BURRAVE TË SOTIT

0
344

Poezi nga: Fatime Kalimashi

Do te thoja  ne recencat per autoren se “eshte premtuese” si potencial poetik cilesor.
Duket sikur autorja e shkrimit , me tezen e saj  „Burrave te sotit” te cilin e shikon te permbushur vetem nga teksti i letersise qellimore” ku autorja i vishet nje qellim / premtim te cilin ajo e shpalos nga teksti ne tekst.
Nuk duket i habitshem konstatimi se poetja me mjeshtri e pershkroi  liriken djaloshare”.

BURRAVE TË SOTIT

Edhe pse i rritur jam
Mend nuk u mbusha kurrë
Thash të martohem
E vetit t’i them njëherë burr

Dhe kur u martova
Në mendje fare nuk ndryshova
Mbeta i papjekur sikur fëmijë
Si një burri të martuar që s’i ka hije

Jeta po kalon
Unë prapë mbeta po ai njeri
U ndala për nje çast thash
Medet për mendtë e mia
Po nuk ndryshova në mendje
Kështu nuk të do as gruaja as fëmija

Fillova të mësoj
Veten duke ndryshuar
Gabimet i pranoja
Të vërtetën për ta kuptuar

Dhe jeta ime vazhdoi çdo ditë duke mësuar
Burrat më të mençur gjithnjë duke i dëgjuar
I kërkova vetes falje për fajet e mia
Kurrë nuk e kuptoja se çka është mirësia

Pas një kohe shumë të gjatë
Mora guxim i thash vetes trim
Veten e ndryshova
Nga pësimet e mia
Shumë gjëra mësova

U bëra prind linda fëmijë
U bëra gjysh më kishte hije
Fjala ime tashmë kishte vlerë
Vetes dhe familjes i bëra shumë nder

Kurrë më nuk mendova sikur atëherë
Nuk doja të dija qoftë dhe një herë

FK
29. 1. 2020