„Mirsevjen“ Koron virus! Sa trima paskemi qenë more jahu?! Edhe vdekjes po i themi;-„Mirësevjen“!

0
202

Sa trima paskemi qenë more jahu?!
Edhe vdekjes po i themi;-„Mirësevjen“!

Po,jam unë e para, ndoshta edhe e vetmja që e pres Koron virusin me krahë hapur,për të ardhur në radhë të parë tek unë.
A e dini përse? – sepse,duke u bazuar në kohët e fundit, nga paniku që është krijuar në tërë Botën,kam bindjen se ky virus do të na bëjë më shumë se mirë.
Pyetja e dytë e juaja:- përse?!
– sepse,ndoshta vdekja paska më shumë vlerë se sa jeta.
Hej Donika, zgjohu të lutem!…çfarë po flet?!..mos vallë paska pasur të drejtë „Filan Fisteku“,që na sugjeronte për ty ,duke na thënë:- mos u merrni me Donikën,se ajo është e sëmurë psiqike?!
Po more, se mirë ju ka thënë,se për njerëz të tillë si puna e „Filan Fisteku“, nuk ka diagnozë sëmundje psiqike që t’i diagnostikojë,sepse,meqë Donika trokiti nëpër dyert e të gjithë drejtësisë për të bllokuar: gënjeshtrat,shpifjet,mashtrimet,manipulimet,prostitucionin,bashkpunimin me serbët me më gjakprisht se vetë serbët dhe meqë të gjithë dyert i gjeti të mbyllura, përveçse, derës së psikiatrisë që u hap e cila edhe aty nuk gjeti një vënd të lirë për të kuruar diagnozën e etikuar nga vetë njerzit e sëmurë psiqik,për këtë arsye,jam sot këtu, pikërisht të lus vdekjen t’ime,me qëllim që,nuk po dua as të dëgjoj e as të shikoj më asgjë prej asgjëje, se për besë jam e lodhur shumë duke shikuar e dëgjuar,që më shumë se asgjë tjetër në këtë botë të ofrohet: dashuri e rremë,mirënjohje 0,sa po mbaron interesi s’ka më as mirënjohje e as respekt.
Prandaj dhe dua të iki sa më larg nga kjo botë…larg shumë larg…larg,ku larg?
Dua të gjindem pikërisht mes të ndierëve që vdiqën për tu mos u harruar kurrë,sepse, nuk më përket mua kjo „Botë“ e rremë….. as e gjallë e as e vdekur.
Dedikimin tim dedikuar „Mirëseardhjes“ së Koron virusit,preferova që t’a hedh në faqen e Syri HD,për të vetmi qëllim se, duke ja besuar shkrimin tim menaxherëve të kësaj faqe,dëshiroj që vetë menaxherët e kësaj faqe së bashku me shkrimin tim, duhet t’i bashkangjiten një dokument shtetërorë,nga ku i ofrojnë publikut shqiptar bindjen e sigurtë, që mesazhin tim ja kam besuar një medium TV të liçensuar diku në mërgim,pasi edhe vetë unë që shkruajta këtë letër dëshpërimi,se përse jemi kthyer në kafshë njerëz( për shkak të mosmirënjohës njerëzore),fatkeqësisht jam mërgimtare.
Ju bekoftë i madhi Zot, nëpërmjet të „dërguarit“ të Koron virusit!

Pak rëndësi ka se kush më don apo kush nuk më don?!…pak rëndësi ka se kush më shan apo kush më lavdëron!!….por, një shpirt motre nga mërgimi, të mirën të gjithë vëllezërve e motrave shqiptarëve anë e mbanë Botës dhe tërë njerëzimit i’a uron!

Me respekt nga Donika Cela!