ekip i mrekullueshëm dhe ky dokumentar jam i bindur se do të lënë gjurmë në mua se e kam bërë me zemër.

Syri.tv: Cila është eksperienca yte si aktor në Preshevë ?

Gani Veseli: Kam aq shumë ekperienca në Preshevë sa që vërtet nuk di ka të jam filloj sepse kam kaluar shumë sfida dhe se në fund gjithcka që kam dashur kam arritë. Presheva shumë më ka dhënë shumë më ka formu shumë dhe jam i lumtur me të gjitha sfidat që kam kaluar e asnjëherë s’kam humbur dhe asnjëherë s’kam mbetur pas, jam njeri i hekurt në këtë aspect kur është fjala tek sfidat. .

Syri.tv: Si përgatitesh për një rol?

Gani Veseli: Unë do të thoja se si ja dalim të finalizojmë një rrol e që besa nuk është e let për çdo aktor se besoni se është gjithëçka që ka të bëj me shëndetin çdo gjë kërkon kujdes çdo gjë kërkon ta kesh gjithçka në vijë. Publiku shikon në skenë një orë e gjysëm por aktori merret me atë rrol me muaj të tërë duke filluar nga leximi e deri në finale. Sikur të këtë mundësit publiku të shikojë të hekat e aktorit gjat procesit të punës do ta kishte kuptu më shumë djersën edhe mundin e aktorit me çfarë ballafaqohet ai.

Mua personalisht më duhet qetësi, nuk dua të jem i shqetësuar. Dëshiroj të jem i koncentruar, bashkpunimin me gjithë regjiosret e kam të mirë jam pak ndonjëherë nervoz por gjithmonë i hapur dhe aktiv për punë të mirë. Vlersimin për mua më mirë do të e thonin regjisorët me të cilët kan punuar me mua dhe besoj do të vijë edhe ajo kohë.

Po serioziteti në përgaditjen e rrolit dhe pranimi i informatës që e jep regjisori kjo është më e mira e mundshme. Prandaj unë them se nëse nuk i beson regjisorit më mir mos prano rrol shkaku se nuk do të ketë një finalizim të mirë .

Syri.tv: Ti vjen nga Presheva dhe si aktor ke marrë pjesë në shumë vende dhe në vendlidje ke sjellur shumë çmime, mirënjohje . Sa të ka përkrahur komuna në ketë fushë ?

Gani Veseli: Mua më ka perkrah komuna“ në disa periudha po jo në vitet e fundit. Është kënaqësi të kesh miq e shokë të cilët çdo realizim që kam pasë më kan mbështetur me bizneset e tyre por se asnjeher nuk i kam zhgenjyer me punën që kam bërë. Dokumentari i fundit nuk ka patur nevoj për përkrahjen e komunës po as që kam kërkua se janë „PARA ME KUJE“ e në kulturë kjo nuk ka vend të qartë apo jo ….

Syri.tv: Çfarë të shtyri të fillosh me aktrim Gani ?

Gani Veseli: Nuk ka pas diçka të veçante që më ka bind se duhet të jem në aktrim. Nuk më ka zbuluar askush, thjeshtë kam zbulua dëshirën teme dhe kështu kam vazhduar.

Diku në vitin ’98 me u afrua një aktor Musa Isufi nga Kumanova dhe më afroi me afër dhe më nxiti edhe më shumë që të futem në aktrim.

Sot natyrisht se jetoj me aktrim, e dua dhe se thjesht ushqehem e dua këtë profesion ose zanat .

Syri.tv: Çfarë është një aktrim i mirë për ty, një rol shumë i mirë?

Gani Veseli: Një aktrim i mirë është kur aktori në skenë e arsyeton çdo fjalë dhe çdo veprim që bënë në skenë, nuk del në asnjë moment jashtë përqendrimit  kështu qe  respekton grupin e kolegëve publikun dhe profesionin e tij. Për të ndërtuar një rrol shumë të mirë seriozisht duhesh të mëresh me rrolin, ta analizosh mirë të merresh informata nga regjisori të mendosh mirë në rrol dhe pastaj të japësh më të mirën nga vetja. Çdo rol ka ndryshimet e veta, prandaj duhesh edhe të mos mishërosh ndonjë rrol dhe pastaj të ngelesh tërë jetën në rrolin që ke punua më herët. Aktori i mirë është kur nuk përsëritet dhe se kur gjithmonë është ndryshe dhe se asgjë nuk bën në skenë aktrim të rastit.

