Në kujtim të 21 vjetorit të rënies së martirëve të lirisë; avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, si dhe dy bijve të tij, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendi

0
62

Në kujtim të 21 vjetorit të rënies së martirëve të lirisë; avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, si dhe dy bijve të tij, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendi dhe të shkuarjës në përjetësi të ish Nënkryetarës së LDK-së dhe Deputetës së Republikës së Kosovës z. Nekibe Kelmendi!
Avokati Bajram Kelmendi, ishte i pari shqiptar që e denoncoi me shkrim dhe hapur për krime lufte kriminelin Sllobodan Millosheviç, në organet gjyqësore të atëhershme, për të punuar ditë e natë në ushtrimin e denoncimeve dhe kompletimin e materialit argumentues kundër tij në Tribunalin e Hagës. Gjatë luftës vajti në Tribunalin e Hagës. Dorëzoi kallëzimin penal kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, dosjen për krimet barbare ndaj shqiptarëve të Kosovës. I ofroi kësaj gjykate dëshmitë, provat e faktet, për gjenocidin dhe krimet e luftës.
Ai e mbrojti juridikisht Kosovën.
„Ku ke pa’ ti me e fitu’ lirinë pa luftë…pa gjak” kishte thënë Avokati Bajram Kelmendi në një emision të ish TV Prishtinës qysh në vitin 1989.
Lavdi dhe nderime të përjetshme!

25 mars 2020
Haki Latifi