Këngëtari nga Prizreni, Drilon Jahdauti flet për rubrikën „Bardhë e Zi“ në portalin Syri.tv

0
349

Syri.tv: Drilon, Përshëndetje dhe mirë se na erdhe në rubrikën javore “ Bardhë e Zi “ në Syri.tv, portali i vetëm në Mërgatë?

Drilon Jahdauti: Përshëndetje, faleminderit shumë juve për ftesën.

Syri.tv: Si e përshkruan Driloni vetveten?

Drilon Jahdauti: Pozitiv, i buzëqeshur gjatë gjithë kohës , punëtor, njeri shumë të thjeshtë si gjithë të tjerët.

Syri.tv: Cilat janë angazhimet aktuale të Drilonit?

Drilon Jahdauti: Realisht jam duke menduar që ta sjell një këngë sepse me duket ka ardhur koha për një projekt të ri. Nuk është që kam vendosur akoma diçka konkrete.

Syri.tv: Me çfarë projektesh artistike mund t’ju takojmë së shpejti në treg ?

Drilon Jahdauti: Besoj me një këngë ritmike për të gjithë adhuruesit e muzikës sime, por kësaj radhe diqka pak më ndryshe.

Syri.tv: Sa je aktiv nëpër mbrëmjet rinore, këtu tek ne dhe në Diasporë ?

Drilon Jahdauti: Faleminderit zotit së pari për shëndetin. Se dyti jam i angazhuar tej mase. Faleminderit shumë gjithë atyre që ma besojnë punën time dhe e duan muzikën time.

Syri.tv: Drilon, e mban mend momentin kur je ngjitur për herë të parë në skenë?

Drilon Jahdauti: Patjetër që po. Ka qenë viti 2009 kur së pari kam dal në skenë me këngën për fëmijë që titullohet „Pse“. Ishte një emocion i pa harruar

Syri.tv: Në çfarë zhanri Driloni e ndienë vetën më mirë ?

Drilon Jahdauti: Mundohem të jem i saktë në të gjitha zhanret, të eksperimentoj, por ajo që un di ta bëj më së miri dhe që më flenë zemra më së shumti është popullore.

Syri.tv: Sa projekte i keni të realizuar deri më tani Drilon ?

Drilon Jahdauti: Deri tani kam të realizuar shumë projekte por ato që janë fiks këngët e mia janë 4

Syri.tv: A prite ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtare apo këngëtar?

Drilon Jahdauti: Shumë shpejtë do Vjenë dhe një bashkëpunim me një këngëtare që besoj që shumica prej juve e njihni dhe besoj që do pritet shumë mirë nga publiku.

Syri.tv: Kam dëgjuar se je mashkulli më ideal për femrat në rrjete sociale ?

Drilon Jahdauti: Hahahha. Unë se paskam dëgjuar këtë, por gjithsesi faleminderit shumë. E marr si kompliment.

Syri.tv: I ke kënduar shumë dashurisë. Po vetë Driloni është I dashuruar?

Drilon Jahdauti: Për momentin nuk ma ka marr zemrën akoma askush hahaha

Syri.tv: A ke qar ndonjëherë për fatin tënd?

Drilon Jahdauti: Jo deri sot akoma edhe pse fatit nuk mund ti ikim.

Syri.tv: Çfarë do të kishte ndodhur për ty, potë mos ishe këngëtar ?

Drilon Jahdauti: Me gjasë aktor apo gjithë çka që ka të bëj me artin.

Syri.tv: A ke frikë nga publiku ?

Drilon Jahdauti: Që nga mosha 10 vjeçare e deri më sot s’kam pasur kurrë frikë nga publiku dhe s’do të kem. Emocione po, çdo herë që dal në skenë para publikut.

Syri.tv: Cila këngë të bënë të ndihesh i mërzitur ?

Drilon Jahdauti: Nuk kam bërë ndonjë këngë që më mërzitë mua personalisht. Ndoshta të tjerët po dhe ju kërkoj falje, Hahah…

Syri.tv: A je penduar ndonjëherë në binë ku ke kënduar ndonjë këngë pa dashje ?

Drilon Jahdauti: Jo. Nuk më kujtohet që jam penduar. Ndoshta ka ndodhë të kem harrur tekstin ose pjesën e dytë të këngës por të pendohem jo skam pse!

Syri.tv: Për kë përlotesh më shpesh ?

Drilon Jahdauti: Për njerëzit që i dua shumë që i kam në zemër dhe kur nuk i kam afër përlotem, përmallohem për ta.

Syri.tv: Për hatër të dashurisë a kishe dalë nudo në Autostradë ?

Drilon Jahdauti: Hahah… Jo nuk do e kisha bërë kurrë një gjë të tillë. Çdo gjë ka një kufi

Syri.tv: Cila është fjala jote që e përdor shpesh ?

Drilon Jahdauti: Nuk e di s’besoj që mundem ta specifikoj ndonjë fjalë që e them më së shpeshti.

Syri.tv: Në çfarë filma kishe dashur me marrë pjesë?

Drilon Jahdauti: Për horror nuk e shohë veten kurrë, kurse për zhanret e tjera besoj që do ja kisha dal shumë mirë.  

Syri.tv: Cili është këngëtari /ja më e preferuar për ty?

Drilon Jahdauti: Un i dëgjoj të gjithë me shumë dëshirë. Nuk do kisha veçuar asnjë.

Syri.tv: Me cilin këngëtar apo këngëtare , kishe dashur mi ti kënduar këngët e tua ?

Drilon Jahdauti: Të gjithë koleget siq ua këndoj edhe unë këngët e tyre, hahah…

Syri.tv: Çka presim nga ti për vitin 2020 ?

Drilon Jahdauti: Nuk do të ndalem së punuari duke sjellë këngë të reja, projekte të ndryshme, bashkëpunime për të gjithë dëgjuesit e muzikës sime.

Syri.tv: Drilon, Është hera e parë që intervistohesh nga një medium nga mërgata, siç është ky i yni, Syri HD i vetmi në shqip këtu në Zvicër. Si e vlerëson këtë gjë dhe dëshiron të jeni pjesë e emisioneve tona ?

Drilon Jahdauti: Po, është hera e parë dhe ndihem shumë mirë. Me vjen mirë që jeni të gatshëm edhe në mërgatë, të merreni me kaq seriozitet për portalin tuaj. Shpresoj të mos ndaleni asnjëherë me suksese dhe patjetër që do të jem pjesë e emisioneve tuaja.

Syri.tv: Cili është mesazhi yt për adhuruesit e portalit Syri.tv ?

Drilon Jahdauti: Ju faleminderit shumë për intervistën ju dëshiroj shumë suksese .

Syri.tv :Faliminderit shumë Drilon që ishe pjesë e rubrikës javore “ Bardhë e Zi“ në portalin Syri.tv?

Drilon Jahdauti: Faleminderit shumë juve dhe ty Beni që bënë gjithmonë këso gjëra si dhe për intervistën e bukur. Shpresoj ë shihemi përsëri shumë shpejtë.

Intervistoi Arben Mehmeti