Syri.tv: Cili është momenti më i neveritur që të ka ndodhur në skenë?

Gani Veseli: Është një moment gjatë studimeve në shfaqjen e Hamletit dhe një koleg harron tekstin. Kam qenë në një pozitë shumë të vështirë deri sa e kemi rikthye tekstin dhe se ka qenë diçka e neveritur. Isha ende në vitin e tret dhe ishte shumë e vështir sidomos në rrole të tilla siç është Hamleti. Por edhe janë sfida dhe shkollë që më pas e kupton se çdo gjë të bënë edhe më të fuqishëm.

Syri.tv: A ka Presheva aktor të mirë? Çfarë ndenja është të punosh me aktorët të rij dhe rajonale?

Gani Veseli: Presheva ka aktor shumë të mirë edhe të pranuar si në skenë ashtu edhe në film. Jo rastësisht kanë treguar vlera në çdo festival që kanë marr pjesë. Do të jenë edhe më të fuqishëm në të ardhmen në të mirën e Preshevës por arti duhet të përkrahet dhe sukseset pastaj nuk mungojnë.

Syri.tv: Çfarë i mungon Teatrit Preshevës ?

Gani Veseli: Teatrit i mungon vëmendja politike që ta kuptojnë më shumë teatrin të mbështet më shumë, të respektohet arti dhe se teatri do të jetë në piedestalin më të lartë të mundshëm . Këtë e them për shkak se ka nevojë të mbështetet me shumë me buxhet financiar dhe për momentin me kuadër dhe hapësira është në rregull.

Syri.tv: Ke qenë Koordinator dhe themelues i Teatrit të Preshevës. Më flit pak për këtë periudhe ?

Gani Veseli: Po, në vitin 2009 isha koordinator në atë kohë mundëm që të rikthejmë¨ punët ne profesionalizëm duke u nis nga festivali Ditët e Komedisë Shqiptare ,angazhimin e aktorëve profesionist në çfaqe dhe se kjo vazhdoi si suksese me punën e asaj kohe ku me pas periudhat filluan të plotësohen me rikthimin në skenë të aktorëve dhe se publiku filloj të shikoj ndryshe punën dhe vlerat që ju servuan në skenë dhe kanë vazhduar pastaj shfaqe me radhë .

Themelimi i teatrit ka qenë histori në vete ku nga viti 2004 e këtej isha i zëshëm gjatë gjithë kohës në shumë debate e kërkesa që bëmë ndër vite ku me pas u bashkëngjiten edhe aktorë e regjisorë të cilët paralel nuk ndaluam kërkesat por ishte kohë e gjatë deri tek realizimi ne vitin 2017 u emërova drejtor i Shtëpisë së Kulturës ku pata mundësin me të mirë që të jem më persë afërmi që të merrem drejtpërsëdrejti me punët e teatrit dhe kisha vetëm 6 muaj si drejtor kur arrita edhe të realizoj të gjitha dokumentet përgatitjet për ta themeluar Teatrin. Jam i lumtur me këtë gjë sepse sot Presheva ka teatrin dhe se aktorët sot kanë shtëpinë e vetë dhe se jetojnë dhe punojnë pikërisht ne këtë teatër. Këto janë ndjenja që nuk din ti përshkruash por jam i lumtur se kam arrit një gjë që shumë drejtorë janë endur poshtë e naltë duke marrë vetëm rroga. Sot Presheva gëzon teatrin dhe është e privilegjuar me teatrot tjerë sepse aktorët sot bëjnë punë të mirë ete ndershme dhe me përgjegjësi.

Syri.tv: z. Veseli, ke qen edhe Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, cilat ishin sukseset e tua si Drejtor ?

