Pirateria Televizive: AKEP bllokon Nimi TV dhe 16 faqe të tjera interneti pirate

0
266

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në një shkresë të dërguar ditën e sotme pranë ofruesëve të shërbimeve elektronike në internet, i ka urdhëruar këta të fundit të bllokojnë 17 faqe interneti të cilat në mënyrë ilegale transmetonin shërbime televizive mes tyre dhe NIMI TV.

Përmes kërkesës së AMA e cila përmes dy shkresave të dërguar pranë AKEP, ka nisur një listë me faqe interneti të cilat ishin në kundërshtim me nenin 55 në Ligjin Ne 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Në listën e websiteve që ofronin pirateri televizive është dhe Nimi TV, një operator IPTV i cili në mënyrë ilegale prej muajsh transmeton në mënyrë pirate në të gjithë Evropën. Më herët IMA ka raportuar për këtë operator dhe TVALB, IPTV simotër të NimiTV që të dy nën administrimin e të njejtës shoqëri. Këta dy IPTV transmetojnë në mënyrë pirate programe televizive të Digitalb si dhe të platformave dixhitale më të njohura në mbarë botën si Sky. NimiTV vazhdon ende të promovohet nga Televizioni Klan në fashën e reklamave, ku protagonistë të spotit janë dhe personazhe të njohur publik shqiptarë.

Më poshtë lista e plotë e faqeve të internetit të bllokuara nga AKEP me kërkesë të AMA:

  1. https://nimitv.com
  2. https://topkanale.ml/download.html
  3. https://www.shikoshqip.net
  4. www.tvshqipon.com/tring-sport-1-live
  5. http://www.knaqu.tv/live-tv/jolly-hd.html
  6. http://bashk.tv/en/k/TringSport1
  7. http://albaniatv.live/category/lista-e-kanaleve-tv-shqip
  8. http://nooblive.com/node/2152
  9. https://albboxapp.xyz
  10. http://hdstreamon.blogspot.com
  11. https://tvshqipal.webs.com
  12. http://tvshqiphd.net/channel/tring-sport-1-live
  13. http://oklivetv.com/europe/albania
  14. http://albsports.com
  15. http://shqipvision.com
  16. https://www.tvshqip.tk
  17. http://shiko.ndeshje.net/p/live-ndeshje.html

Është për t’u përgëzuar fakti që dy institucione rregullatore shqiptare tashmë po intestifikojnë luftën kundër piraterisë televizive, ku përmes ilegalitetit para të shumta të shqiptarëve shkojnë jashtë vendit. Transmetimi televiziv është një nga më të rëndësishmit me mjaft kosto për transmetuesit por njëherazi që ndikon pozitivisht tek qytetarët dhe tek niveli ekonomik i shqipërisë.

INFOMEDIA ALBANIA