Reperi i mirënjohur nga Struga Bloody (Bledi Beqiri ) fletë në “ Bardhë e Zi “ për portalin Syri.tv.

0
488

Syri.tv: Mirë se erdhe Bloody në Rubrikën javore “ Bardhe e Zi „. Uroj të na ecë mirë ?

Bloody: Besoj se po. Do të shkoj tamam siç duhet besoj edhe mirë se ju gjej.

Syri.tv: Përshkruaje vetën me pak fjalë të lutem ?

Bloody: Veten time… hmm jam njëri i thjeshtë si gjithë të tjerët , fal Zotit akoma jam me këmbë në toke , nuk jam nga ato tipat që rrinë në ajër.

Syri.tv: Kur fillove rrugëtimin e karrierës tënde ?

Bloody: Kam qenë diku mos gaboj 17-18 vjeç kur kam nis të merrem me muzike. Ka qenë një ëndërr e imja që kur isha i vogël , po me punë ngadalë ngadalë arrita aty ku desha, ku jam sot.

Syri.tv: Pse e zgjodhe zhanrin e muzikës RAP, e jo popullore apo ndonjë zhanër tjetër ?

Bloody: Kam zgjedhë RAP-in sepse dua të shpërndaj dashuri tek njerëzit edhe pse muzika RAP është pak agresive , po unë mundohem ta kthej ndryshe me plot dashuri. Sa i përket zhanreve tjera nuk e di mendova se nuk do të përshtatesha .

Syri.tv: Me cilat këngëtare femra do të doje të bashkëpunoje, duke menduar se do të ishte një dyshe që godet ?

Bloody: Hmm… bashkëpunim… Nuk e di, edhe pse kanë mbet pak nga ata që këndojnë tamam janë kthyer të gjitha gati në repere për çudi! Besoj se me Xhensila Myrtezai ose Kida thjeshtë mendim.

Syri.tv: Mbi 15 këngë deri tani, të gjitha të realizuara në klipe. Për çfarë dallohesh ti si reper?

Bloody: Në fakt jan plot 18 këngë, 18 klipe , për dallim nga tjerët s’di ndoshta tematikat që kam nëpër këngë kanë të bëjnë me realitetin , si ato të dashurisë po dhe ata të jetës. Besoj se çdokush e gjen vetën nëpër tekstet e mia .

Syri.tv: Sa je aktiv si reper nëpër mbrëmje rinore tek ne si dhe nëpër diasporë ?

Bloody: Kam pas lëvizje edhe nëpër Evrope edhe këtej , po akoma nuk jam fokusua tek pjesa e koncerteve. Më shumë jam fokusua në punë për me pas sa më tepër produkt të mirë për t’ju shërbye atyre që më ndjekin .

Syri.tv : Zakonisht, jeta e një reperi nënkupton rrezikun, paratë dhe femrat. Po jeta jote si është, a mund të kujtosh disa aventura?

Bloody: Normal që ka rreziqe, por për mua ka qen gjithçka e qetë. Unë kur dua të bëj diçka e bëj direkt në jetën reale e nuk i bëj gjërat veç për famë duke bërë skandale ose probleme me qenë pjesë e portaleve. Dua qe te njihem nga njerëzit si njeri pozitiv qe benë muzikë te mire e jo probleme ose skandale te të ndryshme. Sa i përket parave është diçka private, a për femrat janë riju për djemtë edhe djemtë për femrat kështu qe është kombinim i mirë.

Syri.tv: Një djalë i muzikës së rrugës, a ka zemër për të dashuruar dhe vuajtur?

Bloody: Nuk ka njeri ne bote qe nuk ka ndjenja për dashuri. Normal qe kam zemër edhe për te dashuruar edhe për te vuajtur, po fal zotit jam mirë tek kjo pjese kam pran gjithçka qe dua dhe dua gjithçka qe kam .

Syri.tv: Cilat janë vargjet e këngës që të zbulojnë ty si mashkull?

Bloody: Hmm nuk e di secila këngë qe kam ber deri tani normal tekstet i kam ber vet , po ne secilën këngë ka pak nga vetja ime brenda .

Syri.tv: Viti i sukseseve tuaja ?

Bloody: Ndoshta viti 2017/18 po kam rrugë te gjatë akoma për te caktuar akoma një vit saktë tamam siç duhet .

Syri.tv: Kohën e fundit nëpër rrjetet sociale një foto e juaj lakuriq ka bërë bujë. Si e komentoni ketë , dhe do të vazhdoni me foto të njëjta prapë ?