Gani Veseli: Drejtor kam qene dhe se nuk e kam pa asnjëherë si privilegj por si përgjegjësi po dhe për një vite qe kam qen kam realizua projekte te cilat edhe çka nuk ka pas te planifikuar nga drejtori paraprak kam marr një buxhet te cunguar po kam lenë dyfishin e buxhetit kur kam ike nga drejtori. Kjo me bene te lumtur dhe se kam lenë pas themelimin e Teatrit, aktivitete qe i kam ringjall si kthimi i festivalit te valleve nga gjitha trevat dhe se mbi te gjitha kam punësuar aktor qe kanë meritua te jen ne vendin e vet për dallim nga të tjerët qe marrin në punë që nuk meritojnë aty ku janë.

Syri.tv: Për pos aktor ishe dhe producent dhe ideator i dokumentarit “ Skenari i Nënës “ .Çfarë ndenje ishte të punosh për ketë dokumentar i cili është pritur shumë mire nga publiku ?

Gani Veseli : Ky është projekt i veçantë për mua dhe më specifik. Është e vërtet qe publiku e ka prit shumë mirë dhe se ky dokumentar tani është përzgjedhur në vendin e parë në botë në festivalin e Anglisë dhe se është fut ne finale pas votimit online qe u radhitem ne vendin e pare nga 41 filma. Prandaj jemi duke ecur akoma me këtë dokumentar dhe se kemi edhe shume për te kaluar rrugë me dokumentarin Skenari i Nenës , prandaj si producent kam parë se nuk jam keq me shkon edhe kjo punë. Ndoshta në të ardhmen do të vazhdoj paralel edhe me ketë pune si producent .

Syri.tv: Çfarë je duke zhvilluar kohën e fundit , cilët janë planet e tuaja në të ardhme ?

Gani Veseli: Tani për tani po merrem me festivalet me dokumentarin Skenari i Nenës qe edhe ne Amerike është konkurrent për çmim. Jemi në zhvillim e sipër me shfaqjen e teatrit të Preshevës Paraja e synime ka shumë. Pas virusit pres të fillojmë xhirimet në serialin SHKALLET në Maqedoni dhe se po mendoj edhe për një film të gjate por këtu si Producent kurse si aktor varet nga regjisori .

Syri.tv: Sa shfaqje teatrore i ke luajtur deri më tani?

Gani Veseli: Kam luajtur shume shfaqe por do te veçoja Shfaqen“ Jashtë bie Bore“ dhe „Skicuesi“ ,qe kam qene ne rrolet kryesore .

Syri.tv: Si aktor si qëndron për një jetë të mirë në Luginë të Preshevës?

Gani Veseli: Mund te jetosh sot për nesër po jo edhe te ja dalësh sepse është thjeshte e mundimshme dhe me pak vlerësim prandaj nuk mund te them se mund me ja dal si dëshiron .

Unë kam realizua shfaqe, filma e seria të filmit dhe krenohem me punën e si aktor nuk është lehte .

Syri.tv: Sa ju përkrahin mediat shqiptare si aktor qofshin ato ne vendin tënd ato rajonale apo në Mërgatë ?

Gani Veseli: Po jam shumë falënderues për mediat ,portalet vërtet gjithmonë i kam pas mbështetje dhe jam i respektuar dhe gjithmonë me kane qëndruar sa here qe kam pas aktivitet kam pas përkrahjen prandaj dua ti falënderoj te gjithë nga zemra.

Syri.tv: Cili është mesazhi yt për adhuruesit apo lexuesit e portalit Syri.tv

Gani Veseli: Un ju falënderoj shumë qe gjetet kohe për ketë intervistë dhe nga zemra ju uroj suksese portalit tuaj natyrisht edhe shikueshmëri sa me shume. Vazhdoni kështu se jeni ne rruge temë bare ndërsa për lexuesit e Syri,tv qe te shfletojnë me shumë ketë faqe se vërtet keni marre një pune serioze dhe se mund te gjejnë gjera te mira tek ju prandaj suksese dhe pune temë bare .

Syri.tv: Tani dhe njëherë të faleminderit shumë që gjete kohë që të jesh pjese e rubrikës javore „Bardhë e Zi

Intervistoi: Arben Mehmeti