ANOMALIA PSIKOPATOLOGJIKE E EGOVE TË LIDERËVE POLITIK TË KOSOVËS ËSHTË E PA KRAHASUAR NË RRAFSHIN NDËRKOMBËTAR

0
354

Në kohën kur bota është e rrezikuar nga corona virusi, në vend që të ashtuquajturit lidër politik të Kosovës të gjejnë dhe zbatojnë strategji për mbrojtjen e popullit, ata për epshet e tyre egoiste parp po deshmojnë anomalitë e tyre psikopatologjike, duke i dhënë prioritet vetes se tyre e jo popullit të cilit de jura do duhej ti shërbenin.

Liderët kompetent, tregohen me vizionet dhe strategjitë e tyre në mbrojtjen e popullit nëper situata të vështira, siq është kjo situatë shumë alarmante edhe për vendet më të sigurata e më të pasuara të botës. Kosova si vendi më i varfër në Evropë shumë pak mund ti përballojë ndonjë katastrofe qe mund ti vie nga ky virus. Vetem nje fakt qe Kosova nuk ka as 50 respiratorë tregon se në këtë vend trajtim për të mbijetuar mund të gjejnë vetem 50 veta të sëmurë rëndë, pra duhen masa paraprake shumë strategjike për të menjanuar një situatë katastrofe.

Liderët jo kompetent i tregojnë botës se sa të paaftë janë, kur mu në këto situata bëjnë avantura të psikopatëve, duke përqarë edhe më tej popullin dhe duke e stresuar atë edhe më tëj, duke krijuar situata jo stabile frikë e kriza të reja shtetërore.
Këto avantura psikopatologjike populli dhe historia nuk do i harrojë, ndaj reflektoni o të ndjerë sepse e morrët popullin në qafë dhe na bëtë horë para botës së qytetruar. Asnjë nga ju, që keni aq shumë inate ndaj njëri-tjetrit (dëshmi kjo e një intelegjence emocionale shumë të ulët), nuk e meritoni të udhëhiqni popullin, të cilin de facto ju nuk e udhëhiqni, por e stresoni e bëni për të vjellur kur ua ndegjonë emrat ose ua sheh fytyrat tuaja neveritëse, plotë intriga e mashtrime.

Populli ynë meritonë lider kompetent, visionar, largëpamës, origjinal me një autenticitet të denjë, e jo, injorant, intrigant, genjeshtar, egoist, psikopat ordiner, qe nuk dinë të deshmojnë se çfarë janë vlerat minimale të qytetrimit. Turp të keni të gjithë dem babadem.