Me një Akademi përkujtimore në Langenthal/BE të Zvicrës u kujtua figura e atdhetarit Mikel Kuzhnini.

0
285

Me një Akademi përkujtimore në Langenthal/BE të Zvicrës u kujtua figura e atdhetarit Mikel Kuzhnini.

Në Langenthal/BE të Zvicrës, në prezencën e familjarëve, miqëve dhe bashkëveprimtarëve, nën organizimin e Lidhjes Shqiptare në Botë, u përkujtua njëri prej themeluesve të Lidhjes Shqiptare në Botë i ndjeri, Mikel Kuzhnini.


Akademinë përkujtimore e nderuan me pjesmarrjen e tyre; konsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Shukrije Ramadani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, z.Ermina Përlaskaj, afaristi dhe filantropi i njohur, z.Lazim Destani, Prof.Dr. Omer Xhemali, Prof.Dr. Sokrat Sinaj, profesor doktor Milaim Fejziu ardhur nga Tetova dhe përsonalite të tjera nga Zvicra dhe Gjermania.


I ndjeri Mikel Kushnini u lind në Prizren më 22.05.1942, në një familje bujare të brumosur me ide atdhetare. Ai ndërroi jetë me 22 gusht 2019 në Zagreb, nё moshën 77-vjeçare.


Ai, bashkë me të vëllain Simonin, ishin të parët që shpalosën flamurin kombëtar pranë kompleksit historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në bitin 1968. Gjithashtu bashkë me vëllain e tij binjak Simonin, ishin ideatorë të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe e themeluan atë më 1997, me një qëllim dhe një mision-bashkimin e shqiptarëve. Atdhetari Mikek Kushnini, do të përkujtohet gjithmonë në historinë e shqiptarëve dhe do të vazhdojë të jetë shembull dhe flakadan për gjeneratat e reja se si duhet të jetohet dhe të punohet për kombin.


Angazhimi i tij i pashoq për promovimin e traditave e vlerave shqiptare, si dhe për faktorizimin e kombit tonë kudo në botë, do të kujtohet përherë me pietet.
Lavdi dhe nderime të përjetshme!
U prehtë në paqe!

Langenthal/BE,09 shkurt 2020
Haki Latifi