Barcelona bën ofertën e parë për Martinezin

0
196

Skuadra e Barcelonës po insiston në transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez në fund të këtij edicioni dhe tashmë ka bërë ofertë zyrtare për të siguruar shërbimet e tij, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Mësohet se Barcelona ka ofruar 70 milionë euro dëmshpërblim si dhe futbollistët Arturo Vidal e Nelson Semedo për të bindur Interin.

Te Barcelona e shohin Martinezin si pasardhës të denjë të Luis Suarezit. Martinez 22-vjeçar, këtë edicion po shkëlqen te Interi, me 16 gola të shënuara në 30 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2023.