“Replikë” fton për protestë n’ballkon nesër nga ora 11 me moton „NukJemiDele“

0
175

Organizatori i protestave të ditëve të fundit, “Replikë”, ka kërkuar që qytetarët të protestojnë edhe nesër me fillim nga ora 11:00, në kohën kur është paralajmëruar seanca e Kuvendit ku do të votohet për mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK-ja.

Në thirrjen e “Replikë”, thuhet: “Protesojmë n’ballkon kundër mocionit për rrëzim të Qeverisë në kohë Pandemie”.

“Nesër, në ora 11:00 po i rrahim tenxheret dhe po protesojmë kundër mocionit për rrëzim të Qeverisë në kohë krize shëndetësore, kohë pandemie, kohë kur e gjithë klasa politike duhet të veprojë bashkë, kohë kur të gjithë e kemi një armik të përbashkët – pandeminë COVID-19. Nesër, në ora 11:00 kjo klasë politike do të tregojë sa e papergjegjëshme është, sa johumane është dhe sa shumë lufton për interesa partiake dhe pëfitime personale. Ne, qytetarët e Kosovës #NukJemiDele, që të luajnë me shëndetin tonë dhe interesin publik”, ka thënë “Replikë” në njoftimin për media.

“Nesër gjatë kohës kur përfaqësuesit tonë do ta votojnë mocionin e mosbesimit, le të dëgjohet zhurma jonë e të ua bëjm me dije se #NukJemiDele”, ka përfunduar thirrja e “Replikë”