Banorët në Indi ngjiten në pemë për tu mbrojtur nga Covid 19

0
130

Nga: Besmira Pelushaj

Duke mos pasur hapësirë në shtëpitë e tyre, disa banorët të Bengalit janë izoluar në një fshat të Indisë mbi pemë. Kjo ka qenë e vetmja mënyrë për të mbrojtur familjartë dhe fqinjët e tyre nga covid 19.

Izolimi në banesat e tyre është i pamundur për disa banorë në shtetin lindor të Indisë, Bengalin.

Shtatë prej tyre, të cilët kohët e fundit u kthyen nga qyteti jugor i Chennai, u këshilluan nga një mjek që të izolohen për 14 ditë.

Duke mos pasur hapësirë në shtëpitë e tyre dhe për t’i mbajtur familjet dhe fqinjët e tyre të sigurt nga koronavirusi, ata kanë ndërtuar shtretër në degët e një peme ose platforma, ku të mund qëndrojnë gjatë periudhës së karantinës.

„Doktori na këshilloi që të rrimë në shtëpi dhe të ruanim distancë sociale. Ne nuk kemi dhoma personale në shtëpitë tona. Për këtë arsye në fshat u vendos që të izolohemi. Po jetojmë në pemë, por nuk ka asnjë problem për ne këtu, tha një Bijoy Sing Laya.

Deri më tani, India ka raportuar 979 të prekur, dhe 25 viktima. Kryeministri indian Narendra Modi u kërkoi 1.3 miliardë njerëzve këtë javë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për tre javë, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.