‘Presidenti dhe PDK-ja janë të shqetësuar me punën e mirë të kryeministrit Kurti’

0
429

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dy ditë më parë kishte synim tjetër me anë të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas shfaqjes së rasteve të para në vend me koronavirus.

Bajqinovci ka thënë se synimi i Thaçit ishte puçi ndaj qeverisë Kurti.

Sipas tij, Thaçi dhe PDK-ja janë të shqetësuar me punën e mirë të kryeministrit Albin Kurti

“Presidenti dhe PDK-ja janë të shqetësuar me punën e mirë të kryeministrit Kurti, nuk i dëshirojnë reformat që priten të bëhen në drejtësi, dhe kanë bërë që ata të frikësohen dhe me çdo kusht ta rrëzojnë Kurtin”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bajqinovcit:

Si ndryshoi situata brenda dy ditëve sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19, tash presidenti i vendit po deklaron se situata është nën kontroll.

Nisma e tij për të shpall gjendje të jashtëzakonshme, ishte për ta destabilizuar menaxhimin e mirë të ministrit Vitia dhe përmes kësaj nisme t’i shpallet puç qeverisë Kurti.

Presidenti Thaçi sot nuk e paska përmend punën e mirë të qeverisë, duke e përmendur vetëm IKShP-në, mirëpo kjo e fundit nuk mund të funksionojë pa ministrinë e shëndetësisë në krye me Arben Vitinë.

Presidenti e paska lavdëruar punën e policisë e që deshi t’ia marrë kompetencat përmes gjendjes së jashtëzakonshme.

Presidenti dhe PDK-ja janë të shqetësuar me punën e mirë të kryeministrit Kurti, nuk i dëshirojnë reformat që priten të bëhen në drejtësi, dhe kanë bërë që ata të frikësohen dhe me çdo kusht ta rrëzojnë Kurtin.

Në maj finalizohet ligji antimafia, e në qershor pakoja kundër korrupsionit. Andaj ky puç ishte shumë i pritshëm.

Gjithashtu, reformat dhe ndryshimet që priten të ndodhin në polici, AKI dhe institucionet tjera të sigurisë, e deri te ndërmarrjet publike siç është KEK-u janë shqetësuese për opozitën.