Konsumatorët në Zvicër blejnë ushqime, boshatisen raftet

0
331

Tubimet me mbi 100 persona janë anuluar dhe shkollat ​​janë mbyllur: Masat e reja që Këshilli Federal zviceran i ka vendosur janë drastike. Sidoqoftë, presidentja Federale Simonetta Sommaruga në konferencën për media pasdite, tha: “Tani nuk ka asnjë arsye për panik”. Në të njëjtën kohë, qeveria bëri thirrje për solidaritet të popullit në mënyrë që të mbrojnë së bashku më të dobëtit.

Me sa duket, jo të gjithë i përcollën me vëmendje këto fjalë: Në të gjithë Zvicrën filluan blerje të ushqimit të llojllojshëm, shrkuajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Më së shumti u prekën shitoret e Migros dhe Coop në Cyrih-Affoltern, Embrach ZH dhe gjithashtu në Kantonin Vaud. Nga fotoot e lexuesve mund të shihen shumë rafte të boshatisura, ndërsa më të prefruarat ishin produktet e ngrira, perimet dhe letrat higjienike.