Gzim Miftari një biznismen shqiptar në Zvicër tregon sukseset e tij per portalin e Syri.tv.

0
2699

Syri.tv: Kush është Gzim Miftari, na thoni disa fjalë rreth jush.

Gzim Miftari: Gzim Miftari është një mërgimtar nga Kërçova,Republika e Maqedonisë Veriore, kam lindur në Kërçovë dhe deri në moshën 17 vjeçare kamë jetuar, mësuar në vendlindje, pastaj vazhdova jetën dhe punën këtu në Zvicër.

Syri.tv: Si e nisët këtë Biznes?

Gzim Miftari: Në firmën ku punoja me sygjerimin, përkrahjen dhe ndihmën e pronarve të firmës e nisa me vullnet tē madh.

Syri.tv: Që sa vite keni që keni hapur biznesin tuaj ?

Gzim Miftari: Biznesin tim e kam hapur gati 5 vite.

Syri.tv: Si quhet biznesi juajë ?

Gzim Miftari: Biznesi quhet „Limi Paloxen“, montim dhe distribuim i paletave.

Syri.tv: Firma juaj ka pasur rritje në investime, në kapacitet prodhuese. Mund të afroni disa shifra për konkretizim?

Gzim Miftari: Në fillim investimi ka qenë më i vogël por me kalimin e kohës fal klientve prodhimi dhe shifrat janë në rritje.

Syri.tv: Gzimi a mund të na flisni edhe diçka më shumë për punën dhe arritjet tuaja me këtë biznes?

Gzim Miftari: Fillimisht kamë qenë i vetëm,tani i kamë edhe tre punëtor.

Syri.tv: Ju keni edhe një biznese të tjetër. A mund të na tregoni shkurtimisht diçka ?

Gzim Miftari: Biznesi tjetër është garazhë makinash.

Syri.tv: Si quhet garazha juaj, cka afron djali juaj si mekanik ?

Gzim Miftari: E përsërisë quhet „Limi Garage“, pronar është djali im dhe ofron,vullkanizer makinash, servisim etj.

Syri.tv: Si arritët të jeni këtu ku jeni sot, një biznesmen i suksesshm ?

Gzim Miftari: Është biznes i sukseshëm fal klientve të mi të besueshëm, sinqeritetit tim, korrektsisë dhe saktësisë.

Syri.tv: Mund të na flisni për sfidat që keni hasur gjatë punës tuaj dhe si reagoni ndaj konkurrencës nëse keni?

Gzim Miftari: Gjatë punës ballafaqohem me sfida që më bëjnë më syçel dhe i kujdeshëm, kurse konkurenca mê përmirson dhe forcon që të jem sa më i sukseshëm.

Syri.tv : Çfarë e bën biznesin tuaj unik? Gzim Miftari: Unike nê biznesin tim? Mendoj se që kur kam filluar kam qenë mesa di unë shqiptar i vetëm në këtë biznes.

Syri.tv: A mund të na thuash sesa shumë keni fituar deri më tani me anë të biznesit tuaj ?

Gzim Miftari: Fal Zotit dhe klintve të mi, fitimet nuk janë keq për mua familjarisht.

Syri.tv : Sa kohë ju merr puna juaj çdo ditë? Mund të na përshkruani një ditë pune ?

Gzim Miftari: Gati çdo ditë jamë i angazhuar 10-11 orë punë.

Syri.tv: Çfarë do të thotë “sukses” për ju personalisht?

Gzim Miftari: Një ditë pune përshkrim, pra që në mëngjes fillimisht në punëtori me punëtorët e më pas gjithë ditën, çdo çast në shërbim të klientve. Suksesi për mua personalisht? Fal Zotit, familjarisht jemi mirë me shëndet dhe në punë me korrektsi, sinqeritet dhe diciplin jemi në shërbim të klientve, në hapë me tregun e vendit dhe kohën, jemi të kënaqur.

Syri.tv : Keni dhënë ndihmën tuaj nëpërmjet kontributit tuaj në ndonjë organizatë?

Gzim Miftari: Po kam dhënë ndihma në individ, organizata të ndryshme për të promovuar vlerat dhe punën e tyre.

Syri.tv: Ju jeni dhe sponzor i emisionit „BLUE“ në Tv Syri një ndër televizionet më të shikuar dhe të vetmit të lincensuar në Zvicër Sa jeni të knaqur si sponzor, dhe sa ju për krahin mediat në ketë fush?

Gzim Miftari: Po jam sponzor te emisioni Blue, tv Syri dhe jam tepër i kënaqur me përkrahjen nga ana e këtij mediumi, ka qenë mediumi i parë që ka përkrahë biznesin tim si dhe gjithashtu bashkpunimi me mediumet e tjera është në nivel të shkëlqyeshëm

Syri.tv: A keni menduar ndonjëher ta hapni dhe në vendlidjen tuaj, një biznes të till ?

Gzim Miftari: Në vendlindje biznez, temë e dhimbshme por aktuale. Nëse përmirsohet klima dhe kushtet e përgjithshme për investim dhe punë atëhere PO me kënaqësi.

Syri.tv: Dhe në fund për ta mbyllur, çfarë do sugjeroje për lexuesit tanë nëse ata planifikojnë për të filluar një biznes? Cila është gjëja më e rëndësishme ?

Gzim Miftari: Sygjeroi punë të ndershme, lojalitet ndaj klientve, korrektsi, sinqeritet, diciplinë.

Syri.tv: Gzimi edhe njëher faliminderoj që pranuat të bëheni pjesë e portalit ton më të klikuar në Zvicër?

Gzim Miftari: Faleminderimi dhe nderi ishte i imi, që të jem i intervistuar nga portali i juaj. Ju dëshiroj suksese në vazhdimësi dhe mbarësi çdo here!

Intervistoi Arben Mehmeti