KËNGËTARI I FOLKLORIT BURIMOR SHQIPTAR „MEMET PETROVCI“ – PJESË E RUBRIKËS „BARDHË E ZI “ PËR PORTALIN SYRI.TV

0
351

Syri.tv: Përshëndetje inderuari Memet, mirë se erdhët në interistën javore, rubrikën tonë të re në portalin Syri.tv të cilën e kemi quajtur Intervista Bardhë e Zi ?

Memet Petrovci: Mirbrëma dhe mirëse ju gjeta. Uroj të ecë intervista mbarë Beni .

Syri.tv: Na tregoni pak, kush është Memet Petrovci ?

Memet Petrovci : Memet Iseni – Petrovci, është i lindur në Novosellê të Bujanovcit më 21.05.1955 ku dhe kreva tre vjet të shkollës fillore, mandej ne fshatin Dobërçan tetë vjeçaren, gjimnazin në Gjilan e pastaj ShLP në Prishtinë .

Syri.tv: Si filloj rrugëtimi i juaj si këngëtar, sa ka qenë vështirë t’ja dilni në këtë drejtim ?

Memet Petrovci: Si kangëtar kam fillu që nga klasa 4 dhe deri sa mbarova folloren isha shumë aktiv në shkollë. Pastaj në gjimnaz edhe aty fillova në ShKA Zenel Hajdini. Pas mbarimit të gjimnazit ika në Prishtinë si student dhe aty u inkuadrova në ShKA Kosova me kryetar Demir Krasniqin. Nji vit bashkëpunova me Demirin dhe prap u ktheva në Gjilan në ShKA Idriz Seferi në Zhegër dhe aty nji vit punova me Avdi Latifin edhe të ndjerin, mësusin, Nasuf. Në ndërkohë bëra një inçizim në Radio Gjilan me 7 këngë të mijat e më vonë vazhdova po aty dhe bëra edhe disa këngë tjera, gjithësejtë 20. Në at kohë studio nuk ka pas në Kosovë dhe kam fillu me ba inçizime në kaseta ku kam bërë shumë .

Syri.tv: A ju kujtohet kur dolët për herë të parë në skenë ?

Memet Petrovci: Për herë të parë para publikut kam dal si fëmij në shkollën fillore ndërsa si i rritur, kam dal në Takimet e Majit, në vitin1975/76 me ShKA Zenel Hajdini që zhvilloshin çdo vjet.

Syri.tv: Pse u përcaktuat për zhanrin e muzikës popullore dhe folklorike?

Memet Petrovci: Përcaktimi im për zhanrin e muzikës folklorike është sepse atëherë është dëgjuar folklori dhe muzika popullore.

Syri.tv: Ju jeni këngëtar i i folklorit , a mundeni të na tregoni sa po dëgjohet folklori tek ne dhe këtu në Zvicër?

Memet Petrovci: Folklori tash në Zvicër dëgjohet mjaft. Ka shumë grupe të folklorit që janë aktive. E në Kosovë ma pak. Diaspora është duke e kultivuar më tepër folklorin.

Syri.tv : A ju mungojnë festivalet e folklorit , nëse po, a keni marrë ju ndonjëher pjesë nëpër festivale të tilla ?

Memet Petrovci: Festivalet më mungojnë por në festivale unë nuk kam marrë pjesë për shkak të kushteve personale, puna, obligimet familjare.

Syri.tv: Sa albume dhe sa këngë i keni deri më tani?

Memet Petrovci: Kam bërë dy albume ktu në Zvicër me Isuf Rashitin dhe jemi duke pregadit edhe nji tjetër i cili pritet të delë kah fundi shtatorit.

Syri.tv: Cfarë raporte keni me kolegët e estradës shqipëtare , a dhe sa ju përkrahin?

Memet Petrovci: Të them të drejtën raporte me të estradës i kemi të mira, po më perkrahin mirë, me disa jemi dhe kolegë të mirë kemi një bashkepunim te mire .

Syri.tv: Si është jeta e një folkloristit në Zvicër ?

Memet Petrovci: Jeta e nji folkloristi në Zvicër nuk është edhe aq e mir. Nuk kemi përkrahje prej askujt. Vetëm me mundesit tona kemi bërë këngë. Psh, për dëshmoret e kombit me Isuf Rashitin i kemi bërë mbi 200 këngë, krejt me mundësitë tona pa ndihmën e askujt, falas.

Syri.tv: Sa jeni të ftuar nëpër ahengje apo gëzime familjare këtu dhe tek ne ?

Memet Petrovci: Ftesa kemi mjaftë por nuk kemi mundësi me shku. Puna, mandej qdo të premte takohemi në studio me Isufin, familja,… nuk kemi kohë për ahengje.

Syri.tv: Cili këngëtar apo këngëtare ju pelqen si folklorist ?

Memet Petrovci: Si kangëtar më pëlqen Qamili i Vogel por edhe nga Shqiperia me pelqejn shumë.

Syri.tv: Cili është plani juaj për këtë vit. Pritet ndonjë bashkëpunim apo ndonjë projekt i ri ?

Memet Petrovci: Po, kemi disa plane dhe projekte mi realizue , sa i përket bashkëpunimit po e lëjm sekrete, hehe .

Syri.tv: Me kë jeton Memet Petrovci ?

Memet Petrovci: Memet Petrovci jeton me familjen në Zvicër. Me bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe nji vajzë.

Syri.tv: Dëshironi që dhuntinë, muziken tuaj ta trashigojnë fëmijët tuaj apo ndonjë personit të perzemertë ?

Memet Petrovci: Muziken do t’ja la mbeses time 12 vjeçare, Erela Hyseni e cila ka realizuar tani më dy kangë edhe pse e vogël. Ka zë të mrekullushëm. Kur ka pas 7 vjet ka bë këngën e parë e tash të dytën me video.

Syri.tv: Sa gjeni kohë për familje?

Memet Petrovci: Kohë nuk kam shumë por mundohen që mos të largohem shumë nga familje.

Syri.tv: A ka ndonjë tekst apo këngë që ja kushtoni bashkëshortës suaj apo vetes ?

Memet Petrovci: Kam nji tekst ku ja kam kushtuar shoqes time është realizuar ne studio Bitonia në Gjilan.

Syri.tv: Keni qarë ndonjëher duke kënduar apo duke e shkrujtur ndonjë tekst?
Memet Petrovci: Eshtë nji këngë për nji vajzë qe ka ndrru jetë duke shkuar nuse.

Syri.tv Cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit tonë Syri.TV?

Memet Petrovci: Mesazhi për adhurusit e portalit tuaj është: angazhimi i të rijëve në aktivitete, mos të rrin.

Intervistoi: Arben Mehmeti