Shqiptarja Majlinda Sulejmani kandidate për parlamentin kantonal të St. Galenit, Rubrika „Bardh e Zi “ Syri.tv

0
540

Syri.tv: Kush është kandidatja shqiptare në Zvicër Majlinda Sulejmani? 

Majlinda Sylejmani: Jam e lindur me 5. prill në qytetin e Gjilanit me prejardhje nga fshati Breznicë e epërme komuna e Bujanovcit por me vendbanim në Gjilanin e bukur.

Syri.tv : Kur keni ardhur në Zvicër?

Majlinda Sylejmani: Kam migruar në Nëntor të vitit 1989 në kantonin e St. Gallenit të Zvicrës, konkretisht në Widnau.

Syri.tv : Kush është Majlinda?

Majlinda Sylejmani: Është një vajzë e thjesht, tolerante, e hapur, por konsekuente ne shumë gjera qe duhet te kenë respekt të gjithë. Humanizmi me karakterizon mua si person dhe asnjëherë nuk ndalem te ndihmoje njerëzve pa marrë parasysh se çka apo kush janë!  Gjatë terë vitit bej ndihma te llojllojshme sepse më dhemb shpirti kur dëgjoj qe ne shumë rajone te Kosovës ka varfëri ne popullatën tonë!

Syri.tv : Hapat e parë të shkollimit dhe më pastaj ?

Majlinda Sylejmani: Shkollën fillore dhe te mesmen e kam kryer ne Widnau dhe pastaj isha ne studime te mjekësisë. Mandej vazhdova edhe shkollimin si kontabiliste dhe maturante dhe ia dola me sukses e, mandej punova si teknike e mjekësisë ne degën e emergjencës ne Vaduz të Liechtenstenit.

Syri.tv : Si ishte me dëshirat tuaj si shkollare ?

Majlinda Sylejmani: Doja te bëhem mësim dhënëse ne degën e rëntgenit dhe për at u mësova ne ketë degë dhe kam kryer shkollën për eksperte te rëntgenit e pastaj fillova studimet e Management Health ne qytetin e St. Gallenit dhe punoja si menaxhere e ambulantes me mbi 30 punëtor qe i udhëheq personalisht un. I mësoj edhe nxënëset ne ambulant qe përfundojnë shkollën e mjekësisë mbas 3 viteve si ndihmese e mjekut.

Syri.tv : Si ndjehesh ne dy fronte?

Majlinda Sylejmani: Majlinda është ne dy pjesë sepse njëra është mjekësja dhe tjetra politika : Puna ime qe 100% është : Profesioni im si menaxhere ambulantes, përkthyese shqip gjermanisht dhe mësim dhënëse e «ndihmese e mjekut » e bej me gjithë vullnet. Ne anën politike jam kryetare e CVP_s ne St. Margarethen, ne kryesi te CVP për Femra, dhe ne komisionin e shëndetësisë te St. Gallenit.

Syri.tv ; Sa do të ishe e knaqur me rezultatin tuaj në këtë fushatë?

Majlinda Sylejmani: Për mua çdo post qe pranoj është shanse qe e gjej veten kështu mendoj unë që njeriu e ka horizontin e vete aq sa e pretendon mendjen e shendosh. Unë i uroj gjithë kandidatëve suksese ne zgjedhje qe do te mbahen me 8 mars dhe shpresoj qe shqiptaret te figurojnë ne te ardhmen e parlamentit Kantonal edhe pse me rëndësi është që ai person qe është më afër për popullatën meriton edhe votën.


Syri.tv: Për cilin kanton të Zvicrës keni kandiduar ? 

Majlinda Sylejmani: Për kantonin e St. Gallenit.

Syri.tv: Për se keni kandiduar ? 

Majlinda Sylejmani: Që nga shkolla e mesme gjithmonë me ka interesuar Zvicra dhe ligjet dhe mandej isha me shumë dëshirë doja ta përvetësoj ketë spektër të politikes.

 Syri.tv : Keni pasur ndonjë përkrahje nga njerëz të tjerë?

