Djaloshi i ri kosovar dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani

0
609

Pas një gare ilegale me pasoja fatale në Moers të Gjermanisë, Gjykata Rajonale në Kleve e ka dënuar vozitësin 22-vjeçar për vrasje. Kushtrim H., të hënën është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruajnë mediat gjermane.

Një vozitëse gjermane 43-vjeçar jopjesëmarrëse ishte lënduar rëndë në prill të vitit të kaluar kur makina e kosovarit u përplas me makinën e saj.

I pandehuri i dytë, Ismail S., i cili kishte drejtuar makinën tjetër në garë, u dënua me tre vite e nëntë muaj burg, për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të automjeteve motorike që rezultoi me vdekje. Duke vepruar kështu, ata shkuan përtej akuzës së prokurorisë, e cila kishte kërkuar një dënim me dy vjet burg.

Gjykatësit ishin të bindur se kosovari dhe gjermani kishin garuar në Moers pranë Duisburgit prillin e kaluar, me makinat e tyre afërsisht 600 kf në një zonë banimi. Të dy të pandehurit e kishin pranuar këtë në gjykim, transmeton Shtegu.com.

Gjatë garës, Kushtrim H. u përplas me makinën e vogël të gruas që sapo ishte kthyer në rrugë. 43-vjeçarja u lëndua rëndë dhe vdiq në klinikë tre ditë më vonë. Sipas ekspertit, makina e aksidentit u përshpejtua deri në 167 kilometra në orë gjatë garës!

22-vjeçarji e ka pas të njohur mundësinë e vdekjes së pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, ka argumentuar prokurori në akuzën e saj. Shpejtësia ishte “e lartë”.

Mbrojtja e shoferit të aksidentit foli për një “veprim çmendurie” me një “pasojë të çmendur”, por e mohoi neglizhencë. “Ai ishte i bindur se një ngjarje e tillë nuk do të ndodhte”.