Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Mal të Zi

0
105

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi një person 65-vjeçar sonte ka ndërruar jetë si rezultat i koronavirusit të ri.

“Ai është viktima e parë me Covid-19 në vend”, tha drejtori i Qendrës Klinike Jevto Erakovic për mediat nga Podgorica.

Në Mal të Zi, 21 persona janë të infektuar me koronavirusin e ri deri më tani, transmeton KsP.