Asnjë i infektuar për të dytën ditë radhazi në Kinë me koronavirus. 39 raste të ardhura nga jashtë vendit

0
361

Asnjë i infektuar edhe sot në Kinë, duke bërë që e premtja të jetë dita e dytë në radhë, duke shënuar sërisht numrin “0” të të infektuarve brenda territorit të vendit. “Duke nisur që nga dita e djeshme, nuk shënohet zyrtarisht asnjë i infektuar në vend”, ka deklaruar Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Aktualisht, janë vetëm 39 raste më Covid-19 dhe të gjithë këta të ardhur në Kinë nga jashtë vendit si dhe 3 viktima të konfirmuar sot, duke e çuar në 80.967 vetë numrin e të infektuarve gjithësej dhe 3.248 numrin e viktimave.

Ndërkohë po sot, sipas autoriteteve kineze, deklarohet se 730 pacientë kanë dalë të shëruar nga spitalet e koronavirusit, duke e shpënë numrin e personave të shëruar në rang vendi në 71.150 vetë. Shifrat më të fundit të konfirmuara në dy rajonet speciale Hong Kong dhe Maca si dhe ishullin e vendit Taiwan janë:

Hong Kong: 208 të infektuar, 98 të shëruar dhe 4 viktima

Macao: 17 të infektuar dhe 10 të shëruar

Taiwan: 108 të infektuar, 26 të shëruar dhe 1 viktimë.