Intervistë me Luan Duraku kryetar i organizatës themeluese „Liga Qytetare Shqiptare Zvicerane“

0
500

Syri.tv: Kush është Luan Duraku ?

Luan Duraku : Unë vij nga San Antonio dhe Dallas Fort Worth, Texas. Isha afër 17 vjeq kur mbërrina si refugjat me tërë familjen, me perjashtim babait dhe të ëmës. Babai, Shaip Duraku, ndinte se ka shume obligime për të kontribuar aty ku jetoj dhe veproj. Unë e çmoj shumë Amerikën se më adaptoj, më dha strehim, në ditët ma të vështira. E dijmë të gjithë sa kemi hjekur në vitin 1999. Kjo më bëri të fuqishëm dhe të mos jem asnjëhere i frikshëm kur je i sinqert dhe punëtor dhe i vyeshëm. Më mësoj se çka do të thotë për të qenë njeri me tolerancë ndaj vlerave të besimit dhe kulturave tjera, dhe kuptohet më në fund më tha tani edhe ju jeni Amerikan dhe Amerika është vendi juaj prej tani – dhe jeni të lirë ku do që të shkoni – dhe prap ktu vendin e keni. Unë jam krenar që jam shqipëtar apo si na thojnë shqipëtar amerikan, se kshtu aspak nuk e kam frigë asimilimin se gjithë me pranojnë ashtu si jam dhe qfar bëjmë për të mirën e komuniteteve tona.

Syri.tv: Ju jeni kryetar i organizatës themeluse të „Ligës Qytare Shqiptare Zvicrane“. Si ju lindi idea për ta themeluar këtë organizatë ?

Luan Duraku: Me Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi kam një shoqni me plot besnikëri dhe përkrahje ndaj njëri tjetrit dhe me gjithe bordin po ashtu së bashku dhe kshtu filloj idea e krijimit të Lidhjes Shqiptare-Zvicerane. Kjo është mënyra si fituam ne në SHBA.

Syri.tv: Cka përmban kjo organizatë, për çfarë arsye u themeluar ajo?

Luan Duraku : Filluam duke diskutuar „Vlerat e Kombit Shqiptar“ dhe ketu përfunduam dhe kështu tha edhe Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Kemi ardhur këtu me ftesën grupit të themelusve të Ligës Qytetare Shqiptare Zvicrane, te cilët kanë treguar vullnetin për të bërë diçka që të ndihmojnë kauzën kombëtare shqipëtare, duke ndjekur atë që është bërë në SHBA me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Shirley Cloyes DioGuardi- dhe unë punojmë vullnetarisht në atë që e bëjmë për kombin shqiptar. Ne jemi mbështetur nga një bord i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe nga shumë miq të tjerë dhe mbështetës të cilët japin kontribute financiare për aktivitetet e Lidhjes sonë Qytetare. Lobimi në Amerikë kërkon shumë përpjekje, kohë dhe budgjet. Dhe ne jemi të lumtur që këtë vit shënojm 30 vjetorin e Lidhjes tonë qytetare ne Zvicer për herë te parë duke festuar 3 dekatshin tonë. Filluam me këtë qëllim që kjo lidhje të ketë nje avancim per Shqipëtarët e Diasporës në Zvicer në mardhanje publike dhe edukim. Ky avancim të jetë sa më adaptiv në integrim të plotë dhe që shqipëtarët mos të kenë asimilim- por të jetojn sa më krenar që janë shqipëtarë dhe që jetojnë e veprojnë në Zvicër dhe ta ndihmojnë kauzën shqipëtare nga Diaspora. Shqipëtarët e diasporës në Zvicër mund të informohen më shumë në portalin tonë si dhe në fb Albanian Swiss Cvic Leage ose në web faqen www. ASwisscl.com që do jetë gati në përfundim të muajit shkurt 2020 në ditën e pavarësisë së Kosovës – ku dhe aty do të çfaqet i tërë plan programi se si të fillojmë së bashku – dhe kur janë mbledhejt e ardhësme – kto info janë te gjitha infot në fb.

Syri.tv: Kush janë bashkëpuntorët e kësaj organizate dhe a keni bashkëpunim me ndonjë organizat tjeter ?

