Kameramani i TV Syri HD , Argjend Morina rrefen për jeten dhe sukseset e tij në portalin e Syri.tv

0
767

Syri.tv : Përshëndetje Argjend dhe mirë se erdhe në intervistën e portalit Syri.tv këtu në Zvicër, një ndër portalet më të klikuar në mërgatë?

Argjend Morina : Përshëndetje mirë se ju gjeta .

Syri.tv : Kush është Argjend Morina ?

Argjend Morina: Jam Argjend Morina nga kumune e Rahovecit. Jetoj e punoj qe 7 vite në Zvicër, jam i martuar dhe kam një djal .

Syri.tv : Si lindi idea që ti të jesh kameraman i TV Syri HD ?

Argjend Morina: Po gjatë nje bisedë me Drejtorin e tv Syri, z. Musli Sahiti, ai shprehi si ide që të jem një kameraman i Syri Tv. Më pëlqeu si ide dhe pranova me kënaqësi .

Syri.tv : Cilat janë hapat e para të karrierës tënde si kameraman ?

Argjend Morina: Kamerën e kam pas hobi por hapat e par i kam bër këtu në Syri Tv me emisjon mbrenda në studio por dhe me intervista në ambiente të jashtme .

Syri. tv : Të kujtohet Argjend cila ishte storja apo emisioni i parë që e ke xhiruar në TV Syri HD ?

Argjend Morina: Po, më kujtohet shumë mirë. Ishte emisioni Diaspora Show .

Syri.tv: Çfarë ndenje është tē punosh si kameraman ?

Argjend Morina: Po unë e pëlqej edhe e due këtë profesjon si kameraman edhe e bëj me pasion edhe ndjanjat janë shumë të mira.

Syri.tv: Si është jeta e një kameramanit këtu në Zvicër ?

Argjend Morina: Paj, jeta kameramanit në Zvicër nuk është edhe e keqe. I ka ato baticat edhe zbaticat e veta po mundohem të bëjmë një jetë normale .

Syri.tv: Keni marru pjesë ndonjëher nëpër evenemete të mëdha këtu në mërgatë ?

Argjend Morina: Po, me Syri Tv të bjen me marrë pjesë në shumë evinimente të mëdha të ndryshme, si psh. boksit, fudbollit lloje tjera .


Syri.tv: Si kameraman që jeni keni ra ndonjëher vikitimë e ndonjë storjeje ?

Argjend Morina: Për fat të mir deri tani jo, nuk kam ra viktimë e storjeve të tilla .

Syri.tv: Çfarë raporte keni me stafin e TV Syri HD ?

Argjend Morina: Me stafin e Syri tv kem raporte shumë të mira. Thjesht jemi një familje e bashkur.

Syri.tv: Nëse nuk do të ishit kameraman , çfar do të ishit ?

Argjend Morina: Po, nëse nuk do isha kameraman dot isha moderator, hahaha.

Syri.tv : Ke pas ndonjëher emision apo storje që gjatë ingjizimit ju ka shkuar nerva ?

Argjend Morina: Hmm deri tash vetëm një ka qenë i tillë, në fillim të karierës.


Syri.tv: Cili është pasioni juaj?

Argjend Morina: Pasioni kuzhina ëshë ecja në pyll.

Syri.tv: Si po të trajton jeta në Zvicër si kameraman?

Argjend Morina: Po unë ia kam nis me trajtue jetën si kamera emisionin hahaah.


Syri.tv : Ju kan tradhtuar ndonjëher njerzit më të afer ?

Argjend Morina: Fal zotit deri tash nuk ka ndodh të më tradhtojnë .

Syri.tv: Cila është këshilla që e keni marr nga Drejtori juaj si kameraman?

Argjend Morina: Drejtori na jep shumë këshilla të mira po një po e ceku. Në fillim me pat thënë: me punë edhe purkushtim e arrin¨ atë që e don .

Syri.tv: Çka pret në vitin 2020 një kameraman ju ?

Argjend Morina: Po, në vitin 2020 presim gjëra ma të mira edhe ti realizojmë të gjitha planet që kemi .



Syri.tv: Më kë jeton Argjend Morina ?

Argjend Morina: Jetoj me bashkëshorten dhe me djalin .

Syri.tv: Jeni kameraman i nërvozuar ?

Argjend Morina: Jo edhe shumë ma shumë jam i qetë.

Syri.tv : Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e portalit Syri.tv?

Argjend Morina: Mesazhi per adhurusit e Portalit te Syri Tv është: ta ndjekin sa ma shumë se ktu i gjeni të gjtha lajmet e sakta .


Syri.tv: Falimnderit shumë Argjend që gjete kohë të jesh pjesë e portalit tonë?

Argjend Morina: Falemnderit edhe Syri Tv po ashtu edhe ty Arben per pytjet .

Intervistoi: Arben Mehmeti