SBB NDALON TRENIN QË GRUAJA TË ARRIJ ME KOHË NË PROVIM

0
400

  Studentja e administratës së biznesit Jasmin Steiner është jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë ndaj SBB (Hekurudhave të Zvicrës), për shërbimin special që ofroi. Ajo u fut në trenin e gabuar – por stafi i trenit bëri një ndalesë shtesë në mënyrë që të mund të arrij me kohë provimin e saj përfundimtar.

Trenat në Zvicër se janë shumë të përpiktë. Por, ndodhë nga njëherë që personeli i hekuradheve të ju ofron klientëve që janë në tren të gabuar një shërbim special dhe bën që trenat të ndalen jashtëzakonisht dhe jashtë itinerarit të tyre.

Studentja  administratës së biznesit Jasmin Steiner është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj SBB për shërbimin special që ofroi. Ajo u fut në trenin e gabuar – por stafi i trenit bëri një ndalesë shtesë në mënyrë që të mund të shkonte me kohë në provimin e saj përfundimtar. Ajo gabim kishte hypur në trenin që shkon direkt në Cyrih.

 – „Kur treni kaloi në Olten, unë nuk dija çfarë të bëja,“ -thotë zponja Steiner. Në dëshpërim, ajo iu drejtua përcjellsit të trenit. Kjo menjëherë thirri shoferin e trenit dhe punonjësit e kutisë së sinjalit. Këto vendosën që treni të kishte një ndalesë të jashtëzakonshme në Aarau. Atje ajo zbriti dhe mbërriti në me kohë Olten.

 – Të gjithë punonjësit e SBB vepruan shumë shpejt, – thotë Shtajner. „Nëse ata nuk do të kishin reaguar kaq shpejt, do të më duhej të shkoja për në Cyrih. Atëherë do ta kisha humbur provimin, „- tha Steiner.

Shtajner thotë se ajo nuk priste shumë, nuk priste nga që stafi që do të bënte diçka apo edhe t’a ndihmonte aq shumë.

 – Kjo më bëri shumë të lumtur dhe arrita me kohë në provim dhe e kreva me sukses, – u shpreh ajo.

Arërsyej e madhe  pse unë do të doja ti falënderoja njerëzit e përfshirë në fushatë për këtë shërbim të jashtëzakonshëm, – u shprehë Joël Müller, këshilltare e klientëve në SBB.  Ajo në blogun e sajë „Einfach Retour“ tregon edhe një rast tjetër.  

– Një çift i ri donte të shkonte me pushime, por u fut në tren të gabuar. Kështu që ata nuk do të mund të mbërrinin me kohë në aeroport. Ajo kërkoi një ndalesë shtesë.

 Oli Dischoe, zëdhënëse e mediave për SBB, raporton për një grua që dëshironte të shkonte në Erstfeld në verën 2017. Rastësisht hipi në trenin e gabuar, stafi i trenit bëri që treni të ndalet jashtëzakonisht në Flüelen.

Ndalime të tilla speciale janë përjashtim, thotë Dischoe. „Në raste të tilla, SBB kontrollon nëse një ndalesë e jashtëzakonshme është e mundur. Nëse po, stafi ynë do të ishte i lumtur ta bënte të mundur këtë në raste individuale, „thotë ajo. Ajo shton: „Shpresojmë që studentja ta ketë kaluar me sukses provimin e saj“.

Nexhat Abdiu

24 orë