Luan Duraku : Themeluest e Ligës Qytetare Shqiptare Zvicërane janë nga të gjitha trojet shqiptare qeëjetojnë dhe veprojn në diasporen e Zvicerës; Luan Duraku, Lorenc Stefa, Milihat Alimi, Samet Rexhepi, Driton Jonuzi, Arsim Asllami, Gazi Shabani dhe kemi shumë të interesuar që do të bashkëpunojnë me ne për një të ardhshme sa me më plot rezultate të shkelqyeshme.

Syri.tv: Besoni në këtë organizat se do ti ndihmojë të rinjëve shqipëtar këtu nē Zvicër ?

Luan Duraku : Po, ne do të mbështesim idenë e krijimit të Lidhjes Shqiptare-Zvicerane për sa kohë që kjo organizatë e re do të jetë lobi i vërtetë dhe të bashkëpunojë ngusht me ne në sjelljen e mesazhit për çështjen shqiptare tek veshët dhe sytë e duhur, në Parlamentin e Zvicrës dhe në Parlamentin Evropian ashtu edhe Joseph DioGuardi kishte te njejtin mendim.

Syri.tv: A ka ndikim politik kjo organizat si pas Luan Duraku?

Luan Duraku: Departamenti i Shtetit Amerikan nuk ka qenë gjithmonë në favor të çështjes kombëtare sjqiptare. Në fakt, gjatë luftës në Kosovë, Departamenti i Shtetit ka qenë më tepër proserb. Kështu, ne i senisbilizuam shumë kongresmenë dhe senatorë amerikanë në mënyrë që ata të mund t`i kuptonin qartë të vërtetat lidhur me luftën e Kosovës dhe të bëheshin mbështetës të kërkesave të drejta të shqiptarëve për paqë dhe për pavarësi të Kosovës.

Syri.tv: Sa është numri i interesuarëve për këtë organizatë ?

Luan Duraku :  Mes shqiptarëve që pritën me padurim dhe përzemërsi arbreshin ish- kongresistin amerikan z.Joseph DioGuardin me bashkëshorten znj.Sheryle Cloyes DioGuardi , ndjekur nga delegacioni i tij ardhur posaçërisht nga SHBA përfaqsonjës të Ligës Z.Agim Aliçkaj, biznesmen i suksesshem dhe nji nga veteranët e Ligës së bashku me bashkëshorten Sadeten, si dhe Z.Faton Bislimi anëtar i Bordit të Ligës prej shumë vitesh. 

Tani kemi mbi më shumeë se 200 emails që do të anëtarësohen dhe presim edhe 4-5 fishin e këtyre numrave deri në fund të muajit maj. 


Syri.tv: Cili është suksesi i kësaj Organizate ?

Luan  Duraku: Kjo pyetje shamë e fuqishme – Ne sapo kemi filluar por mund te them se jemi duke bashkëpunue me të fuqishmit e kësaj bote, me Joseph DioGuradin dhe Shirley Cloyes DioGuardi duke pas mbështetjen nga shqipëtaret e Amerikes, kështu që do të jemi të suksesshëm së bashku me diasporën e Zvicrës.

Syri.tv: Cfar aktivitete afron kjo organizatë?

Luan Duraku: Aktivetete shumë të dalluara dhe unike, të provojmë Integrim dhe Adaptim për një të ardhme me plot vlera produktive që shqipëtarët e diasporës të jene qytetarë të klasës më të vlersuar, ku siç thash më parë plani do të hapet në shkurt tëvitit 2020.

Syri.tv Cili është qëllimi i kësaj organizate ?

Luan Duraku :  Marrëdhënje publike dhe edukim – që të krijojmë krenari kur thuhet se jemi shqipëtarë që jetojmë në Zvicër.

Syri.tv: Luan ju keni dhe biznis Shqiptaro – Amerikan, me tregoni pak rrethë këtij biznesi?

