Në Langetall të Zvicrës, një mbrëmje me figura të shquara të mërgatës shqiptare

0
767

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Mbrëmë në Langentall të Zvicrës, në prag të mbajtjes së sotme të akademisë kushtuar veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini, Kryetarit të Nderit të LSHB, u organizua një ndejë me personalitete të shquara të diasporës shqiptare në shtete të ndryshme të Evropës.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Në mesin e të pranishmëve ishin afaristi i shquar Lazim Destani, kardiokirurgu me famë, Omer Xhemali, udhëheqës i Klinikës së kardiokirurgjisë në Spitalin “Triemli” të Cyrihut, profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universitetit të Tetovës, si dhe doktorët e shkencë Sokrat SinajAlban Y. Neziri e specialist të tjerë nga fusha e mjekësisë, afaristët e shquar, Anton Nikolla e Fehmi Fetahu dhe mysafirë nga Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë e të tjerë.
Pasi përshëndeti të pranishmit, nga pozita e nikoqirit, Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes së Shqiptarëve në botë, që është edhe organizator i akademisë, më një falënderim të pranishmëve iu drejtua vëllai i Mikelit, Simon Kuzhnini, njëherësh themelues i kësaj lidhjeje e cila ka bashkuar shqiptarët nga vendet e ndryshme të botës rreth kauzës së bashkimit kombëtar, duke përçua frymën kombëtare në meridianë të ndryshme ku jetojnë aktualisht shqiptarët.
Ja edhe vendi dhe rrjedha e akademisë së sotme kushtuar bashkëthemeluesit dhe Kryetarit të Nderit të LSHB, Mikel Kuzhninit, me rastin e gjashtëmujorin e ndarjes fizike nga ne të Lidhja Shqiptare në Botë, fton personalitete nga komuniteti shqiptarë në Zvicër dhe miq në:
AKADEMI PËRKUJTIMORE
Hapja e Akademisë, Nazmi Jakurti, Kryetari i LSHB Fjalë përshëndetëse nga përfaqësues diplomatik dhe mysafirë. Dokumentar për vëllezërit Kuzhnini (RTK/RTSH) Asllan Bajrami. Nderim i disa personaliteteve për kontribut të jashtëzakonshëm. Fjalë përshëndetëse, Simon Kuzhnini, Kryetar Nderi i LSHB
Mbyllja e Akademisë. Pikë artistike, Akademia mbahet të dielën, me 09.02.2020 në orën 14:00 në sallën Barock,
Hotel Bären, St. Urbanstrasse 1, 4900 Langenthal, Zvicër
(Me këtë rast përzgjodha një sekuencë nga fjala e Simon Kuzhninit)