Majlinda Sylejmani: Personi parë qe me ka shty te merrem me politik është nga St. Galleni z. Patricia Mattle që sot i falënderohem për ndihmën qe ma dha atëherë te hy ne politikën e CVP-së. Normalisht si 18 vjeçare atëherë nuk isha me përvojë por prapë mu dha mundësia te isha ne kryesin e CVP-së te rinjve ne Reintaleni të St.Gallenit gjë që e gjeta veten ne partinë CVP  tregon mua si Majlinda kush dhe nga jam.

Syri.tv : Kështu fillove me dëshirë te kandidohesh?

Majlinda Sylejmani: Kandidova dhe pastaj morra shumë përkrahje nga gjithë vendaset e mi dhe  Zvicrerjan.

Mbas kandidaturës nacionale morra postin ne entin për integrim si «çelës kryesor për emigranten shqiptar – ku normalisht e vazhdova detyrën time deri ne vitin 2015» mandej isha e fokusuar ne shkollimin tim.

Syri.tv : Si shkoi shkollimi?

Majlinda Sylejmani: Mbasi i përfundova studimet ne «Degën Management Health, mësim dhënëse dhe eksperte ne fotografimet te rëntgenit » ja fillova te angazhohem prapë me politik por tash me shumë përgjegjësi ne disa poste politikes – por tash si 30 vjeçare jam me shumë përvojë.

Syri.tv : Tani si duket jeni një person i pjekur dhe i kompletuar?

Majlinda Sylejmani: Unë jam një femër 30 vjeçare e pavarur, me mendje të hapur, që punoj si menaxhere ne ambulanten (mjekësi e përgjithshme, dermatologji, kardiologji, mjekësi e brendshme, kirurgji, gjinekologji, psikiatri etj…). Si një politikane e re jam e përkushtuar për marrëdhënie të mira midis vendasve dhe emigrantëve dhe mbështes një politikë integrimi që bazohet në respektin e ndërsjellë. Nga këndvështrimi i politikës familjare, është e rëndësishme për mua që prindërit të kenë kujdes 24-orësh të fëmijëve pa pritur në kujdesin ditor. Në kujdesin shëndetësor, unë këshilloj trajnimin e më shumë mjekëve zviceranë dhe sigurimin e tyre një vend pune në Zvicër gjatë studimeve, në mënyrë që burimet e trajnimit të investuar gjithashtu mund të vihen në përdorim praktik këtu. Zvicra është një vend shumë kulturor, të cilin duam ta ruajmë pa dhunë dhe korrupsion!

Syri.tv : Çka ju ofron votuesve tuaj?

Majlinda Sylejmani: Janë 4 tema qe me bëjnë përshtypje:

1. Shëndetësia 

CVP kërkon që mirëqenia e pacientit dhe jo konsideratat ekonomike dhe fitimi të jenë në plan të parë.

CVP kërkon që çdo person, pavarësisht nga të ardhurat, mosha apo rreziku shëndetësor, të mund të mbështetet në kujdes të mirë dhe të përballueshëm mjekësor.

CVP kërkon më shumë transparencë dhe koordinim në sistemin e kujdesit shëndetësor.

2. Integrimi dhe Migrimi 

CVP kërkon një politikë të kontrolluar të azilit.

CVP kërkon që bashkëpunimi zviceran për zhvillim të përqendrohet strategji në ato rajone nga të cilët migrojnë njerëz në Zvicër.

CVP bën thirrje për masa që integrojnë posaçërisht emigrantët.

3. Mirëqenia familjare  

CVP shfuqizojnë dëmin tatimor të çifteve të martuara në krahasim me çiftet që jetojnë bashkëjetues.

CVP donë te Përjashtoni fëmijët nga premia e sigurimit shëndetësor dhe përgjysmoni premitë për të rriturit e rinj.

Fal CVP një pajtim më i mirë i punës dhe jetës familjare. Ne bëjmë fushatë për lirinë e zgjedhjes midis punësimit dhe / ose rritjes së fëmijëve.

Fal CVP një përkujdesje e bazuar në nevojat e opsioneve të kujdesit për fëmijët.

