PYETJE PUBLIKE PËR RAMUSH HARADINAJN

0
187
Fatmir Brajshorri

Zotëri Haradinaj,
Qëllimi i shtetit nuk është të sundojë dhe t‘i mbajë njerëzit të frikësuar,por, përkundrazi t‘i çlirojë individët nga frika.
Duke u nisur nga kjo më lejoni t‘ju bëjë një pyetje( ca) publike:

Kur Ju, u zgjodhët kryeministër ( duke ju falenderuar Kadri Veselit) i Kosovës, me ta marrë detyrën, bëtë këtë veprim të parë:
„ Prodhuesve të UJIT që kishin borgje mbi 50 miljon EURO shtetit, me një urdhëresë, ua fale borgjin dhe i lirove nga obligimi që kishin për t‘paguar borgjet shtetit!
Sot e kësaj dite nuk u bë publike, se cilët ishin ata prodhues të ujit, që i falët borgjin prej 50 miljon eurove!
Në faktë, shteti nuk e ka për detyrë, firmave private t‘u falë borgjet; nëse kanë paguajn nëse nuk kanë falimentojn!
Ekzistojnë dyshimet që: „ Ata „ prodhues“ janë njerëz të afërm me PARTIN TËNDE PRIVATE ( AAH = Aleanca për Ardhmërin e Haradinajve) dhe shi për këtë më kujtohet një gjë:
Në Shqipëri, pas rënjes së sistemit, policët aso kohe ishin më të korruptuarit. Kur kalonim me makina, rrugës Tironë – Kukës, kishte pika ndalimi nga policia. Asnjë makinë nuk e lejonin të kalonte pa paguar. Pyetja e policëve ishte:
„ A do me paguar 100 dollarë për LALEN a 200 dollarë për SALËN?“
Kjo i binte: Nëse mua m‘i jep 100 dollar ecë, nëse nuk don, ta shkruajmë dënimin dhe i paguan 200 dollarë për shtetin!
Neve na leverdiste me i paguar 100 dollarë LALES se ishin ma pakë se 200 për shtetin,,,
Pyetja ime është:
„ Prodhuesve të ujit që kishin borgje 50 miljon shtetit, mos u tha dikush:
A doni me pague 5 miljon për Lalen a 50 miljon për Salën?“

2.
Pyetja tjetër zoti Haradinaj,
Në rrugën Prishtinë – Lypjan – Ferizaj, aty te udhëkryqi i Çagllavicës, në anën e djathtë, është ndërtuar një lagje me emrin: Swiss Village!
Shtëpiat( Villa) çmimin kanë nga 280.000 mijë Euro deri në 300.000 mijë Euro.
Aty ish ministri në qeverin tuaj dhe njeri i afërt me Ju, PAL LEKAJ ka blerë dy shtëpia.
E keni pyetur ndonjëherë ministrin e qeveris tënde se, nga i mori parat për blerjen e atyre dy shtëpiave. Atë ministrin që Bechtel- Enkes i pagoj shtesë edhe nja 53 miljon Euro?

3.
Ju zoti Haradinaj kritikuat zotin Arben Vitia, që kurrgjo nuk po bë për të parandaluar Pandemin COVID19, dhe se, vetëm po mirret me konferenca shtypi.
Zoti Haradinaj,
Për dy vite, u tha, që ju keni hargjuar gati 500.000 mij Euro për KALAMARI?
Pyetja ime është:
Me 500.000 mij Euro sa Respirator apo shtretër modern do të mund të bliheshin për spitalet tona?

4.
Dhe pyetja e fundit zoti Haradinaj,
Përse nuk angazhoni pjesën intelektuale të Deçanit, në partin tuaj private, që janë të shumtë, në vend të atyre „ ylli vogël larg në qiell“, ose të atyre që „ prindërit u kanë lexuar libra“ deri sa këta kanë qenë, me dele nëpër stane.
Komuna e Deçanit ka dhënë dhe jepë shumë; profesor, intelektual, artistë, shkrimtarë, poet,,,
Pse nuk i ke këta në Kuvend dhe në Parti?

5.
Dhe nëse sot, viti 2020 ia doni Kosovës ma t‘mirën sikur që ja deshte para 20 vite, pse nuk po e bë një punë për Kosovën?
„ Mos m‘u marrë ma me politikë!“

P.S.
Këto pyetje t‘i bë një njeri, që ishte angazhuar para tre a katër vitesh, që pikrishtë TI me marrë qeverisjen në Kosovë … Një njeri që u kishte bë thirrje shokëve, të njohurve, për ta ndihmuar Ramushin dhe partin e tij.
Sot u kërkoj falje atyre!
Ti Ramush Haradinaj, në këto 20 vitet e fundit, ke qenë dëshpërimi im më i madh!
Sikur që vetja ime është e dëshpëruar në vetën time, që komplet familja, në të ftohtë, në Colmare protestonim për burgosjen tënde!
„ Pa e futë lugën, nuk dihet se çka ka vegshi!“