Bokseri Preshevar Edmond Xhelili flet nga Las Vegasi i Amerikës për portalin Syri.tv

0
861

Syri.tv: Të lutem na jep një biografi të shkurtër për portalin Syri.tv.Kush është Edmondi ?

Edmond Xhelili : Unë jam Edmond Xhelili me origjinë nga Presheva, familja jem vjen nga fshati Stanec. Isha vetem 13-vjeçar kur u shpërngula nga Presheva me familje për në Amerikë me 1999. Jetoj dhe veproj në Amerike na qytetin Las Vegas.

Syri.tv: Kur dole për herë të parë nē Ring ?

Edmond Xhelili : Kam debituar në vitin 2009 në Las Vegas të Amerikës

Syri.tv : Sa ndeshje dhe sa fitore i ke pasur deri më tani ? Po humbje ?

Edmond Xhelili : Si amator dhe profesionist kam pasur gjithsej 8 ndeshje. 6 fitore dhe 2 humbje. Unë kam qenë Kampion i Peshës së Mesme ne “Tuff n Uff”.

Syri.tv : Kush ka qen trajneri i parë që të ka motivu ?

Edmond Xhelili : Traineri ishte Kampioni i njohur i UFC-së, Frank Mir.

Syri.tv : Në cilin vit fitove për herë të par, çfarë ishin emocionet?

Edmond Xhelili: 30 Maj 2009 e kam shënuar fitore në turneun “Tuff n Uff” me ndërprerje në raundin e dytë. Ishte debutimi im dhe ishte ndjenja e mirë, e jashtë zakonshme.

Syri.tv: Në cilën kategori bëni ju gara?

Edmond Xhelili: Në kategorinë e Mesme, Middleweight 84 Kg

Syri.tv: Cili është bokseri yt i preferuar?

Edmond Xhelili: Për Boks është Vasyl Lomachenko i cili aktualisht është një kampion i unifikuar në botë i peshave të lehta. E për MMA është Khabib Nurmagomedov i cili është Kampion në UFC.

Syri.tv: Si kanë qenë stërvitjet e para nga kush i ke marr ?

Edmond Xhelili: Fillova stërvitjet në palestrën Striking Unlimited ku i ishte trainer Frank Mir i cili ishte Kampion ne UFC . Pastaj fillova stërvitjet në palestrën Throwdown ku ishte trainer John Wood.

Syri.tv: Je pensionuar nga luftimet MMA për disa vite, pse ?

Edmond Xhelili: Pësova disa lëndime në shpinë që ma pamundësuan që të paraqitem në ring një kohë të gjatë. Nuk mundesha as të stërvis nga dhimbjet por me një tretman profesional nga doktor me përvojë më kthyen shëndetin. Nga ana tjëtër, kam pasur edhe angazhime familjare pasi u bëra baba duke më dhuruar zoti një vajza dhe një djalë.

Syri.tv: Cilat janë synimet e Edmond Xhelilit në vijim, ndonjë ndeshje tjetër?

Edmomd Xhelili : Deri tani jam në pension nga MMA dhe stërvitem vetëm për të qëndruar në formë.

Syri.tv: Ke menduar një ndeshje tē tillë ta bësh në Kosovë?

Edmond Xhelili : Në vitin 2012 pata një ofertë por fatkeqësisht ajo u anulua për shkak të çështjeve të licencimit nga Organizata

Syri.tv: Si po të trajton jeta në Shtetet e Bashkuar të Amerikēs si MMA Fighter ?

Edmond Xhelili :Jeta si një luftëtar i MMA është e shkëlqyeshme me shumë nder dhe respekt

Syri.tv : Cili ishte nofka që tu dha si luftëtar në MMA?
Edmond Xhelili: “Albanian Assassin”

Syri.tv: 24 orët e Edmond Xhelilit si janë ?

Edmond Xhelili: Unë jam babai i dy fëmijëve të bukur që më mbajnë të okupuar dhe punoj në Industrinë e Kazino Hoteleve si Menaxher i Sigurisë

Syri.tv: Sikur të mos ishe bokser , çfar do të ishe ?

Edmond Xhelili: Besoj se do isha një avokat

Syri.tv : Ke menduar ndonjëher ta braktisësh Shtetet e Bashkuar të Amerikës ?

Edmomd Xhelili: Jo unë jetoj ne Amerike qe 20 vjet dhe jeta është e shkëlqyer këtu.

Syri.tv: Cili është mesazhi yt për adhuruesit e portalit Syri.tv ?

Edmomd Xhelili: Mesazhi im është gjithmonë ndiqni ëndrrat tuaja se jeta është e shkurtër.
Nëse mund ta besoni, mendja mund ta arrijë atë.

Syri.tv : Të faliminderit shume Edmond që gjete kohë të jesh pjesē e portalit Syri.tv?

Edmond Xhelili : Falemderit edhe juve per mbeshtetjen. Ju përshendes me rrespekt.

Nga Arben Mehmeti