FAL CVP një leje e paguar për dy javë e atësisë, e ngjashme me pushimin e lehonisë.

Krijoni stimuj për pronësinë e shtëpisë familjare dhe promovoni strehim të përballueshëm.

4. Forcimi i marrëdhënieve ndër brezore.

Edukim i shkëlqyeshëm – sigurimi dhe promovimi i trajnimit të dyfishtë – si një model i suksesshëm për papunësi të thellë

Syri.tv: Cilët janë kushtet për të kandiduar në parlament të Zvicrës ?

Majlinda Sylejmani: Obligimi 1 është te jesh me nënshtetas i Zvicrës dhe te jesh e integruar mirë dhe e interesuar ne jetën e politikes.

Edhe pse partia nuk është obliguese por është ndihmesë dhe nëse nuk doni te figuronin ne ndonjërën parti mundeni të kandidoni si i pavarur.

Syri.tv: Sa është përqindja e shqiptarëve për të votuar ? 

Majlinda Sylejmani: Nuk është e parapare, se ne çdo legjislaturë ndryshohen votat edhe mendimi i votuesve por për mua është një eksperiencë të kandidoj si parlamentare ne parlamentin e St. Gallenit edhe nëse nuk do te fitoj prapë vullneti nuk do me humb sepse un jetoj për njerëzit e mi e jo për vota apo një karrige !

Syri.tv : Si e sqaroni këtë?

Majlinda Sylejmani:  Për mua kanë vlerë gjera virtyti njerëzor si morali e karakteri e  jo vetëm karrigia e parlamentarit. Shumë është me rëndësi vetëbesimi dhe do ia dal.

Syri.tv :  Keni besim ne vete?

Majlinda Sylejmani: Është  një fjalë popullore:  vonon por Zoti asnjëherë nuk harron kështu që gjërat e mira vijnë ngadalë por siguritë.

Syri.tv: Si e spjegoni të drejtën votës ?


Majlinda Sylejmani: Te gjithë me nënshtetësi zvicerane kuptohet  me moshë të lejuar dhe varësisht kush ku jeton e për mua duhet te jen votuesi ne kantonin e St. Gallenit, dhe ne rrethinën Rheintalit që ka 13 komuna.


Syri.tv: Nëse fitoni një ulëse në parlamentin Zviceran , sa do të ndikon tek shqiptarët në Diasporë ? 


Majlinda Sylejmani: Motivimi i gjithëve do te ngritët me një zë shqiptar ne parlamentin Kantonal  dhe nuk do te jemi më vet por do ta kemi përkrahjen edhe nga shqiptaret ne parlament.

Syri.tv: Sa është vështir për të kandiduar ? 

Majlinda Sylejmani: Vetëbesim, rrethi, njohuri dhe fuqi te ia dalësh fushatës dhe normalisht shpresat asnjëherë mos mi humb nëse nuk arrin të fitosh përkundrazi ajo te benë me të fortë.

Syri.tv: Sa ju përkrahin mediumet shqiptare dhe ato ndërkombëtare? 


Majlinda Sylejmani: Janë disa media që bëjnë profit me kandidaturën time ne parlament, dhe mundohen te përfitojnë për një intervistë ne TV apo ne gazetë  dhe ato unë nuk i marr në konsideratë sepse mbështetja nuk është te paguash për shfaqjen 5 minuta ne TV shqiptar (nuk do i ceki tani emrat..)  Ndërkombëtare nuk me kanë kërkuar deri tani asnjëherë para për intervistë!


Syri.tv: Në cila media keni dhënë interviste për se fundi herë ? 

Majlinda SylejmaniAlbinfo.ch tek Sevdail Tahiri.


Syri.tv: Keni menduar nëse vini në parlament ti ndihmoni të rinjve shqiptar ?

Majlinda Sylejmani: Të rinjtë janë te palëkundur në motivet dhe idealet e tyre, duan dije e kulturë të zhvilluar dhe janë e vetvetja të  përqendruar tek e ardhmja.

