NDIKIMI I RAPORTEVE QEVERI – PRESIDENCË NË PROCESET E ORGANIZIMIT TË DIASPORËS !

0
295
Ahmet Asani

Duke u nisur nga raportet jo të mira mes Qeverisë Kurti dhe Presidentit Thaçi, është e mundur që të ketë zhagitje si në procesin e tërheqjes ashtu edhe në procesin e emërimit të personelit të Ambasadave, zhagitje këto që do të ndikojnë edhe në proceset e organizimit të diasporës!

Duke u nisur nga fakti se Ambasadorët e shteteve tona, si Kosova, Maqedonia e Shqiperia, përpos që përfaqësojnë shtetet në vendet ku janë të akredituar, kanë edhe ndikim në krijimin e frymes organizatuve tê diasporës shqipfolëse, mund të konkludohet se mosmarrëveshjet eventuale mes Qeverisë dhe Presidencës nê Kosovë, do të jenë me pasoja për gjithë diasporën shqipfolëse në botë!

Duke u nisur nga fakti se për mërgatën e diasporën shqipfolëse nuk ekziston ndonjë plan i përbashkët mes Kosovës, Shqiperisê e Maqedonisë, prej nga edhe vjen pjesa mê e madhe e mergimtarëve dhe diasporës shqipfolëse, mund të konstatojmë se është momenti i fundit që mërgata ta kuptoj që të ardhmen e vet duhet ta marr ne duartë e veta!

Duke i pas parasyshë gjitha këto fakte, mendoj se hapi i parë të cilin duhet bërë diaspora shqipfolëse është që në nivel të qyteteve, rajoneve, kantoneve, landeve e shteteve ku jeton, të organizohet në baza kombëtare si Bashkësi (Komunitete) dhe të filloj me ngritjen e Tempujve Kombëtarë – QENDRAT KULTURORE SHQIPTARE!

Gjatë gjithë këtij procesi ndihma dhe shpresa më e madhe për mbështetje e bashkëpunim pritet të jetë nga Qeveria Kurti, por se a do të realizohet kjo mbështetje mbetet të shihet javët e muajtë në vijim!
Ahmet Asani