Ndekje si në filma, ky është shqiptari që qëlloi me armë drejt policisë

0
361

Një shqiptar i armatosur qëlloi me armë në drejtim të karabinierëve në një pikë kontrolli në Colonnella, jo shumë larg një qendre tregtare.

Shoferi, hapi dritaren e mjetit dhe qëlloi me dy ose tre të shtëna në drejtim të patrullës. Karabinierët iu përgjigjën zjarrit, dhe më pas u zhvillua ndjekja e gjatë.

Pas një përleshje me armë, burri iku në fshat me një skuter të marrë nga një fermer lokal, dhe më pas ndaloi një shofer duke e kërcënuar me armë.

Ai më pas vodhi Mercedesin e tij dhe u drejtua drejt veriut në zonën e Askolanos. I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën.

Atje përfundoi ndjekja dhe shqiptari u ndal pranë kryeqytetit Piceno, duke pësuar lëndime. Ai është arrestuar në Ascoli këtë pasdite.

Nuk është e qartë për momentin nëse arratisja e tij ishte e lidhur me një vjedhje të kryer në qendrën tregtare në Colonnella mëngjesin e sotëm.

Mediat italiane shkruajnë se makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, është e lidhur me një grabitje më 23 janar.

Po sot në mëngjes, policia arrestoi një grua, bashkëpunëtore e shqiptarit në grabitjen e rreth një jave më parë.

Një tjetër bashkëpunëtor po shqiptar është në kërkim nga policia./panorama