Covid-19, pas 2 muajsh të bllokuar, izolimi i Wuhanit përfundon më 8 prill

0
100
TOPSHOT - Medical staff celebrate after all patients were discharged at a temporary hospital set up to treat people with the COVID-19 coronavirus in Wuhan in China's central Hubei province on March 9, 2020. - China closed most of its makeshift hospitals for coronavirus patients, some schools reopened and Disney resort staff went back to work on March 9 as normality slowly returns to the country after weeks battling the epidemic. (Photo by STR / AFP) / China OUT (Photo by STR/AFP via Getty Images)

Provinca Hubei e Kinës e cila ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, po planifikon të heqë gati të gjitha kufizimet e bllokimit në krahinë më 8 prill, njoftuan autoritetet.

Masat e ngjashme do t1% jenë edhe për Wuhanin.

Covid-19 u raportua për herë të parë në Wuhan në dhjetor. Autoritetet u përgjigjën duke mbyllur provincën dhe duke detyruar miliona të mbeten brenda, shkruan CNN.

Deri në fund të ditës së hënë, Hubei kishte raportuar 67,801 raste të koronavirusit dhe 3,160 viktima.

Sidoqoftë, shkalla e rasteve të reja është ulur ndjeshëm, krahina ka raportuar vetëm një infeksion të ri në gjashtë ditët e fundit.

Rreth 82,000 njerëz në territorin e Kinës janë infektuar, 3,277 prej të cilëve kanë vdekur. Më shumë se 73,000 janë shëruarr dhe janë larguar nga spitali.