Syri.tv : Si i mendoni raportet me rininë dhe ata qe ju votojnë?

Majlinda Sylejmani: Ne jemi  njerëz me vlera sepse përfaqësojmë familje të ndershme shqiptare me kulturë te zhvilluar dhe jemi e vërteta në një komb, për një shoqëri të qartë e të drejtpërdrejtë!

Syri.tv: Çfarë raporte ke me partitë shqiptare në Kosovë, Shqipëri , Maqedoni , Luginë të Preshevës ?


Majlinda Sylejmani: Nuk jam me një parti por gjitha partitë e bëjnë të mirën e popullit dhe mbasi nuk jetoj në Kosovë nuk mundem të flas për një gjë që nuk e ka efektin e Zvicrës.

Syri.tv : Cka i sugjeroni politikanët tanë?

Majlinda Sylejmani: Dëshiroj gjithëve suksese ne politik por mos ti harrojnë asnjëherë popullin e të mos mendojnë  për karrigen e shumë dëshiruar dhe të ndijojnë njerëzit e jo te bëhem milioner me buxhetin e shtetit të Kosovës!

Syri.tv: Sa të përkrahin partitë shqiptare apo shqiptarët e Diasporës ?

Majlinda Sylejmani: Partitë e shqiptareve disa me mbështesin ne media sociale dhe i falënderoj shumë dhe se shqiptaret janë mbështetja ime e fort edhe në jetën e përditshme.

Syri.tv: Do të vizitoni parti politike shqiptare në Ballkan si deputete e parlamentit Zviceran ?

Majlinda Sylejmani: Me gjithë qejf, nëse me jepet mandati dhe detyra pse jo.

Syri.tv: Cilet jan 24 oret e Kadidates shqiptare ?

Majlinda Sylejmani: për mua është 24 shkurt 2020

Zgjohem ne mëngjes ora 6 dhe shkoj ne punë si menaxhere e ambulantës në St. Gallen dhe filloj punën në ora 6.45  puna ime e përditshme zgjat deri ora 15. Ne pauzën e drekës i rishikoj shkrimet dhe ha drek dhe mundohem ti kthej gjithëve përgjigje. Ora 15.30 jam në shtëpi dhe thjesht me prind, dhe bej komunikim dhe si me familje të dashur. pas një pushimi bëhem gati për takim që mbahet ora 17  me fushatën e kandidatëve dhe një intervistë për gazetën ndërkombëtare Rheintaler. Mandej ora 19 tjetri takim me partin e CVP-së te grave ne kryesi dhe ajo zgjat deri ora 21.00. Pastaj vi ne shtëpi dhe mësoj për provimin e fundit deri ora 24.00 dhe pastaj është koha për mi shpërnda pllakatet e mija ne regjion dhe ora 2 jam në gjum :).


Syri.tv: Nëse nuk do te ishit kandidate për parlamentin Zviceran , ku do të ishte Majlinda sot ?

Majlinda Sylejmani: Ajo qe jam sot profesioni im me përmbush 100% jetën time por dëshira është të ndryshoj politikën e Zvicrës  në disa aspekte kjo më detyron në një formë të zhvillohem me politikën.

Syri.tv: A besoni në votën e shqiptareve ? 

Majlinda Sylejmani: Besoj ne votat e të gjithëve e po ashtu edhe në  mbështetjen e fuqishme të motrave dhe vëllezërve te mi!

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit Syri.tv:

Majlinda Sylejmani: Po e shite shpirtin dhe mendjen, trupin do e kemi në qiell! Beso ne vete dhe fuqizo vetëbesimin tuaj!  Ndrysho të ardhmen dhe hyn ne politiken e Zvicrës për një te ardhme që edhe ti të jesh pjesë e politikes.

Syri.tv: Ju faleminderit shumë Majlinda qe ishe pjesë e rubrikës javore Bardhe e Zi dhe e portalit Syri.tv ?

Majlinda Sylejmani: Faleminderit për intervistën dhe mbështetjen tuaj. Besoj që do të ju shpërblehet!.

Intervistoi:  Arben Mehmeti