Sulm me thikë në një furrë buke në Francë, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

0
111

Një ngjarje e rënde ka ndodhur në Francë.

2 persona janë vrarë dhe 4 të plagosur në një sulm me thikë në qytetin jug-lindor francez Romans-sur-Isere. Sulmi ndodhi jashtë një furre buke ku klientët po mbanin rradhën.

Një nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, nuk dihen shkaqet e sulmit. Sulmuesi është arrestuar nga autoritetet.

Policia i tha mediave franceze se burri i arrestuar ishte një azilkërkues 33-vjeçar nga Sudani.