Bloody: Ate foto e kam publikuar ne story Instagram vetëm për dëshirë temin duke treguar suksesin qe kam arrit ne palestër jo për diçka tjetër , po e shoh qe ka nis me u be dicka si bujë, për të keq, haha çudi ! Nëse do doja te beja diçka qëllimisht do shikonit gjera me te çuditshme se ajo , po un nuk i bej gjerat për me ra ne sy te njerëzve .

Syri.tv: Ke qarë ndonjëherë deri sa e ke kënduar apo duke shkruar një Histori ?

Bloody: Po ka ndodh mos gaboj para 1 viti kur organizuam një koncert humanitar këtu ne struge e kisha një fanse timen te zjarrte qe kisha ne skene duke kënduar bashkë këngën “ mendimet “ e aty mjan mbush syt me lot nga ai emocioni mir qe me dhuroj aj moment edhe aj koncert .

Syri.tv: Të ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë këngë e juaj te ndajnë një çift apo të bashkojnë ndonjë çift ?

Bloody: Pyetje interesante , më vjen keq qe po e them po ka ndodh një ndarje kur e pata be këngën “ ajo po del „. Modelja qe kisha ne klip ishte ne lidhje me një djalë , por pasi pa atë klip mbas ca ditesh ata u ndanë , po kam edhe shumë mesazhe qe me dërgojnë ku me thuan faleminderit për ketë këngë fal kësaj arrita te bashkohem prapë me te dashurin ose te dashurën.

Syri.tv: Për ke e kishe stopuar kohen ?

Bloody: Për familjen normal kisha be gjithçka edhe për njerëzit qe me duan , jam gati te sakrifikoj veten vetëm qe ti shoh njerëzit qe me rrethojnë mirë.

Syri.tv: Si kur të ishte dashuria Taxi , sa herë në ditë do te voziteshe ?

Bloody: Nese dashuria ishte taxi nuk do doja të vozitesha asnjëherë , se ndoshta po ne te njëjtin taxi do mund te vozitej edhe një person tjetër kështu që aty ku janë 2 le te mbesin 2 e  nuk dua me pas person te 3 të.

Syri.tv: Si është jeta e një reperit tek ne ?

Bloody: Jeta e nje reperi tek ne!!?? S’di askush nuk e jeton jetën e njëjte , po nëse e marrim nëpërmjet këngëve me shumë janë përralla se realitet.

Syri.tv: Cila është kënga juaj që të ka ndriçuar suksesin tënd , dhe cila është kënga që e vlerëson pak të dobët ?.

Bloody: Me e suksesshme besoj „Mendimet“ jo sa i përket klikimeve normal qe ka kaluar milionin po sa i përket pëlqimit tek njerëzit , a me e dobëta se di, s’mundem te them ndonjë këngë me te dobët për derisa e kam punuar vet edhe normal qe edhe ajo këngë mund te ketë një pjesë te fort te veten .

Syri.tv: A ka qarë ndonjë person për ty ne konzerte apo në rrugë kur ju ka takuar ?

Bloody: Jan disa momente qe me vertet nuk din si ti kontrollosh. Ka ndodh edhe ne koncert edhe ka raste ku kan ardhë ne shtëpi tek un me postera duke shkruajtur emrin tim fotot e mia e kanë qarë kur më kanë parë , po kjo gje ka ndiku shumë tek un. Ajo pjesë më ka dhenë me teper forc¨ qe mos ndaloj asniher , sepse po kto njerëz te japin force me teper me punu e mos me i zhgenjy asnjëherë .

Syri.tv: Me ke jeton Bledi ?

Bloody: Jetoj me familjen , dhe me shoqerin qe me rrethon cdo moment si ne te keqe po edhe ne te mire .

Syri.tv: Cka presmi nga ti kete vit ?

Bloody: Jam tani këto ditë duke punuar për një klip të ri besoj se do të ju pëlqejë . Shumë shpejt do e bëjë publike .

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e portalit Syri.tv?

Bloody: Se pari ju uroj sukses edhe juve , dhe besoj qe edhe njerëzit mos ngurojnë te klikojnë e te marrin informata te sakta duke klikuar ne portalin tuaj ndiqeni sa me tepër .

Syri.tv: Të faleminderit shume qe gjete kohë të jesh pjesë e portalit Syri.tv dhe rubrikës „Bardh e Zi „

Bloody: Faleminderit shumë ju uroj gjitha te mirat e sa me shumë sukses .

Intervistoi: Arben Mehmeti