Luan Duraku : Tani me punë jemi duke bërë atë që e kemi bërë edhe në Texas, me bizneset e tana dhe ky vendim erdh – pasi un u njofotova me gruan time tani që jemi së bashku afër 4 vite dhe ka një vit që jemi ktu dhe na pëlqen jeta mes Texasit dhe Zvicrës ksëhtu se paku mendojmë që jemi me plot fat qe jetojmë mes dy vendeve me ekonomi më të fuqishme në botë – po thuaj se. 

Tani kam hapur nje Restaurant ne Amriswil, Thurgau – Louie Italian Restaurant www.louiefood.com me një menu shumë speciale si në Texas – ku ka mishna te dalluar dhe peshqi shumë të mirë – të përgaditur me një mënyrë speciale dhe ushqim meksikan prej Texasi – pizza prej druri dhe po ashtu pasta/makarona shumë mënyra të lloj llojshme – po ashtu këtu gjithë çka zihet vetëm me mishna hallal- se, kështu që shlirshem mund të hani bukën e juaj dhe Kemi nej RISI se do të bëjmë një dhomë të kushtuar ushqime tradicionale Shqipëtare ku do të ket atmosferë në trojet shqipëtare edhe sofër do të ketë aty se edhe Sofra ka shumë të bëj në kulturën tanë. 

Syri.tv: Sa jeni të kënaqur me këtë biznes ?

Luan Duraku :Jam shumë I lumtur me Zvicrën – për mua është me të vërtetë një vend shumë mikpritës dhe me plot dashni që na pret, por edhe puneës duhet tu japim shumë vlera dhe koheë për të arrit ate çka i duhet një biznesi, por me përkrahje asgjë nuk është e pa mundshme.

Syri.tv: Ju jeni shqipëtari i parë në Zvicër që e sjellni këtë biznis Shqiptaro-Amerikano ?

Luan Duraku :  Ndoshta – nuk kam shumë informtata, por ja vlen të na vizitoni.


Syri.tv: Pse vendosni të mirreni me ketë Biznis ?

Luan Duraku :  www.Louiefood.com kompania është e njejtë dhe e bartur nga Texas në Switzerland, ku ky biznes është mundsi që me dhanë unë për korre gjithë çka në jetë, ky vend ushqen shumë aktore gjigand të Californisë që vijn ne Texas – andaj ju ftojmë dhe ju ta provonin se çfar ushqime hajn artistat më të famshëm amerikan. Më pelqen të kem një restaurant çdo herë aty ku shokoj për të jetuar dhe ti shërbej musafarit me bukë të shieshme dhe plot mikepritje ndoshta është ajo që them, na shqipëtarët jemi mikprites dhe pastaj fitimet e kompanis i investojmë në immobile. 

Me plot dëshirë gjithë e pëlqej dhe e dua këtë biznes dhe jashta këtij biznesi bëj një punë krejt tjetër që merremi me konsultime për shumë kompani gjigante botërore ku the ktu është linku www.lioninsales.com 

Syri.tv: Ju jeni dhe sponzor i emisionit „BLUE“ në Tv Syri një ndër televizionet më të shikuar dhe të vetmit të lincensuar në Zvicër Sa jeni të knaqur si sponzor, dhe sa ju për krahin mediat në ketë fush?

Luan Duraku: Arben I nderuar un jam shumë i kënaqur me ju dhe Syri Tv se çdo herë bëni të më jepni maksimumin vetëm për të qenë i suksesshëm dhe po ashtu po fillojmë të njifemi edhe me media tjera që japin oferta.


Syri.tv Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e portalit Syri.tv?

Luan Duraku: Për Syri TV – më informuat ju I nderuar, dhe kam filluar ta shikoj me plot vullnet se ka shumë emisione të lloj llojshme andaj lus edhe te tjeret te jene pjesë e Syri TV më pëlqen gjithçka.


Syri.tv: Luan të faliminderoj shumë që ishe pjesë e portalit Syri.tv, ishte kënaqësi që ndahmë kohë për adhuruesit tonë ?

Luan Duraku :  Anasjelltash dhe nga unë I nderuar- më lejoni t’jua jap përshëndetjet më të ngrohta për sponzorat tanë – që na përkrahën për këtë qëllim, fansat e Syri TV e po ashtu edhe diasporen shqiptare kudo në botë dhe staffin e Syri TV.

Intervistoi Arben Mehmeti