Bllokohen dhjetra shqiptarë në kufirin serbo-hungarez: Autobusi është larguar, i ka lënë mes të katër rrugëve

0
807

E gjithë bota po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, i cili u ka marrë jetën mbi 6,500 personave në rang global.

Deri më tani Covid-19 ka prekur mbi 100 shtete të botës, shumica e të cilëve kanë marrë masa ekstreme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Një ndër masat më drastike të ndërmarra nga qeveritë e disa vendeve europiane, përfshi edhe Shqipërinë, është bllokimi i kufijve.

Kjo ka bërë që shumë shtetas shqiptarë të ngelin të bllokuar në pikën kufitare midis Hungarisë dhe Serbisë.

Kanë qenë disa qytetarë që kanë dërguar mesazhe në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me këtë problem.

Njëri prej tyre thotë se një autobus me targa shqiptare nuk e kanë lejuar të kalojë në Serbi.

Sipas tij, autobusët me targa serbë po kalojnë, ndërsa ata nuk janë lejuar të kalojnë.

Një tjetër qytetar shprehet se shqiptarët kanë thuajse 24 orë të bllokuar atje, për më tepër janë edhe pa ngrënë.

Ai sqaron se Hungaria i ka lejuar të dalin nga dogana e tyre por nuk i pranon të kthehen mbrapsht, ndërsa Serbia nuk i lejon të hyjnë.

Sipas tij, autobusi është larguar dhe i ka lënë në mes të katër rrugëve shqiptarët.

Ata kanë kontaktuar Ambasadën Shqiptare në këto dy vende, por asnjë prej tyre nuk u përgjigjet, nënvizon mesazhdërguesi.

Qytetari thekson se autobusët e tjerë, me targa serbe e maqedonase janë lejuar të kalojnë, por vetëm ai me targa shqiptare është bllokuar.

Mesazhi i parë:

Pershendetje. Ne kufirin hungari-serbi duke u fut ne serbi kete autobus me targa te shqiperise nuk e lene te kaloje e kan hequr nga radha, nderkaq ne me targa te kosoves jemi duke pritur shume, autobuset me targa te serbise jan duke kaluar pa problem, tregojini ju lutem edi rames se kush eshte serbia. Anonim”

Mesazhi i dytë:

Joq mirmbrema. Po ju shkruaj sepse ne doganen midis Hungarise dhe Serbise kane ngelur shume shtetas te Shqiperise. Te gjitha shtetasit e vendeve te tjera si te Maqedonise dhe te Kosoves i kane lejuar te kalojne. Shqiptaret i kane bllokuaratje dhe qe dje jane pa ushqim dhe pa uje. Hungaria i ka lejuar te dalin nga dogana por nuk i pranon te kthehen me mbrapa dhe as Serbia nuk i lejon te hyjne. Jane bte blklokuar midis dy doganave dhe autobuzi me te cilin ishin ka ikur dhe i ka lene atje. Ambasada Shqiptare ne asnje isntitucion nuk u pergjigjet. Publikojeni sa me shpejt neqoftese keni mundesi sepse ka shume qe jane pa ngrene, me shume se 24 ore.