Në Bernë, Sindikata Unia mbajti mbrëmje informative në gjuhën shqipe

0
284

Në praninë e rreth 30 pjesëmarrësve, në restorantin “Tscharnergut” në Bernë të Zvicrës, mbrëmjen e së premtes u mbajt një mbrëmje informative në gjuhën shqipe e organizuar nga Sindikata Unia. Nën moderimin e Nazim Rexhepit, nga Langnau, përgjegjës për sektorin e Ndërtimarisë në seksionin OAE, dhe për pensionistët e ndërtimtarise FAR, për dy seksionet Bernë dhe OAE., fjalën e mori jurisiti tashmë i njohur shqiptar nga Neuchateli, Lirim Begzati. Ai foli në pika të gjera e shumë të qarta për Ligjin zviceran për të huajt dhe integrimin, degradimin e lejeqëndrimit të përhershëm C në B, ndikimin e ndihmës sociale dhe pasojat për lejeqëndrimin, si dhe kontratat për integrim, duke nxitur kurreshtjen e të pranishmëve, të cilët parashtruan edhe pyetje të ndryshme nga kjo sferë.

Më tej, sindikalisti shqiptar nga Schaffhauseni, Osman Osmani foli lidhur me marrëveshjen për pesnsione mes Kosovës dhe Zvicrës, informimi, zbatimi i saj dhe vështirësitë për pensionistët, duke cekur se formularët për aplikim mund të merren falas në internet apo pranë përfaqësive zvicerane jashtë Zvicrës. Personat të cilët aplikojnë mund t`i plotësojnë personalisht formularët. Nëse gjatë plotësimit të formularëve paraqiten probleme, atëherë ata do të ndihmohen me kënaqësi nga bartësit e autorizuar të sigurimeve (Arka e kompensimit të AHV-së (Sigurimi i Pleqërisë dhe Trashëgimtarëve), zyra e IV (Sigurimi i Invaliditetit).

Për informata rrerh pensioneve, të interesuarit mund t`i drejtohen Sindikatës Unia në Bernë, në numrin e telefonit: 031 385 22 22.

Informatat e radhës i parashtroi sindikalisti shqiptar nga Berna, Hilmi Gashi, i cili theks të veçantë i dha Iniciativës së partisë zvicerane SVP kundër qarkullimit të lirë të personave.
Për në fund ishte përgatitë edhe një apero për të pranishmit, të cilët u ndanë të kënaqur nga tubimi. (Shtegu.com)